Lideri i Partisë Socialiste Edi Rama është përballur me një incident të vogël gjatë takimit elektoral me qytetarët e Dibrës.
Teksa po ngjitej në skenë për të marrë fjalën, Rama ka vënë re që një flamur kuqezi kishte rënë në tokë.
Menjëherë, i indinjuar nga ajo që pa, shefi i qeverisë ju drejtua një qytetari që ishte pranë: ‘Ngrije flamurin se nuk është shkop, është flamuri kuqezi.”