Gjermani i PD-së, kancelari Bismark dhe shakatë e Bashës!

16 Qershor 2017, 09:28Politika TEMA

Nga Shpëtim Nazarko

Më 1882, në një ekspozitë botërore në Filadelfia, ministri i atëhershëm i industrisë gjermane dha një konferencë fill pas së cilës u turpërua aq shumë nga shtypi ndërkombëtar, sa u detyrua të jepte menjëherë dorëheqjen. Fjalia e rëndë që tha ishte në thelb për mallin gjerman që ishte vendosur në ekspozitë dhe ishte kjo:

Deviza jonë është: Kemi mall të lirë, por të dobët!

Ministri kishte të drejtë. Gjermania e copëzuar në 40 shtete, fillimisht si ato 400 komunat tona, lëngonte nën një sistem që nuk i lejonte akoma të ndërtonte atë industrinë e madhe, që sot e bën eksportuesen më të madhe në botë, e të cilën edhe Trampi ia ka zili dhe shfryn sa herë i jepet rasti.

Po kjo ishte fundi i një periudhe të hidhur. Reformat e mëdha të Kancelarit Bismark bënë që Gjermania në krye të njëzet vjetëve të kishte arsimin më profesional të botës, e cila e lejoi atë të ngrihej në krye të të gjithëve.

Hajnrih Hajne, apo një nga poetët po legjendarë të Gjermanisë, e përkufizon kështu këtë periudhë: Ndryshe nga francezët, që filozofët i mbyllnin në Bastijë dhe veprat e tyre i digjnin nëpër sheshe, Gjermania e shpalli Hegelin edukatorin e madh të shtetit dhe librat e tij jepeshin me detyrim në shkollë.

Po pse i duhet ky arsim profesional Gjermanisë? Kishte dhe një arsye tjetër më të qenësishme. Ky vend i madh në zemër të Evropës ishte shumë i varfër në lëndë të para. Në të vetmin që mund të pretendonte atë të qymyrit, duhej t’i hynte luftës me Francën për t’ia rrëmbyer.

Gjermanët ngritën industrinë e tyre mekanike dhe kimike me gjithë mungesën e lëndëve të para, por këto industri i ngritën në lartësinë që përmendëm nëpërmjet arsimit profesional.

Deviza e ministrit të atëhershëm gjerman u përkthye nga gjeniu Bismark në fjalinë fituese: Ne jemi të varfër në lëndë të para dhe nuk mund t’i kemi ato, por nëpërmjet një arsimi të klasit të parë profesional do të jemi të parët. Dhe Bismarku e përgatiti  vërtet Gjermaninë në thuajse njëzet vite të ekzistencës së tij në pushtet, për të qenë në krye të Evropës dhe Botës. E tillë është ajo dhe tani.

Nuk është e vështirë që në themelin e strategjisë kombëtare gjermane qëndron pikërisht kjo politikë e Bismarkut legjendar.

Gjermanët shfrytëzuan shkëlqyeshëm edhe pozicionin e tyre gjeografik, qenien në zemër të Evropës. Një pozicion ky që e preokuponte dhe u pa si një shqetësim- amanet-para dy vjetësh nga kancelari më i dashur i gjermanëve, Shmidt. Pozicion që do t’i vërë herët ose vonë të tjerët në zili për të…

Kemi në atë që treguam më sipër një kombinacion të përsosur të asaj që thekson mënyrën e ndërtimit të strategjisë kombëtare e cila ka në bazë pozicionin gjeografik dhe resurset që kanë lënë të parët. Ajo shoqërohet gjithnjë me një arsim profesional, ku degët më të rëndësishme lidhen pikërisht me këto elemente që përbëjnë strategjinë kombëtare. Është realisht shkaku që gjermanët janë thuajse të barabartë me Japoninë që shfrytëzon elementin “kohë” duke iu referuar elektronikës, çka i lejon industrisë saj të trasformohet menjëherë ndaj revolucionit teknik i çfarëdo shkalle qoftë ai.  Ndërsa Gjermania shfrytëzon, me gjithë mungesën e lëndëve të para apo ndryshe masës, atë që quhet “hapësirë”, apo ndryshe, largësi nga tregu.

Kohë më parë, i gjendur në një darkë me Berishën dhe disa analistë, i thashë se vështirësitë tona lidhen thjesht së pari me mungesën e strategjisë kombëtare. Të kam dëgjuar shpesh që flet kështu – më tha. Ne kemi strategji kombëtare, bile shumë të tilla e bile në çdo sektor…

Besoj gabon, doktor- iu përgjigja. Strategjia kombëtare është një. Ndoshta përbëhet nga tri apo katër fjali. Formulohet nga një tip alla Bismark, të cilit përpiqesh t’i ngjash zotrote. Kjo strategji kombëtare, pasi bëhet e tillë, kyçet në sirtar dhe pasardhësit e ndjekin me rigorizitetin më të madh.

Kur para disa ditësh po shihja në krah të Bashës një nip a stërnip të racës së Bismarkut,  që fliste për taksa e pastaj për përgatitje të programit të PD-së me Partinë e Merkelit, nuk ia dhashë gazit, por u trishtova. Në një pamje të keqe, gjermani m’u duk si nga ata përfaqësuesit gënjeshtarë të Papës dikur, që shisnin indulgjencat e famshme me qëllimin për t’u falur mëkatet besimtarëve.

Natyrisht që gjermani më i aftë nga unë e shumë të tjerë, është brenda zanatit të tij.

Ndoshta nuk e di fare se çfarë takse do të vërë Basha. Nëse fiton, thotë se do vërë një taksë të sheshtë 9 për qind dhe me siguri nënkupton se këtë ia kanë servirur gjermanët…

Me sa di unë, gjermanët kanë në përgjithësi taksat që kanë të majtët këtu tek ne. Po duke thënë këtë, nuk do të thotë se kemi kopjuar gjermanët. Sepse ata kanë edhe një nga administratat më efiçente në botë, ndërsa në një vend që nuk dimë tamam-tamam sa banorë kemi. Taksa e sheshtë 9 apo 10 për qind me idenë e afrimit të bizneseve tona apo të huaja, nuk ka asnjë vlerë në Shqipëri, nëse nuk plotëson ca kushte të tjera. Që janë fuqia e ligjit, prona private e tokës, energjia, uji dhe në fund ai arsimi i klasit të parë profesional, që gjermanët e kanë akoma më të mirin, ndoshta në botë. E po të mos plotësosh këto kushte, edhe zero ta bësh taksën, apo bile t’u japësh edhe para të huajve, ata nuk vijnë të investojnë. Gjermani Gensher thoshte dikur se biznesmeni është si ai dreri në pyll, që sapo ndien një fëshfëritje gjetheje, ia mbath vrapit me sa fuqi ka…

Nuk kam aq mend sa t’ia jap ato gjermanit që t’ia futë në vesh Bashës, por më kujtohet mirë kohë më parë një fjalim i shkëlqyer i Roman Hercogut, ish-president i Gjermanisë që la shumë gjurmë në publik për kohë të tëra.

Me një rol modest si ai në Republikën tonë, ai u tha gjermanëve se një rrezik i madh u kanosej. Ishin larguar më shumë sesa duhej nga tradita që kishin lënë të parët dhe këtë do ta paguanin…

Ndoshta, po të kisha mundësi, do t’i thoja referentit gjerman se po e vërtitnin këtu si ariu me zinxhir lidhur, që t’u thoshte fshatarëve të këtij vendi se kishte prurë paketën shpëtuese. PD e ka traditë këtë lloj shakaje, që nga krijimi i saj. Të gjithë e mbajnë mend Pashkon dikur, që vinte vërdallë dhe fliste për një “çek të bardhë” që nuk dihet nga e kishte gjetur, apo se nga ia kishin falur.

Po t’i lëmë shakatë. Basha, që para disa ditëve, u mburr se kish bërë “Rrugën e Kombit” shumë më shpejt se Rama  Lungomaren e Vlorës, mund të thoshte se ndoshta me të kishte bërë dhe gabimin e madh të jetës së tij. Dhe ndoshta jo, sepse e la si një varr gjysmë të hapur me atë cilësi të lemerishme ndërtimi, apo ura që mungojnë gjithandej. Po thjesht se kjo rrugë, nëse do t’i shërbente asaj që quhet strategji kombëtare, do të kërkonte korsinë e hekurudhës; çka do të lëvizte ato mineralet tona që i kemi me shumicë, ndryshe nga Gjermania, me tren. Dhe mund të merrte nga Kosova ndoshta qymyr apo njerëz që shkojnë në plazhet tona, apo mallra bujqësore.

Gjermani, nëse vërtet do të kishte ardhur me plan dhe ca më shumë, nëse do të vinte prej partisë së Merkelit, duhej t’i thoshin apo të kuptonte se këtu nuk është histori taksash. Është thjesht mungesë e një strategjie kombëtare dhe ca më shumë e arsimit profesional.

Të tjerat, ndoshta mund t’i kemi më me bollëk se edhe vetë Gjermania, por nuk e shfrytëzojmë dot. Sepse arsimin profesional Basha e partia e tij më së shumti e zëvëndësuan me universitete fantazma, që prodhuan më shumë juristë se vetë Gjermania. Po mund t’i tregonte gjermanit edhe një kuriozitet që në vend të tij po ia tregoj lexuesit…

Në vitet ’94 a ’95, më ka rastisur të shoh dosjen përgatitur për vizitën e presidentit Berisha në Gjermani. Pashë në të një kuriozitet të habitshëm. Në 1929, Mbreti Zog i kishte bërë një kërkesë të çuditshme Gjermanisë. I kërkonte ndihmë për të furnizuar me ujë Kavajën. 65 vjet më vonë, Berisha i kërkonte gjermanëve të njëjtën ndihmë. Përsëri donte ujë për Kavajën.

A ka vlerë t’i biem kaq shumë në qafë gjermanit? Besoj jo. Po që të mësojmë realisht prej tyre, besoj se po.(Konica.al)

Gjermani i PD-së, Kancelari Bismark dhe shakatë e Bashës!

11 komente në “Gjermani i PD-së, kancelari Bismark dhe shakatë e Bashës!”

  1. Futja kot says:

    Germania ne 1882 kishte mbi 11 vjet e bashkuar. Rihidhi nje sy historise se Gjermanise dhe saktesise se anekdotave qe permend. Strategjia e Bismarkut pastaj çoi ne lindjen e konfliktit te pare boteror.

  2. Mika says:

    Aq shume ke thene me kete shkrim saaaaa! te shkakton dhimbje.
    Po sa e lexojne?
    Po tifozat e verber kuptojne ? etj. etj.

  3. spartaku says:

    Bravo zoti Nazarko! Nje shkrim shume i mire dhe me kuptim.Kush do qe t’a kuptoi,le ta kuptoi,kushe do qe nuk e do te kuptoi permbajtjen e ketij shkrimi,le t’a rilexoi.Pershendetje.Respekt.

  4. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Sot thuhet,nuk kemi lende te pare (hekur) por prodhojme MERCEDES- BENZ !

  5. Desari says:

    Respekte Nazarko.
    Po, po. Ky vend ka nevoje per te ecur mbi strategji te qendrueshme zhvillimi. Ketu dhe planet urbanistike, behen plane urbanistike politike (interesash). Ne shofim perdite ç’behte me invsetime. Behen me pare rruge dhe pastaj mbas pak kohesh, hapen kanale e futen tuba ujrash, te zeza e te bardha, linja elektrike telefonike interenete, etj shpesh me fonde te shtetit ose dhe private e pa leje. Kush i paguan keto deme? Italia, Gjermania, Franca , Anglia etj kane shekuj qe punohet e ndertohet dhe perseri kane nevoje per fuqi puntore dhe atje shkojne e punojne dhe shume shqiptare. Si eshte e mundur qe ky vend ka “teperi” fuqie punetore , ketu nuk ka pune ? !!! Shqiperia vendi yne me gjithe keto pasuri natyrore, mbi e nenetokesore, ende vendi me i varfer ne Europe !!!

  6. Bogonica says:

    Kam arsye qe i kam qendruar larg Nazarkos se madh,kur i vogli ka qene nxenes i shkelqyer,nderkaq i madhi shahist i shkelqyer,une per vete nuk e njoh lojen e shahut,kjo eshte arsyeja.Mirpo keto kohet e fundit,vjen ky djale e piqet ne ide e aq me teper nxjerr ne treg nje te vertete te madhe te strategjise kombetrare qe ka ndjekur Gjermania.Eshte bindes Nazarko i madh ne kete analize,ka kohe qe i meshon idese se strategjise,por dua t’i kujtoj se strategjite i bejne burrat e medhenj.A ka burra Shqiperia?Burrat e medhenj dalin nga popuj te “medhenj”.A jemi ne popull i “madh”?Une pergjigjen e kesaj pyetje e kam shume frike.Faleminderit Nazarko.

  7. Artan Sejko says:

    Dmth kemi njerez me vizion por qe nuk mund te marrin vendime. Keshillat ne vendin tone I hedhin ne kosh.
    A behen transplante ideshe ne Shqiperi?

  8. Ervini says:

    Ka te drejte ai “i gjati” qe te thote “bohem”. Je shume i sakte per te gjitha sa shkruan dhe mos degjo ca si ky debili @futja kot qe ka humbur gjithe thelbin e shkrimit. Je i vetmi qe shkruan pa asnje lloj tifozlliku prej katundaresh qe karakerizon gjithe anal-istet tane ne pergjithesi. Vetem nje problem kam qe i kap ceshtjet ne koncept filozofik, sepse ne konceptin tealistik duhet ne fillim te legalizojme gjithe ekonomine se kemi mbi 90% te bizneseve te mesme qe vazhdojne deklarojne puntoret me paga minimale kur ne fakt paguhen 2-3fishi dhe rrjedhimisht vjelim edhe shume me pak taksa. Pastaj detyrojme nje klase te tere te mesme te paguaj 23% per te plotesuar deficitet e taksave. E kuptoj qe eshte problem i mbartur dhe ka nje kosto te madhe politike per kedo qe do ta beje kete reforme por pa kete nuk ka ekonomi, nuk ka kosto reale te sherbimeve, te fitimeve, etj.

  9. Bradwick says:

    Gjermania nuk u be ne kohen e Bismarkut.
    Gjermnia edhe pse e ndare ne 300 principata (fillimisht) dhe rreth 40 pas kongresit te Vjenes, ka qene gjate 3 shekujve te fundit berthama me e rendesishme e perparimit kulturor ne Europe. Mos harroni se gjenite e medhenj te shkences (Kepleri, Koperniku (qe gabimisht njihet si polak), Humboldti, Haeckel,Mendeli), filozofise (Kant, Fichte, Hegel, Herder) e letersise (Goethe, Schiller, etj).
    Problemi i madh qe ka Gjermania eshte karakterizuar keshtu nga historian gjerman:
    “Gjermania nuk eshte aq e madhe sa te behet hegjemone e Europes, por por eshte aq e madhe sa qe te nxise aleanca te shteteve te tjera europiane per te frenuar fuqizimin e saj”. Mos harroni, ne te gjithe historine e njerezimit, shkaku i luftrave ka qene vetem ekonomik, sic eshte edhe sot.
    Dhe ja cila eshte deviza qe vendosi Perendimi per Europen me mbarimin e Luftes se Dyte Boterore: Rusia jashte, Amerika brenda dhe Gjermania poshte (Russia out, America in and Germany down).

  10. petrit says:

    Respekte i nderar NAZARKO SI GJITHMONE I VE PIKAT MBI I. MENDOJ SE TANI personi i duhur qe mund ta realizoje kete pune eshte Edi Rama tek i cili jane bashkuar disa cilesi qe garanton realizimin e nje strategjie kombetare dhe duke qene dhe artist bukurise natyrale te shqiperise do ti shtoje dhe ato cfar kane ne dore njerezit te bejne, per kete kerkohet sidomos nga ju njerezit publike te delni me shume hapur ne perkrahje te tij.

  11. Asus says:

    Kjo puna e strategjise eshte e vertet pasi te orjenton drejte nje objektivi e Jo te bredhesh kuturu. Kush ka qene ne Milano me siguri eshte mrekulluar nga katedralja e mrekullushme. Ndertimi I kesaj kyevepre ka zgjatur 600 vjet. Breza te tera njerezish punuan duke iu permbajtur projektit fillestar derisa e mbaruan. Kuptohet, duhej projekti por dhe besnikria ndaj tij, per te mos e ndryshuar ate rruges.
    Kina, ish aleati jone komunist, ne vitet 1970 nisi te fuse element kapitalist ne ekonomine e vet. Ajo vendosi te marre kredi nga perendimi. Kete ide ia sygjeroi edhe nje delegacioni Shqiptare qe kishte shkuar per te marre ndihme intetnacionaliste prej saj. Ne kemi vendor te marim kredi nga perendimi, I thane kinezet delegacionit tone, dhe kete mund ta beni edhe ju. Kredite nuk na lejojne tu ndihmojme si deri tani. Por Kina bashke me kredite ndertoi dhe nje strategji zhvillimi. Ajo shpalli se brenda 25 vjetesh do behej fuqi boterore ne teknologji, ushtri etj. Dhe oa arriti. Por kinezet kane qene perandori, kane pasur vazhdimisht shtet dhe dine si ndertohet e administrohet ai, pikerisht ajo qe neve na mungon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje