Telekom Albania sjell në Tiranë furnizues për automjetet elektrike

12 Qershor 2017, 16:40Hi-Tech TEMA
Telekom Albania sjell në Tiranë furnizues për automjetet

“Smart City” (Qyteti i Mençur) në ditët e sotme nuk është më një term i pa-dëgjuar për qytetarët e Tiranës. Në këtë kuadër, qyteti i Tiranës tashmë disponon një sistem të ri, që i vjen në ndihmë gjithë banorëve që zotërojnë një automjet elektrik. Që prej ditës së Hënë është vënë në përdorim të qytetarëve, në parkimin nëntokësor të Sheshit “Skënderbej”. Ky sistem i furnizimit me energji elektrike ofrohet nga Telekom Albania dhe shërbimin e furnizimit qytetarët mund ta përfitojnë falas, pa pagesë për energjinë që konsumojnë.

Kontributi i Telekom Albania është një hap përpara drejt modernizimit të qytetit si dhe përmirësimit të cilësisë së ajrit në qytetin e Tiranës. Dhurimi i furnizuesve elektrikë për qytetin e Tiranës është vetëm një nga nismat kombëtare të Telekom Albania, në kuadër të transportit të gjelbër të qytetit.

Si pjesë e gjigantit të telekomunikacionit Deutsche Telekom, kompania Telekom Albania hap rrugën drejt projekteve për zgjidhje të mençura për menaxhimin e qytetit, duke ndjekur praktikat më të mira të vendeve ku grupi Deutsche Telekom operon. Telekom Albania është e angazhuar që të mbështesë projekte dhe nisma që përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve, duke kontribuar kështu në reduktimin e shkaqeve që ndikojnë në ndotjen e ajrit.

5 komente në “Telekom Albania sjell në Tiranë furnizues për automjetet elektrike”

  1. Kozi says:

    Ne fakt mbaruat me telefonine dhe po mendoni per elektrikun e makinave

  2. Landi says:

    Po ca makinash elektrike thoni ju. Ne duam internet se na grite nga leket

  3. Besim says:

    Kur do na jepni ndonje giga falas, ate mendoni ju.

  4. Ylber says:

    Une nuk kam makine. DUhet te mendoni edhe per klientet e T-Mobile. Interneti po me cmend me ate ngadalesi.

  5. CP says:

    Instalimi u realizua nga ekspertet e Communication Progress.
    http://Www.commprog.com

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje