“Për habinë e të gjithëve Basha nuk e ka më këtë shqetësim. Pra, të bësh një pakt, Basha ka një hall dhe të vetëm që të rizgjidhet prapë kryetar i opozitës dhe këtë ndihmë për turp të dynjasë ja kërkon Ramës.
Dhe Rama që i kërkon Bashës që po pata nevojë për ndonjë deputetë diversant që mund të kesh te lista jote, të më kalojë dhe të bëhem unë Kryeministër nesër.”
Kjo është deklarata e fortë që ka bërë ministri i Mjedisit, Lefter Koka duke pasur në fokus kryetarin e opozitës Lulzim Basha.
Sipas kandidatit për deputet në qarkun e Durrësit, lideri i PD-së ndonëse qëndroi 3 muaj në çadër, tashmë nuk e shqetëson më fenomeni i kanabisit.
“Më duket po aq qesharak kryetari opozitës, z.Basha, ku qëndroi për 3 muaj në çadër, ku pati disa arsye objektive për të patur frikë për të shkuar në zgjedhje sepse vendi që mbushur me kanabis,” u shpreh Koka.