Që pas publikimit të listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste në Gjirokastër, Flamur Bime nuk është parë më në asnjë takim elektoral.
Ish-kryebashkiaku që aktualisht mban postin e Prefektit të Gjirokastrës është distancuar nga fushata elektorale, të paktën tek pjesa publike e saj. Pyetja që shtrohet në këtë rast është kjo: Për kë punon Flamur Bime?
Një natë më parë i ftuar në televizionin Alpo, kryesuesi i listës së PS-së, Bledi Çuçi, të njëjtës pyetje iu përgjigj: “Nuk e di, por për PS-në nuk punon”.
Në një situatë kur vetë drejtuesi politik i fushatës së PS-së për qarkun Gjirokastër, pohon se Flamur Bime nuk punon për fitoren e Partisë Socialiste, kjo ngjall dyshime për ndonjë aleancë të mundshme të tij me kandidatë të tjerë.
Disa ditë më parë në nisje të fushatës, Flamur Bime është takuar në një prej lokaleve te Parku i Viroit, me kandidatin e LSI-së, Vangjel Tavo. Nuk dihet çfarë kanë biseduar me njëri-tjetrin. Ndërkohë zëra të shumtë në Gjirokastër thonë se Flamur Bime porosit njerëzit e vet, të votojnë për LSI-në, si “hakmarrje” ndaj Edi Ramës që nuk e përfshiu atë në listën e kandidatëve për deputetë.
Edhe Flamur Golemi gjatë një interviste në televizionin Channel 7 disa ditë më parë, la të kuptohej se Flamur Bime nuk është në anën e PS-së në këtë fushatë.
Deri më tani, përveç mungesës në takimet elektorale, nuk ka asnjë reagim prej ish-kryebashkiakut të Gjirokastrës, qoftë edhe një mesazh mbështetës për PS-në në Facebook.
Ai vazhdon të jetë i qejfmbeturi i madh me PS-në, ndonëse prej saj u kandidua tre herë me radhë për kryebashkiak, si dhe u emërua në postin e Prefektit të Gjirokastrës. /argjirolajm.net
,,,flamur bime ka qene,eshte dhe do te ngordhe me statusin publik te hajvanit.Eshte vetem pergjegjesi e PS-se qe e ka darovitur me ofiqet me te larta ne Gjirokaster.
O torobella te LSI-se, mos ngeleni dhe pa presidence ne Shtator – kapni te kapni nga PS, PD, se pas pilafit ta ze tjetri vendin ?
Vene pas beut te jugut Tavo Hashashit (Bejleret te me falin se ata e kane pasurine me djersen e ballit)
Por nuk shembet pallati nga nje tjegull.
Atehere ky Flamuri duhet qire ?
Duhet qire mosmirenjohesi… ?
Se ne fund te fundit,prefekt bythe po me duket…
FLAMUR BIME ESHTE NJI KARIERIST I NDYRE QE ESHTE MESUAR ME PRIVILEGJE E PUSHTET PA LIMIT.BERI MIRE RAMA QE I HOQI KETA TE PABESE QE VETEM INTERESAT FAMILJARE TE TYRE MENDOJNE.KESHTU E KANE KETO SI SOJE FAMILJE PREJ KOHESH.KOHA PO VETETON E DO TREGOJE SE SA TE LIGJ E PRAPA SHPINE VEPROJNE ETE HANE..IT
Per Lsi voton.I ka ngelur qejfi te shkretit se pa pune gjithe kohes ,i arsimuar ne Londer per shkenca politike,njohes i 7 gjuheve te huaja perfshire ketu dhe persishten,si mund te lihet ky njeri me kete bagazh kaq te madh jashte kuvendit..ky njeri qe vetem vetem hallin e kokes se tij ka, qe ka nje jete qe vetem intriga ne kuriz te ps ka bere.Lereni te zvaritet si qen rrugesh se ky e beri Gjirokastren beton e pallate 10 kateshe te tipit algjerian.Legen komplet !
Je nje kazan plehrash ti Flamur Bime po mos ki merak se ne te semes do perfundosh.