Alban Bushi dhe kapiteni Keidi Bare, dolen ne konference per shtyp, per te folur per siden e neserme qe kuqezinjte do te luajne kunder Estonise ne oren 20:00.
Bushi u shpreh se skuadra eshte e motivuar dhe do te jap maksimumin per te fituar ne kete perballje.
“Fitore te sigurte nuk ka ndaj asnje ekipi, kombetarja U21 ka prurje te reja. Ekipi yne luan mire ne bllok, mbrojtje-sulm. Kemi 80-90 futbolliste qe i mbajme ne vezhgim, pavarësisht qe ne kete ndeshje kemi disa mungesa, jam shume I kenaqur me gjendjen e ekipit. Fitorja kerkon mobilizim dhe perqendrim maksimal. E dime si luan Estonia,dua qe ekipi te japi 200%, asgje nuk eshte e pamundur,per ne eshte objektivi i pare”– perfundoi fjalen e tij Alban Bushi.
Ndersa, Keidi Bare tha se “Estonia eshte ekip i cili ne fazen mbrojtese luan mire, ka lojtare te shpejte dhe teknike. E vendos trajneri kapitenin, eshte nje vendim I tij. Ndeshja me Francen ishte nje test. Synojme qe neser ndeshjen e parë ne grup ta nisim me kembe te mbare”, tha Bare.