Marrëdhëniet PD-LSI, kalimi i ylberit dhe shkesi Berisha

15 Qershor 2017, 19:39Politika TEMA

Lëvizja Socialiste për Integrim u shfaq për herë të parë në skenën politike shqiptare si pasojë e një histerie që kishte përfshirë kampet PS-PD nje vit para zgjedhjeve të vitit 2005.

Që në nisje, brenda opinionit publik u argumentua se ky subjekt po hynte në arenën e politikës me synimin që të bëhej faktor qeverisës për partitë e vjetra.

Edhe pse një forcë e spektrit të majtë, LSI që prej nisjes së aktivitetit të saj, ka pasur një flirt më të gjatë politik me Partinë Demokratike krahasuar me atë Socialiste.

Konkretisht, e gjithë pranuar tashme kjo marrëdhënie mund të quhet më saktë Berisha-Meta se sa PD-LSI.

Pikërisht, ne do të fokusohemi në raportin e këtyre dy subjekteve ndër vite, ku cikli i bashkëpunimit ka kaluar disa sfida zgjedhore si provë për dashurinë dhe tradhëtinë politike që vijojmë ta kemi prezentë akoma.

2005, Berisha vjen Nano ikën

Një vit përpara garës elektorale të vitit 2005, Ilir Meta i zemëruar me Nanon i cili gjithnjë e më tepër po e zhvendoste në hije brenda PS-së, deklaroi ndarjen përfundimtare nga kjo forcë politike.

Kjo lëvizje e Metës, ndikoi në humbjen e PS-së duke i dhënë Berishës një shans për të qeverisur vendin.

Përçarja e të majtës favorizoi dukshëm Partinë Demokratike e cila kërkonte me ngulm pushtetin duke detyruar Nanon të dorëhiqej.

Referuar analizave të kohës në shtyp, këtu duket se pati zanafillën marrëdhënia Meta-Berisha, ku ky i fundit kishte detyrime për opozitarizmin një vjeçar të liderit të LSI-së.

Kjo ngjarje u komentua si një divorc përfundimtar politik mes PS-së dhe LSI-së pa ditur se ardhmja do të kishte rezervuar krejt të kundërtën.

Pasi Sali Berisha arriti të siguronte numrin e duhur të deputetëve për të qeverisur, nuk pati nevojë për një bashkëpunim me LSI-në.

Mungesa e një oferte për bashkëqeverisje me PD-në dhe garancia e dobët për sukses në zgjedhjet e vitit 2007, e detyruan Ilir Metën që ta orientonte partinë e tij në bazë.

Ndryshimi i kodit zgjedhor, do ta bënte Metën të ndjehej i tradhtuar nga forcat politike duke tentuar sërish që të shkojë i vetëm në zgjedhjet e vitit 2009.

2009, Meta kalon ylberin

Lëvizja Socialiste për Integrim pothuajse gjatë të gjithë fushatave elektorale, e bën fakt të kryer suksesin për të dalë forcë e parë politike.

Kjo gjë është vënë në dukje edhe gjatë zgjedhjeve të vitit 2009 ku kreu i LSI-së u zotua se do të merrte 35-40 deputetë edhe pse do të shkonte i vetëm në zgjedhje.

Sidoqoftë, diferenca e ngushtë e rezultateve mes PD-së dhe PS-së në zgjedhjet e vitit 2009, do ta shndërronin LSI-në në një faktor për të qeverisur vendin për katër vitet e ardhshme.

Në këtë moment, Meta oksigjenon partinë e tij duke harruar të gjitha sulmet e ashpra që kishte shkëmbyer me aleatin e tij të ri Sali Berisha.

I lodhur nga opozitarizmi 5 vjeçar, Meta dakortësohet me Berishën për të qeverisur vendin dhe sigurohet që ta shtrydhte mirë politikisht këtë mundësi.

Katër mandatet e fituara në zgjedhje do të shfrytëzoheshin në mënyrë që të rritej fusha e veprimit politik të LSI-së.

