Marrëdhëniet mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste nuk mund të përkufizohen lehtë.
Edhe vetë drejtuesit historik të këtyre dy forcave politike e kanë të vështirë për të dhënë një shpjegim konkret të rrugëtimit të tyre ndër vite.
Analistë të ndryshëm kanë argumentuar në media se mes dy subjekteve ka pasur një histori dashurie të mbushur me përzemërsi dhe urrejtie, intriga dhe pabesi, luftë dhe paqe politike.
Megjithëse këto gjykime duken disi subjektive, retorikat e ashpra ditët e fundit të çojnë drejt një analize më të ftohte të situatës.
Teksa sulemt nga të dyja kampet janë intensifikuar ndjeshëm, kushdo mendon se koalicioni i famshëm i “1 prillit” është në grahmat finale.
Meqënëse politika është konsideruar nga aktorë të ndryshëm si një lojë shahu, duhet thënë se në këtë përplasje PS-LSI pasi u ndeshën të gjithë ushtarët, ka ardhur përballja e parë mës dy figurave kryesore.
Retorikat Rama-Meta
Lideri historik i LSI-së Ilir Meta, pavarsisht se është dorëhequr pasi u zgjodh president i vendit, duket se nuk mund të lëshojë pe kur sheh se partia që ai ka ngritur rrezikon të shkrihet përfundimisht.
I revoltuar nga përbuzja masive që po i bëhet LSI-së, Meta ka bërë publik edhe “asin nën mëngë” për të penguar Partinë Socialiste në rrugën e saj.
Kreu i ri i shtetit ka kërcënuar hapur përmes një deklarate se nuk do të dekretojë qeverinë që do të dalë pas zgjedhjeve të 25 qershorit. Si argument për të mbështetur këtë, ai sjell shantazhimin që mund t’i ushtrohet votuesit gjatë procesit të votimit.
“Paralajmëroj cilindo që mendon se mund të verë dorë mbi votën e shqiptarëve, se nuk do ketë dekret as për kryeministër dhe as për ministër. Kush prek votën të mos shpresojë për dekretë, kush nuk e beson do ta provojë shumë shpejt. Nëse preket vota, nuk do ketë dekret as për kryeministër dhe as ministra”, tha Meta.
Më herët kryeministri i vendit Edi Rama, edhe pse krahasuar me Metën ka qenë disi më i rezervuar, i ka konsideruar partitë e vogla si një pengesë për timonin e reformave duke thënë se interesi i tyre është veç të marrin ndonjë pjesë të pushtetit.
Në këtë drejtim Rama edhe pse jo drejtpërdrejt ka nënkuptuar LSI-në.
Por përmes një mesazhi të publikuar në media ai shfaqet publikisht kundër kësaj të fundit. Kreu i ekzekutivit i ka dërguar një mesazh të gjithë kandidatëve për deputet ku i kërkon që të përqëndrohen tek fushata dhe të mos kenë më asnjë lajm nga LSI-ja.
“Ju lutem nuk duhet të kemi më lajme për LSI-në! E sotmja ishte një ditë per t’u dhënë të gjithëve mesazhin se LSI nuk ka më shanse të bëjë të tretin të vërtetin, në mënyrë që ju të gjithë ta përdorni këtë në fushatën mikro, me organizim kapilar për të kthyer njerëzit që rrinë me LSI për interes jo për bindje! Në makro, pra në komunikimin publik duhet të fokusohemi tek mesazhi ynë dhe për reformën e administratës të themi, ne duam të bëjmë dhe duam të kemi mundësinë të zgjedhim më të mirët! Kaq dhe fokusin tek vetingu, ekonomia, punësimi e me radhë në mesazhin tonë… Forca,” shkruan Rama në mesazhin adresuar kandidatëve.
Por i gjithë ky hakërim midis dy figurave qëndrore të së majtës nuk mund të ketë ardhur pa një reaksion zinxhir ngjarjesh.
Mllefi politik mes tyre u akumulua nga një sërë lëvizjesh politike deri sa “shpërthyeu” plotësisht në të dyja kampet.
Fillimisht ka qenë ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani i cili ka sulmuar qeverinë “Rama” duke thënë se ka kanabizuar vendin.
I pyetur në atë kohë për deklaratat e Manjanit, kreu i LSI-së u distancua duke deklaruar se ato janë qëndrime personale dhe këto akuza nuk vijnë nga forumet drejtuese të LSI-së.
Sulmet dhe kundërsulmet u pasuan nga nën-kryetari Luan Rama dhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri të cilët hodhën akuza të forta drejt njëri-tjetrit.
Ndërkohë një pikë që ndezi më tepër gjakrat ishte marrëveshja Rama-Basha ku LSI ndjeu rrezikun që i kanosej dhe i shpalli zyrarisht luftë frontale Partisë Socialiste.
Tur falenderimesh apo sulmesh?
Pasi presidenti i zgjedhur Ilir Meta u votua nga parlamenti për të qenë në krye të shtetit, deklaroi dorëheqjen nga drejtimi i LSI-së duke thënë se tashmë nuk do të merrte më pjesë në vendimmarrjen e kësaj force politike.
Teksa në media u artikulua se zgjedhja e tij ishte një lëvizje strategjike e Ramës për ta eleminuar politikisht, ai doli sërisht në skenë duke premtuar se do të ndërmerrte një tur falenderimi.
Një formë kjo edhe për të ndihmuar liderin e ri të LSI-së Petrit Vasili.
Por nuk do të shkonte gjatë qetësia e Metës. Pas marrëveshjes Rama-Basha, ai intensifikoi sulmet ndaj tyre duke i konsideruar si pjesë e një çadre oligarkësh.
Në këtë mënyrë, Meta u rikthye në gjendjen e tij të mëparshme, duke lënë pas turin e falenderimeve dhe duke vijuar sulmet dhe kundërsulmet ndaj ish-aleatit të tij Edi Rama.
Zgjedhjet 2009, Meta: Fitojmë 35-40 mandate. (merr veç 4)
Lëvizja Socialiste për Integrim ka ardhur në këtë garë elektorale me synimin për të dalë forcë e parë politike.
Ky synim është bërë një fakt i kryer nga strukturat e LSI-së të cilat garantojnë se pas 25 qershorit në krye të kabinetit qeveritar do të jetë Petrit Vasili.
Por lind pyetja se si LSI do të mund të kapërcejë dy forcat e mëdha dhe do të marrë e vetme frenat e vendit?
Nëse do të bëjmë një kërkim të shkurtër, shohim që këto deklarata nuk janë risi në rradhët e kësaj force politike.
Në zgjedhjet e vitit 2009, LSI kandidonte e vetme në zgjedhje dhe u zotua se do të merrte 35-40 deputetë.
Nga kjo garë elektorale mori vetëm 4 deputetë të cilët ju deshën ish-kryeministrit Sali Berisha për të ndërtuar qeverinë e re.
4 “Pse-të?” pa përgjigje të LSI-së në media
Ajo që vihet re gjatë intervistave që ndërmerren nga drejtuesit e strukturave të LSI-së në media, janë disa pyetje konkrete që i adresohen. Përgjigjet rreth tyre kanë qenë të përcipta pa dhënë argumente bindëse mbi lëvizje të caktuara politike.
Pse LSI zgjodhi të heshtë për vite me rradhë përderisa pretendon se ka parë shkelje flagrante të ligjit dhe abuzime në administratën shtetërore për dy vitet e fundit në qeverinë “Rama”?
Pse LSI nuk i doli në krah ish-ministrit të drejtësisë Ylli Manjani kur ai ndryshe nga strukturat e kësaj force politike foli hapur për kultivimin e kanabisit?
Pse LSI nuk mbajti një qëndrim të vendosur gjatë “krizës politike” por zgjodhi të luante në të dyja kahet politike?
Pse LSI nuk mban asnjë përgjegjësi mbi dështimet që vetë ajo i konstaton se janë bërë gjatë bashkëqeverisjes me Partinë Socialiste?
Fati politik
Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim mund të thuhet se nuk kanë pasur kurrë një marrëdhënie të qëndrueshme pasi vetë kjo e fundit lindi si një forcë për të krijuar një pol tjetër të së majtës në vend.
Si e tillë, kahet shtynë njëra-tjetrën ndër vite për të fituar pozicionin e tyre në politikë.
Nga njëra anë është LSI që është përpjekur të bëhet faktor i qeverisjes së dy partive të mëdha dhe nga ana tjetër është PS që kërkon ta marrë e vetme timonin e drejtimit të vendit pa u ndikuar nga aleatë.
Sidoqoftë pas 25 qershorit, do të shihet më qartë se cila do të jetë forca që do sundojë të majtën shqiptare ku me gjasa njëra prej tyre do të humbasë përfundimisht figurën kryesore në lojën e gjatë të shahut politik Rama-Meta. (A.D-TemA)
ne keto zgjedhje edi rama do marre qeverrine i vetem,kurse likja i leshe lise se interesave do marre buracon e sandojanit dhe i mbetet te perkedhele floririn e tuneleve…
LSI KETE RADHE DUHET TE SHKRIHET
BOLL ME LIKE FLORIRI
QEN I PABES
I harroi Meta talljet qe bente me Edi Ramen.Ai fliste politikisht per vazhdimin e koalicionit dhe nga ana tjter i shkelte syrin Berishes dhe Bashes.Merta ka qene dhe eshte nje hipokrit i pa shoq.Ne koalicion me ps-te e hidhte shurren perpjet ai,duke thene se Ramen e kame nen kembet e mija dhe ai bene si them une.Vertete Rama me sinqeritet e degjone si partener te nje qellimi,por pa te keq,kurse Meta me hile.Tani le ta gjej verin e Monikes dhe te shkoi ne humner,ate qe e ka kerkuar vete.Tartufi.
LSI ja eshte llumi i politikes shqipetare.
Bamir Topi mos gjuaj aq poshte.
Kuptoje eshte e vetmja gje me vend qe po ben edi rama dhe lulezim bahsa qe elektorati qofte i majte qofte i djathte te mos perfundojne ne gojen e peshkaqenit LSI qe per voten dhe teseren e anetaresisse ne lsi u premton vende pune atyre qe anetaresohen dhe kete duke menduar se i ka ne dore qofte ps sne qofte pd ne duke ju marre per rrjedhoje copa te majme te pushtetit.
Ishin dy partite e medha qe i dhane hapesire ketij formacioni LSI te drejtuar nga nje injorant dhe hajdut!
Ore a ka ndonje pergjegjesi ky Likja per vjedhjen e thesarit te shtetit?
Thesari nuk vidhet as ne shtetet qe nuk jane shtete apo jane ne lufte civile.
U grabit ne Shqiperi thesari.
Ish kryeministri qe edhe eshte akuzuar, madje ka edhe pseudonimin Like Floriri nik ka asnje pergjegjesi.
Po e leme bllokun sot se me bllokun 700 000 euro ka kohete merremi.
Ka goje e flet ky, Monika qe nga njera ane thote veshjet i blen ne Itali, Spanje, e gjetke, e nga ana tjeter thote qe skemi leke as per te nderruar lavatricen ne shtepi. Sa i ka kushtuar make-upi i surratit qe sado te beje nuk i ngjit asgje katunares.
Kujt duan tja shesin keta injorante keto?