Portieri italian, Gianluigi Donnarumma është shprehur se dëshira e tij është që të qëndrojë tek Milani dhe tashmë është duke kërkuar të blejë një shtëpi.
E ardhmja e lojtarit nuk ka qenë e sigurt, për shkak të interesimit të shumë skuadrave të mëdha, por tani ai duket i vendosur për të qëndruar në San Siro.
“Të gjithë e dinë se dëshira ime është për të qëndruar në Milan. Jam duke kërkuar për një shtëpi në qytet për familjen time”, tha Donnarumma.
“Unë jam i qetë. Të gjitha palët e përfshira e dinë vendimin tim. Jam shumë mirë me këto ngjyra”.
Donnarumma ka kontratë me Milanin deri në vitin 2018 dhe kjo kishte bërë që skuadrat si Real Madrid, Manchester United dhe PSG të interesohen për të.