Por ky bashkëpunim do të shoqërohej me një sërë ngjarjesh në jetën politike të vendit.

Skandali “Meta-Prifti”, ku aleati i Berishës dhe ministri i tij Dritan Prifti shfaqeshin duke diskutuar mbi një aferë korruptive, do të pasohej nga një sërë ngjarjesh zinxhir.

Berisha, i gjendur nën frikë për humbjen e pushtetit pas këtij skandali, zgjodhi të dalë në krah të Metës për të shmangur zgjedhjet e parakohshme.

Edhe pse video e bërë publike u konsiderua si një manipulim përmes montazhit dhe organet e drejtësisë pushuan hetimet, sulmet e opozitës së asaj kohe nuk u ndalën.

Meta tashmë ccfarë do gjëje që të ndodhte, ishte në besë të Berishës dhe Partisë Demokratike.

Besnikëria e Metës ndaj Berishës që po e mbante në pushtet “skadoi” më një prill 2013 kur kreu i LSI-së në atë kohë kaloi sërish ylberin e politikës për t’ju bashkuar Partisë Socialiste.

2013, nofka Ilir Floriri

Partia Socialiste dhe ajo e Lëvizjes Socialiste për Integrim, pasi fituan bindshëm me mbi 1 milion vota ne zgjedhjet e vitit 2013, nisën bashkëpunimin e tyre duke u vetëquajtur koalicioni i 1 milionë shuplakave.

Por Partia Demokratike nuk do ta kapërdinte lehtë “tradhtinë” e Ilir Metës mi cili i braktisi duke bashkuar votat me kundërshtaren e saj.

Kjo gjë e shtyu edhe ish-kryeministrin Sali Berisha ta sulmonte fillimisht fort LSI-në dhe Ilir Metën.

Nga foltoria e Kuvendit, Berisha risolli edhe njëherë në vëmendje nofkën “Ilir Floriri”.

Megjithatë, Meta nuk harroi të zbatojë me rigorozitet parimin e tij “me qetësi dhe dashuri” apo “kur them po, është po dhe kur them jo është jo!” si edhe me tolerancën për Sali Berishën.

Pas marrëveshjes

Marrëveshja e 17 majit e nënshkruar mes kryeministrit Edi Rama dhe liderit të opozitës Lulzim Basha, nuk është pritur mirë nga krerët e partive të vogla.

Të ndjerë në frikë për ekzistencën e tyre, ato menjëherë pasi mësuan klauzolat e marrëveshjes, intensifikuan tonet drejt forcave të mëdha duke e emëruar edhe me emrin “Marrëveshja e natës”.

LSI, përpos sulmeve frontale drejt aleatit në qeverisje, shpërtheu në akuza edhe ndaj Partisë Demokratike. Thënë më saktë, sulme dhe kundërsulme ndaj të gjithë selisë blu, përveç ish-kryeministrit Berisha.

“…për të sqaruar se kush është SHPK, LSI-ja apo PD-ja e z. Basha. Natyrisht që janë edhe shumë personalitete të PD-së që kanë dhënë vlerësimin e tyre se ç’lloj shpk-je është ajo e z. Basha. Mendoj që lista e tregon më së qarti se ç’lloj shpk-je është ajo. LSI-ja nuk vendos kandidatë me lekë. Njerëz pa kontribute, njerëz që s’i njeh partia. Kush i njeh këta?”akuzon Meta.

Ndërkohë Basha, pasi shpëtoi nga “kurthi” i çadrës që u përfol se u ngrit prej Metës, nuk kuresu asnjë akuzë ndaj LSI-së.

“Tregtarit të Venedikut i them ta marrë me qetësi dhe dashuri faktin që që SHKP e tij do të 
shkojë drejt falimentimit tolat më 25 qershor, skllavërimi i votuesve merr fund. Pazaret politike marrin fund në 25 qershor, opozita e bashkuar dhe PD me votën e qytetarëve do te qeverisin republikën e re”, tha Basha.

