Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi ka reaguar lidhur me kërkesën e LSI-së dhe PDIU-së që të kenë numërues shtesë në KQZ.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ai ironizon këto dy parti, ku njërën e cilëson ‘SHKP’ dhe tjetrën “qyp i turshive”.
Bylykbashi thekson se kërkesa e tyre është në kundërshtim me ligjin.
“SHPK dhe qypi i turshive dashkan nga një numërues ne kundërshtim me ligjin. Edhe një e kanë tepër, sepse pazari, tepsia dhe kusia duhet e do te marrin fund me Republikën e Re!”, shkruan Bylykbashi.