Andre Silva është goditja e rrdhës e skuadrës së Milanit.
Kuqezinjtë kanë transferuar në Milano afrimin e katërt për këtë verë, 21 vjeçarin e Portos, , i cili ka mbërritur në Itali dhe gjatë ditës pritet të zyrtarizohet si lojtar i ekipit të Vincenzo Montellas.
Silva, i cili e mbylli sezonin me 21 gola në 44 paraqitje, raportohet se i ka kushtuar Milanit 38 milionë euro.
Një goditje mjaft cilësore për Milanin me afrimin e Andre Silvas që do të firmosë me skuadrën italiane për 5 vitet e ardhshme.
Afrimet e tjera të Milanit në këtë merkato janë Mateo Musacchios, Franck Kessie dhe Ricardo Rodriguezit.