Sidoqoftë, gara e 25 qershorit do të jetë një provë e madhe për marrëdhënien mes këtyre dy forcave politike të cilat tashmë kanë veç një fije që i mban të lidhura: Raporti Meta-Berisha. (A.D-TemA)

4 komente në “Marrëdhëniet PD-LSI, kalimi i ylberit dhe shkesi Berisha”

  1. Peco says:

    Endrra e perjetshme e Berishes ka qene nje PS e udhehequr nga Ilir Meta. Ai beri “pishtar te demokracise” Meten dhe Majkon me qellimin e vetem per ti pergatitur per te marre PS. Ai e ka patur mission qe te dy forcat politike, PD, PS te udhehiqeshin nga bije te anetareve te PPSH. Ai perdori per aq sa I duhej te perndjekurit politike dhe me pas I largoi ata brutalisht nga drejtimi ne cdo qelize te jetes shoqerore. Edi Rama fillimisht u muar me indiference dhe perbuzje nga Berisha, I bindur se ai shpejt do largohej nga drejtimi I PS,cfare nuk tha per ta denigruar, por I hasi sharra ne gozhde. Ai kurre nuk e kishte menduar qe nje antikomunist I vendosur si Edi Rama do te merrte ne dore te majten dhe do e nxirrte ne shesh mashtrimin qe Berisha bente me PD si force antikomuniste.
    Sot populli duhet te votoj per Edi Ramen si perfaqesuesi me ne ze I atyre forcave qe vertete e duan Shqiperine ne Europe. Une jam ish I perndjekur politike, anetar I PD, por kete radhe nuk do votoj per PD, por per Edi Ramen, si nje ndihme ndaj tij per ta shembur kete kalbesire komuniste qe sundon ne PD dhe LSI.

  2. spartaku says:

    Qe te shpetoi populli shqiptar nga hienat dhe ujqerit e pd-ke,duhet te votoi Ps-te dhe Edi Ramen.Vetem ps-te dhe Edi Rama mund t’a nxierin kete vend nga balta ku e ka zhytur Saliu me Bashen.Opozita,qe drejtohet nga Berisha dhe Basha,bene thirje per lufte. “Lufte doni,lufte do kini.Kjo eshte nje thirrje rrugaçesh,terroriste,per te cilen populli kurere nuk e do.Ai kerkon paqe,stabilizim,pune mirqenje dhe shtet.Prandaj keto i bene vetem Edi Rama me ps-te.Prandaj votat t’i jepen ps-te.Edi Rames.

  3. Besniku says:

    Jam plotesisht dakort me Peco, me te vetmen kundershti, Klani Berisha eshte plotesisht anti-komunist, dhe per me teper anti shqiptari moster, qe radhitet ne krah te Esad Pashe Toptanit.
    Dhe diçka tjeter, te qenurit antikomunist i Rames, e ben ate kontradiktor ne zbatimin e Programit te te riberit shtet.
    Komunistet kishin patjeter gabime, bile dhe faje, por Shqiperine e donin dhe e duan, dhe e bene.
    Sikur antikomunistet te jene te zote te bejne shtet si ata,
    Pra ta duan Shqiperine si ata, une ish antari i PP do t’i ndjek ne reformat e tyre.

  4. Miu i arave says:

    Më këllira, më mafiozi, më hajduti i politikës shqiptare, është Ilir Meta… Në “Makiavel”, një “Yago”, një “Uriah Hip”, i pakrahasueshëm dhe me persanazhet përfekte të Dikens-it… ! Siç ka surratin, ka edhe shpirtin, duke vërtetuar plotësisht teorinë frojdiane…! N.q.se dhe kësaj rradhe votuesit shqiptarë, nuk do t’i japin “munxën” e duhur, atëhere jemi vërtet për të qarë hallin…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje