Trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, u shfaq entuziast pas fitores 3-0 ndaj Izraelit.
“Ishte fitorja e skuadrës. Nxorri kualitetet që kishte, ishte ajo skuadër që kemi parë edhe në Europian. Ishte ajo që kisha kërkuar prej kohësh. E pata thënë që pas humbjes me Italinë, që do të fitojmë 3-0. E vërtetë që fitorja është e skuadrës dhe humbja e trajnerit, por kështu është futbollit.
Ajo që përpiqem unë, është të nxjerr më të mirën prej skuadrës dhe kësaj here ia arritëm” – u shpreh për TVSH-në, trajneri De Biasi. Sa i përket rinovimit apo një largimi të mundshëm të tij nga Kombëtarja shqiptare, De Biasi iu përgjigj shkurt: “T’i gëzohemi kësaj fitoreje sonte dhe nesër, pastaj pasnesër flasim e diskutojmë për gjithçka.”
Urime De Biazzit dhe cunave. Shut up mediokerve, ziliqareve dhe dallaveraxhinjve. Trajner si de biazzi skemi per te pas me per 10-15 vjet
Bravo De Biasi! Si ky trainer do te shihet vone ne stolin e kombetares shqipetare