Arjan Çani rrëfen “paqen” me Ramën: Bëri një gjest kalorësiak që erdhi tek unë

13 Qershor 2017, 22:22Sociale TEMA

Gazetari Arian Çani në emisionin “Studio e Hapur” në News 24 ka treguar prapaskenat e intervistës me kryeministrin e vendit Edi Rama.

Duke folur për pjesëmarrjen, Çani tha se nuk e priste që Rama t’i shkonte në studio pas gjithë gjërave që kishte thënë për të, por shtoi se ai ishte komplet i painformuar për pyetjet.

Si pranoi të vinte tek ty?

Strategjistët e tij të huaj dhe të vendit ndoshta, kam përshtypjen se i kanë thënë shko në çdo studio armike. Nuk erdhi tek unë përpara, ka shkuar edhe tek të tjerë, do vinte edhe tek unë…

7 vite janë shumë?

Ka shkuar gjithandej, pse të mos vinte edhe këtu

Ti si e prite?

Kisha 7 vjet pa e takuar, vetëm njëherë i dhashë dorën në një pritje tek Pallati i Brigadave, isha i ftohtë. Mund të kishte vendosur të mos vinte, por e vlerësoj si xhest kalorsiak atë që bëri. Ai nuk dinte asgjë për çfarë do e pyesja.

Përsa i përket intervistës ku Rama i cilësoi të gjithë emrat e njohur të gazetarisë si “kazanë”, Çani ka një tjetër variant.

“Nuk i sulmoi Edi Rama gazetarët. Ai nuk e kishte idenë për çfarë do të flitej. Unë mendova meqë ai shkon në një studio dhe i thotë gazetarit që “ti nuk je kazan, por ata të tjerët” mendova që ta vë përballë të gjithë gazetarëve. Ai u ka thënë të gjithëve “kazan”. Por përderisa i tha edhe Henri Çilit, “kazan” aty u kuptua gjithçka që nuk e ka me personat.

Unë nuk di si e lexoni ju. Për mua e gjitha kjo është dashuri ndaj “kazanit”. Ai vdes për “kazanin” ai nuk rri dot me të. Ai është pjesë e këtij “kazani” – thotë Çani.

“Më mbeti peng që nuk i bëra dot edhe disa pyetje për shkak të kohës. Më erdhi inat që nuk i thashë dot për vendin që është kanalizuar, koncesionet në shëndetësi dhe reformën e dështuar në arsim. U duk sikur unë e pyesja për hallet e mia, por në fakt unë flisja në emër të një grupi njerëzish” – tha Çani.

4 komente në “Arjan Çani rrëfen “paqen” me Ramën: Bëri një gjest kalorësiak që erdhi tek unë”

  1. J says:

    Këtij i duket vetja baraz me Ramën, e sfidoi si të njëjtë.

    Nuk e kupton idioti që kombi ka një tufë budallenjsh që votojnë, dhe Ramës i duhet nganjëherë të shkoj në stallë për të parë se si është gjëja e gjallë.

  2. albani says:

    Dridhe Like, dridhe!
    Por ti nuk ke lene gje pa thene dhe pa shfrytezuar te gjitha rastet qe te jane dhene, qofte tek Zona Jote qofte ne ekrane te tjere.
    Servilizem i kulluar, apo Mbreti Vdiq (Sali Berisha) dhe Rrofte Mbreti (Edi Rama)!

    Nuk ka nevoje per me shume fjale, por vetem mbaj mend naten e fundit kur punoje per Vision + kur deklarove se duhej te largoheshe
    menjehere nga emisioni se njerez (te Edi Rames atehere) kishin kercenuar familjen tende dhe ty vete! Ku jane ato kercenime Z. Cani?
    Si shpetove nga kercenimet, apo duke kaluar nga Visioni+ tek TVKlan. Sigurisht meqe shkove tek Klani i klanit te Salihut ne ate kohe!

  3. vlora.vlora says:

    O Cani mire qe je legen po na dole dhe pede

  4. Pse nxjer kaq palaco ky komb?!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje