REPLIKAT/ Rama: Qenka si Wall Street këtu. Po demokratë a ka, se ka ardhur Edi Droga e Saje Qorri? Qytetari: Ikën se erdhe ti...

14 Qershor 2017, 10:26Politika TEMA

Në takimin që ka zhvilluar me disa banorë të Njësisë 5 në Tiranë, kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer disa batuta me administratorin e një pallati, që e kishte pseudonimin “Sadam”.

“Sadami, Noriega dhe Xhorxh Bushi, eh çfarë treshe jemi këtu”, tha Rama duke iu referuar administratorit, vetes me emrin “Noriega” që e quan Berisha, dhe Xhorxh Bushi për Pandeli Majkon.

“Mua s’më shkon lali Edi, por Edvin Droga. Ah Pandi, Pandi ç’të ka gjetur. Je zhytur në narko-socializëm. Je me Edi Drogën dhe Saje Qorrin,” tha Rama.

Duke folur me administratorin e pallatit, Rama mësoi se para pallatit nuk lejoheshin më makinat të hynin.

“Sadami”: Kur nuk hyn makina e kryeministrit, për të tjerat nuk pyes.

Rama: Jo, jo shoferi im nuk i shkel rregullat. Por i paguan gjobat, i mbahen nga rroga.

Rama: Kisha hallin e Pandit se kur ishte ministër i Mbrojtjes shkelte këto semaforët. Për arsye të sigurisë kombëtare.

Rama: A ka shumë votues këtu?

Administratori: Po, ka rreth 900

Rama: Ou? Po qenka si Wall Street këtu. Po demokratë a ka?

Administratori: Demokratët ikën sa e morën vesh që do vish ti.

Rama: Pse nuk e morën vesh ata që jemi bashkë tani.


20170614-095916 by revistaime

4 komente në “REPLIKAT/ Rama: Qenka si Wall Street këtu. Po demokratë a ka, se ka ardhur Edi Droga e Saje Qorri? Qytetari: Ikën se erdhe ti…”

  1. nn says:

    hahahahahahahhahahahahahahhahah………………………….

    hazer xhevap – i themi kesaj

  2. The Punisher says:

    Popull tallava.

    1. Une says:

      E ke fjalen per popullin e Vicidolit apo te Skraparit?

  3. Elton says:

    Kryeminister do zoti e merrni 71 mandate e nuk keni nevoje per kualicion se ndysh nuk I ze bese kerkujt.Per mua me mire te kishit hyre ne zgjedhje pa opoziten .Frika ime eshte qe njeriu qe ju keni bere marreveshjen do humbase thelle dhe do shkarkohet nga kryetar para kualicionit qeveritar e keshtu Berisha lidhet me Meten prap dhe ju ju rorrfte marreveshja. Ai Berisha edhe sikur e tha win win po fitoj mire Basha lidhet me ju po humbi Berisha lidhet me Meten .Qofsha I gabuar .Gjithesi Votoni 2 shin mor qafira vetem 2 shin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje