Kandidatja e Partisë Socialiste për Qarkun e Korçës, Edlira Bode ka vijuar takimet në çdo derë te lagjeve 7 dhe 8.
Gjatë takimeve me banorët e zonës, Bode ka shpalosur programin qeverisës dhe u njoh nga afër mbi problematikat dhe adresimin e tyre.
Prioritet për Devollin do jenë investimet në bujqësi, përmisimi i infrastukturës dhe nxitjen e punësimit.
Kandidatja ka ftuar të gjithë banorët të votojnë me 25 Qershor nr 2, Partinë Socialiste për më shumë shtet, punë, mirëqenie.