Rikthimi i Metës në krye të LSI, Gjinushi: Ka ndërmend të dorëhiqet si president...!

15 Qershor 2017, 23:19Politika TEMA

Kreu i PSD-së, Skënder Gjinushi i ftuar në “Arena” nga Dritan Hila në Ora News, tha se nuk do të votonte një koalicion midis Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Partia e tij është aleate me PS-në.

Gjinushi: Pas 4 vjetësh bllokim reformash, atë që duhet të angazhohen palët është që të vazhdojë reforma në drejtësi, zbatimi i reformës. Vettingu që u miratua do të japi efekt që të pastrohet gjyqësori, të rritet autoriteti i gjyqësorit dhe ai të ketë fuqinë që të ndëshkojë korrupsionin dhe aferat?

Po të bëhen bashkë, njëra palë do të mbrojë të vetët dhe tjetra të vetët dhe ndëshkueshmëria nuk do të funksionojë. Në 2013 u justifikuan që për të hequr Berishën na duhet LSI-ja. Tani meqë e keqja e vogël na u bë më e madhe, hajde të marrim PD-në. Kjo nuk mund të ndodhë. Ai gabim që është bërë nga PS-ja në dëm të aleatëve të vet nuk duhet të vazhdojë më.

Hila: Po një qeveri PS-LSI do ta votoni?

Gjinushi: Absolutisht jo! Përplasja nuk ka qenë individuale, por platformash. Po të kesh diferenca në platformë. Po të thuash që t’i je i lidhur me narkotrafikun siç thoshte Lul Basha, të nesërmen nuk mund të gdhihesh bashkë me të.

Kreu i Partisë Social Demokrate tha se Ilir Meta praktikisht mund të japë dorëheqjen nga posti i Presidenti dhe de fakto e ka bërë këtë.

“De fakto ilir Meta ka dhënë dorëheqjen nga Presidenti. Në fillim tha se do të rrijë derisa të bëhet betimi dhe pastaj e kapi situatën dhe tha që nesër unë largohem. Presidenti i Republikës është në konflikt të plotë të interesit që të dalë në krye të një partie politike në fushatë zgjedhore. Dhe për më tepër të kërcënojë me mandatin e Presidenti. Ky është shpërdorimi më i madh që mund t’i bësh Presidentit të Republikës. Unë mendoj që Ilir e ka në mend të japë dorëheqjen. Ka zgjedhur t’i rikthehet LSI-së” – tha Gjinushi.

5 komente në “Rikthimi i Metës në krye të LSI, Gjinushi: Ka ndërmend të dorëhiqet si president…!”

  1. qani says:

    ne gop te s’emes te veje..

  2. Alba says:

    Te qerrohet plehra! Figura e tij te turperon. E mush nuk e njeh like bllokun?! Kush nuk e njeh lije fliririn?! Ne burg. Aty e ka vendin.

  3. Rrushi says:

    O Keno po karrigja asht e ambel, edhe kur thua se nuk e dua prape te terheq e shkreta. Like kokemishi e nxorri koken, ku e ka shprehjen me qetesi dhe dashuri. Apo mesi i arte. Njeres si Likja e Moni duhet te zhduken nga politika, u lodheeeeem me fallsitetin e tyre.

  4. spartaku says:

    Do zoti,te jete keshtu siç thot zoti Gjinushi.Ilir Meta e ka mbushur kupen.Ai po behet i keq si Sali Berisha.Ne 25 qershoe Meta do marin voten e denimit,ate qe e meriton.Njeri qe kerkon te haj nga te gjitha anet.Por nje proverb popllore thot “kujdes se kafshon gjuhen”. Ai foloi te tallej me te dy partite,pd dhe ps-te,sikur ishte ai qe ja kishin nevojen.Nga kjo ai filloi t’a hidhte shurren perpjete.Jo more Meta jo! se ka çeçua biçak.Dhe t’a dish mire se biçaku i çeços t’i pret te treja.Nuk le asgje per Moniken,dhe do kalosh ne konflikt interesi.

  5. spartaku says:

    Do zoti,te jete keshtu siç thot zoti Gjinushi.Ilir Meta e ka mbushur kupen.Ai po behet i keq si Sali Berisha.Ne 25 qershor Meta do marin voten e denimit,ate qe e meriton.Njeri, qe kerkon te haj nga te gjitha anet.Por nje proverb popllore thot “kujdes se kafshon gjuhen”. Ai filloi te tallej me te dy partite,pd dhe ps-te,sikur ishte ai qe ja kishin nevojen.Nga kjo ai filloi t’a hidhte shurren perpjete.Jo more Meta jo! se ka çeçua biçak.Dhe t’a dish mire se biçaku i çeços t’i pret te treja.Nuk le asgje per Moniken,dhe do kalosh ne konflikt interesi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje