Gjiknuri: Qeveria socialiste i ka dhënë provat, e vetme do të mbajë më shumë përgjegjësi

15 Qershor 2017, 16:23Politika TEMA

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri zhvilloi një takime me banorët e fshatrave Vranisht, Tërbaç dhe Bolenë ku prezantoi edhe kandidatin për deputet Vullnet Sinaj.

Gjiknuri u ndal sërish tek vepra më e rëndësishme e investimit që prek këto zona, e që ka të bëjë me Rrugën e Lumit të Vlorës.

 

Ai pranoi se fshatrat ende kanë probleme të shumta por vetëm qeveria e Partisë Socialiste që po jep prova se di të punojë, mund të zgjidhë ato.

“Fshati ka shumë probleme por problemet zgjidhen një e nga një. Ne e kemi filluar nga të mëdhatë, nga ato që sjellin zhvillim për të gjithë zonën. Ne kemi qeverinë që ka dhënë prova që ka bërë gjëra dhe që thotë se nuk i kam bërë të gjitha. Kjo qeveri merr angazhim dhe mbi të gjitha kemi edhe Kryeministrin që është i lidhur me këtë qark. Po e them shumë drejtpërdrejtë, qeveria e vetme socialiste do të mbajë më shumë përgjegjësi. Do të ketë më shumë investime për zonën”, theksoi Gjiknuri.

Kandidati për deputet Vullnet Sinaj tha se programi i Partisë Socialiste është shumë i gjerë dhe ofron perspektivën për zhvillimin e këtyre zonave.

PS në programin e saj bën vepra që i shërbejnë të gjithë krahinës dhe zonës, nuk premton vende pune për një person apo një tjetër. Normalisht, do të zgjidhi problemet e fshatit dhe të zonës por jo të mbajë me hatër njërin apo afër tjetrin dhe të largojë gjithë të tjerët. Partia Socialiste është një parti për të gjithë shqiptarët dhe një parti që ka treguar se me drejtimin e saj, me qeverinë e saj i ka shërbyer të gjithë njerëzve dhe elektoratit”, u shpreh Sinaj. Më tej, ai u ndal tek investimi për Rrugën e Lumit të Vlorës dhe domethënien e kësaj vepre publike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje