Edi Rama duket i vendosur që të mos lejojë më një koalicion paszgjedhor me parti të vogla, që siç thotë ai, kushtëzojnë votat e tyre në parlament me vendet që kërkojnë në administratën shtetërore.
Pas kësaj deklaratë të bërë në komunikimin javor, mesnatën e të dielës Rama ka zhvilluar një video – konferencë me të gjithë drejtuesit e fushatës së socialistëve në qarqet kryesore të Shqipërisë.
Burime të rezervuara thanë për televizionin Klan se në këtë bashkëbisedim, kryeministri ka vendosur disa pika mbi “i” lidhur me fazën finale të fushatës.
Bashkëpunëtorët e tij të ngushtë kanë kërkuar shpjegime mbi deklaratën e bërë në komunikimin javor dhe mësohet se Rama e ka nënvizuar edhe më fort këtë tezë, duke argumentuar se nënshtrimi i mëtejshëm ndaj logjikës së copëtimit të administratës me LSI apo të tjerë, në dëm të projektit të shtetbërjes, për hir të numrave në parlament, është i papranueshëm për të.
Koordinatorët socialistë kanë qenë njëzëri dakort, thonë të njëjtat burime, për faktin që koalicioni me LSI është tanimë kapitull i mbyllur dhe disa prej tyre kanë kërkuar që kjo të thuhet hapur.
Por Rama ka sqaruar se kjo nuk është një luftë politike me partinë e Ilir Metës, apo të Shpëtim Idrizit, po një betejë për jetë a vdekje për të shembur sistemin e copëzimit të administratës.
Në këndvështrimin e Ramës, pastrimi i zyrave të shërbimit për qytetar nga të emëruarit e partive në hipoteka, patenta, inspektorate, është po aq jetik për shkatërrimin e korrupsionit, sa edhe pastrimi i Pallatit të Drejtësisë nga gjykatësit e korruptuar.
Rama mësohet se u ka thënë bashkëpunëtorëve të tij se nuk është problem i socialistëve nëse Ilir Meta apo krerët e tjerë të partive të vogla e marrin këtë si luftë politike, apo personale ndaj tyre, dhe sipas tij, socialistët nuk duhet të bien në batakun e fushatës së tyre të mbushur me mllef e kërcënime, pasi misioni i LSI-së ka mbaruar bashkë me lojën e të tretit të vërtetin.
Burimet thanë për televizionin Klan se ky bashkëbisedim virtual i Ramës ka zgjatur deri në orën 1 pas mesnatës dhe porosia e fundit që ka lënë kryeministri, ka qenë që të flitet hapur me njerëzit e t’u bëhet e qartë se vota për çdo parti të vogël, nuk do të çojë me tek tepsia e pushtetit asnjë nga këto parti.
Me ne fund.Me mire vone se kurre..
Bravo Edi Rama, keshtu duhet, alla Shqiptarçe!
Vetem nese bisedohet hapur me popullin, vetem kur populli te kuptoje se arsyeja kryesore eshte te besh shtet, atehere mund te besosh ne fitore.
Pak me vonese, por Ky vendim do te kuptohet shpejt. Suksese
Populli tanimë është fare i qartë se Banda LSI e sheikut Like Floriri, Hajdutit me Çizme e me Bllok, është KANCERI i Politikës në Shqipëri.
Mire, mire.
Po neni 449 ?
Se vetem ai !
Nje bravo te Madhe , z.Kryeminister !
JA PRA,ELEMENTËT E NJË UDHËHEQËSI VIZIONAR NË NDËRTIMIN E SHTETIT,SI EDHE KARAKTERISTIKAT QË SHPALOS ZOTI KRYEMINISTËR SI BURR SHTETI,QETËSIA,VENDOSMËRIA,QARTËSIA DHE OBJEKTIVI,ME TË CILAT AI NDAN PRAMATIZMIN POLITIK NGA KOLLONAT E SHTET BËRJES.
PARTIA SKRAPARIT, TE VETMEN GJE QE KA BRE KA MBAJTUR PENG QEVERITE DHE PARTITE QE KAN QENE NE POZITE,,,, ME MIR VON SE KURR,,,,VOTONI EDI RAMEN O PUPULL,,,KESHTU DO LIROHEMI NGA FERRA QE QUHET LSI,,,,, SHIKONI SE SI DO NDRYSHOJE SHQIPERIA PA FERREN LSI,,,,
Kjo shenon shembjen e cberjes se Shqiperise nga PD-LSI dhe fillimin e berjes se saje, rrofte vettingu, rrofte ambazadori amerikan, rrofte Vlahutin dhe ambazadori gjerman, poshte ruseria