Basha feston 43-vjetorin, Rama e surprizon me një dhuratë?

12 Qershor 2017, 16:58Politika TEMA

Sot lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka festuar 43 vjetorin e tij.

Ndërkohë mësohet se në oborrin e selisë së Partisë Demokratike është futur një makinë e dërguar nga Kryeministria.

Newsbomb.al shkruan se Rama ka dërguar në zyrën e Bashës një kuti dhuratë për liderin e demokratëve.

Nga burime pranë zyrës së kryeministrit, newsbomb.al zbulon se brenda saj kishte një shishe vere me porosi të Ramës, posaçërisht për 43-vjetorin e Bashës.

E kujt do t’i kishte shkuar ndërmend se sot, në ditën e lindjes Basha do merrte një dhuratë nga kundërshtari më i madh i tij politik?!

Më pas, Rama e ka uruar Bashën edhe nga një takim elektoral.

Edhe 100! I paç 100 vitet e ardhshme në gjumin më të ëmbël që dëshiron!

Por, sinqerisht, shëndet dhe mbarësi për familjen dhe fëmijët”, ka thënë Rama.

7 komente në “Basha feston 43-vjetorin, Rama e surprizon me një dhuratë?”

  1. andromeda says:

    Dashuri në kohën e kolerës.

    1. enter"" says:

      Dashuri e ofruar nga njerezit e civilizuar.
      Lere koleren, CIVILIZOHU EDHE TI ANDRO MEDA

    2. albaniafirst says:

      Eshte veprim qe tregon per inteligjencen e Rames. Te respektosh kundershtarin eshte shenje kulture.

  2. Toni says:

    Bravo Edi, vetem qytetari rrezaton…keshtu duhet te jete, jo siç jetojme duke urryer njeri tjetrin per shkak te bindjeve politike, sidomos ne kohe fushatash. Per Ramen dhe kontributin e tij per Shqiperine do shkruaje historia , keni per te pare…

    1. Besniku says:

      Dhe une keshtu mendoj Toni.
      Por sidoqofte, qytetaria e Rames nuk besoj se shoqerohet ne te njejten menyre nga Basha.
      Si thote populli, ujku zakonin nuk e harron.

  3. Dash says:

    Nuk eshte maximumi po kane ardhur kohe te keqia,jemi ne prese te briskut, per nja dy me lart qe ju duket civilizim, Basha nuk eshte nje kundeshtar normal politik , mbi te qendrojne akuza shume te renda korrupsioni (rruga e kombit), lidhje te dyshimta me serbet ,tradheti kombetare per shitjen e detit etj etj…zoti na i befte mbare ,dhe shpresoj qe Rama e ka nje aresye te forte…

  4. dule jevgu says:

    Kombi ka nevoje per edukate politike dhe miresjellje nga Politikanet e se nesermes.le ti leme ne Shpelle spiunet e serbise dhe koqelepiresit e greqise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje