Vettingu/ Komisioni ad hoc voton anëtarët e Kolegjit të Apelimit, ja 6 emrat e zgjedhur

14 Qershor 2017, 11:56Politika TEMA

Komisioni ad hoc për Vettingun, ka zgjedhur sot gjashtë anëtarët e Kolegjit të Apelimit.

Gjashtë anëtarët e komisionit ad hoc, deputetët Ulsi Manja, Vasilika Hysi, Vangjel Tavo nga maxhoranca dhe Flamur Noka, Eduard Halimi dhe Albana Vokshi zgjodhën me short elektronik gjashtë emrat.

Nga votimi elektronik rezultuan fitues Ardjan Hajdari, Natasha Mulaj, Sokol Çomo, Ina Rama, Luan Daçi dhe Albana Shtylla.

Emrat e gjashtë anëtarëve të Kolegjit të Apelimit:

Ardjan Hajdari

Natashs Mulalj

Sokol Çomo

Ina Rama

Luan Daçi

Albana Shtylla

Anëtari i shtatë i Kolegjit të Apelimit:

Rezarta Schutz

5 komente në “Vettingu/ Komisioni ad hoc voton anëtarët e Kolegjit të Apelimit, ja 6 emrat e zgjedhur”

  1. Agim H says:

    I nderuar Z.Baze të nderuar lexues të Temës Po si ka mundësi që zgjidhet një njeri si Luan Daci ,një kursant i plepave ,kamikaz i Berishës ,bashkëpuntor i Gazidedës organizator dhe finalizuar i sulmit qe ju be kryeministrisë më shtator 1998 i verifikuar më pamje dhe nga shtypi juaj zoti Bazë në momentin duke i vënë zjarrin kryeministrisë ,kjo gjë e verifikuar më pamje nga arkiva juaj,hyri në grevë pasi u hoq si gjyqtar i plepave,ky vend e ka kujtesën e shkurtër.

  2. bond says:

    Asnje kandidat me edukim dhe eksperience perendimore! Ku shkoj thirja e ambasadorit amerikan ndaj atyre qe kane studiuar dhe punuar ne perendim? Jam kurioz te dije se cfare mendon av, Ngjela! Kjo liste eshte nje riciklim i paster. Zhgenjyese!

  3. DETARI Atllantidhes? says:

    Ja vlen vetem per sinjorinen – katani ,Ina Rama ,te tjeret nuk e kam idene !

  4. Tiran says:

    Ta gezoni vetingun e bashes.metes.rames!

  5. Gjergji says:

    E cu c’nderuan fare edhe keto nderkombetaret. Por cfare reforme ne drejtesi eshte kjo? Tek lista kemi tre PD’ista dhe 3 PS’ista. Dmth qe reforma ishte nje farse dhe ne do kemi prape te njejten drejtesi qe kemi pasur deri me sot te caktuar po nga PS dhe nga PD.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje