Kosova ka pësuar humbjen e pestë rradhazi, duke u mposhtur me rezultatin 4-1 nga Turqia në “Loro Boriçi”.
Të parët në epërsi kaluan miqtë përmes Volkan Sen në minutën e shtatë. Kosova barazoi gjithçka në minutën e 22-të përmes Amir Rrahmanit.
Por pak minuta më vonë, Cengiz Under, shënoi me kokë në minutën e 31-të, duke kaluar sërish Turqinë në epërsi.
Ndërsa në minutën e 61-të, Burak Yilmaz shënoi për rezultatin 1-3, para se Ozan Tufan të shënojë për 4-1 në minutën e 82-të.
Kosova mbeti me një lojtar më pak nga minuta e 84, kur Bernard Berisha u ndëshkua me të dytin të verdhë, duke u detyruar të lëshojë fushën e lojës.
Kjo është humbja e pestë për Kosovën në këto kualifikuese, duke u rendituar të fundit në Grupin I, me vetëm një pikë nga gjashtë ndeshje.