Skënderbeu zhgënjen në miqësore, Donjet Shkodra debuton me gol

12 Qershor 2017, 21:44Sport TEMA

Skënderbeu është mundur me rezultatin 3-2 në testin e parë miqësor nga modestët sllovenë të Simer Sampion.

Trajneri Daja në ketë sfidë hodhi në fushë nga minuta e parë dy mesfushorët e afruar së fundmi në klub, Bruno Ditën dhe Donjet Shkodrën.

Ky i fundit arriti të gjente dhe rrugën e rrjetës në minutën e 30-të duke i kaluar në epërsi korçarët.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin e barabartë 1-1. Në pjesën e dytë vendasit e Simer Sampion arritën të shënonin edhe 2 gola të tjerë duke e fituar takimin. Golin e dytë për Skënderbeun e shënoi sulmuesi Sebino Plaku në minutën e 65-të.

Formacioni titullar:

Teqja, Mici, Jashanica, Osmani, Vangjeli, Gavazaj, Nimaga, Lilaj, Dita, Muzaka, Shkodra Trajner: I.Daja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje