Carlo Bollino iu përgjigjet akuzave për manipulimin e sondazhit në favor të Ramës

15 Qershor 2017, 20:32Politika TEMA

Nga Carlo Bollino

Tashmë “fake news”-at në disa portale shqiptare janë bërë rregull: për fat të keq, asnjë nga “gazetarët” që punojnë në to as që skandalizohen dhe të gjithë shkruajnë gënjeshtra, duke e ditur se shkruajnë gënjeshtra, vetëm për t’i bërë qejfin “botuesit” të tyre, që merr para dhe urdhëra nga politikanët.

Kështu ndodhi me Syri dhe Gazeta Express, në redaksinë e së cilës punojnë gazetarë që unë i njoh prej kohësh. “E dimë që është e rreme ajo që kemi botuar, por ca gjëra janë më të mëdha se ne”, u justifikuan ata të gjorë.

Në më shumë se 35 vjet karrierë gazetarie, unë nuk kam shkruar kurrë një lajm të cilin e dija që ishte i gënjeshtërt dhe nuk kam pranuar kurrë që asnjë botues, politikan apo kushdo tjetër të më urdhëronte të botoja një lajm fals. Kam preferuar më mire të shkoj në një gazetë tjetër. Kjo është një çështje etike personale, jo çështje rroge.

“Fake news”-i i fundit, prodhuar nga këto dy portale që kam cituar, ka të bëjë me një takim timin në Tiranë me Roberto Baldassarin, president i Institutit Piepoli, më i rëndësishmi institut italian në fushën e sondazheve politike, që ka ndër klientët e tij Radiotelevizionin publik italian (RAI). Ai erdhi në Tiranë për ta prezantuar direkt (siç bëri edhe një javë më parë), në televizionin tim Report TV, sondazhin e dytë mbi zgjedhjet politike, që televizioni im ia kishte porositur dhe paguar dhe, për mirësjellje, vendosa ta takoj në hotel tri orë para transmetimit. Ndonjë nga ata që bëjnë “scoop”-e të rastit ka fotografuar në hotel këtë takim “tepër sekret”, që u bë publikisht: ai po hante drekë dhe unë isha ulur përballë tij. Kjo është e padëgjuar: Kam një kontratë me institutin e tij, unë paguaj dhe ai kryen një shërbim për televizionin tim, por nuk duhet të takohemi!!!

Të njejtët prodhues të “fake news”-ave duhet ta kenë kuptuar se ajo fotografi nuk mjaftonte për të bërë një “scoop” të rremë dhe kështu që kanë shpikur se paskan dëgjuar edhe atë për çka flisnim. Dhe kështu, sipas “përgjimit”, unë i paskam dhënë urdhëra Baldassarit (president i një instituti me famë në Evropë) të modifikonte rezultatet për ta nxjerrë fituese Partinë Socialiste dhe për të minimizuar rezultatet e partive të tjera. Si të thuash se unë do ta paguaja Instituti më të madh të sondazheve në Itali që ai të publikonte sondazhe të shpikura nga unë! Dhe Baldassari do të pranonte të komprometonte besueshmërinë e institutit të tij për të më bërë mua një nder! A nuk do të ishte më me leverdi të shpikej ndonjë farë “ganibobi”, siç bëri Partia Demokratike vite më parë?

E pabesueshmja është se kjo “fake news” (të bën për të qeshur edhe kur e tregon) u interpretua si një lajm i vërtetë, jo vetëm nga mediat e tjera, që ushqehen me “fake news”, në pamundësi të prodhojnë lajme të vërteta, por edhe nga ata politikanë, të cilëve duket se nuk u pëlqyen rezultatet e sondazhit (të nxjerra nga Instituti Piepoli, jo nga unë) dhe, nga ana e tyre, e shpërndanë atë gjatë intervistave televizive dhe nëpër mitingje.

Tani porosita avokatët e mi të ngrenë padi kundër dy portaleve, siç kam bërë edhe me të tjera që kanë shkruar gënjeshtra kundër meje. Shpresojmë vetëm që Gazeta Express dhe Syri të kenë një NIPT, një botues, një kryeredaktor përgjegjës dhe një adresë reale, në të cilën Gjykata të mund t’iu dërgojë ftesën për të ardhur në gjyq. E të mos bëjnë si minj te tjera, që, për t’iu shmangur drejtësisë, ta deklarojnë edhe adresën e shtëpisë së tyre “adresë e panjohur”. Pa pikë turpi, pikërisht ashtu siç bëjnë prodhuesit e “fake news”-ave, apo hajdutët.

12 komente në “Carlo Bollino iu përgjigjet akuzave për manipulimin e sondazhit në favor të Ramës”

  1. LORA says:

    Respekt z.Bollino.

  2. sali Serbi says:

    Nje shkrim plotesisht i vertete,nje pamflet demaskues per fytyren e shtypit shqiptar qe eshte me e zeze se fytyrat me te zeza te politikaneve te vendit. Keta as kuqen as nxihen e as zverdhen, jane te regjur si te pafytyre dhe te pamorale. Babezia per para i ka bere te paskrupull. Vetem dhuna popullore mund ti mposhte keta bashobozuke te felliqur. Mbase nje dite do kujtohet populli. Amin

  3. Vesi says:

    Ju flisni per dinjitet zoti Bollino, por Syri dhe Gazeta Express nuk jane media. Ato nuk kane donjitet, atyre u Jane errur syte per leke. Marin ndonje pare e bejme nje lajm. Eshte media kazan qe duhet eleminuar.

  4. Lennard says:

    Z.Bollino Respekte.Mos iu nda demaskimit te Legeneve.Sidomos Sali Gerdecit .Na duhet Demaskimi Tend per Vetingun

  5. ''....askush nuk urrehet me shume,se ai qe thote perhere te verteten[Plato]. says:

    eh more Bullon ,kshtu jane keta muslimsat,bejne c’u thote sulltani,rrace perverse…………..

  6. Novruz Taip Vishanji says:

    VETE TI SI PERSONAZH JE NJE “FAKE”

    caro Bollino, un bastardo dei bassifondi della Puglia. Sei venuto in Albania solo per i tuoi miseri interessi, pagato lautamente da SISMI o chi per loro.
    Devi prima di tutto, portare te stesso davanti al tribunale per i fondi e i movimenti strani, che caratterizzano tutte le tue operazioni non solo economici, pieno di misteri della provenienza dei fondi e la loro destinazione finale. Poi ne parliamo…

  7. mimi says:

    Nuk e njoh zotin Bollino, por thjesht duke lexuar atë që shkruan dhe duke njohur (halenë) mediat shqiptare, intuita më thotë se ka shumë të drejtë dhe shkruan të vërtetën…! Por ai është italian dhe jo shqiptar dhe habitem ç’ju desh të vinte të punonte në këtë xhungël që “nuk ke nga ta kapësh”, pa fillim e pa fund, që quhet Shqipëri…(?!) Carlo, respekt dhe na duhesh, por… çohu e ik natën prej këtej… se mos e pësosh dhe ti si ai bisnesmeni egjyptian (në mos gaboj…)…

  8. Nacionalist says:

    Se sa te verteta jane keto qe thua, mjafton te shohesh sondazhet e tua ne report tv, si dhe telefonatat “live”. I vetmi emision i vertete eshte ai i Artur Nura-s, te gjitha te tjerat jane te stisura. Po sdo shume mend, mjafton te dish tenderat qe te ka dhene Rama dhe eshte e mjaftueshme! Bunkart p.sh, etj

  9. Nacionalist says:

    Se sa te verteta jane keto qe thua, mjafton te shohesh sondazhet e tua ne report tv, si dhe telefonatat “live”. I vetmi emision i vertete eshte ai i Artur Nura-s, te gjitha te tjerat jane te stisura. Po sdo shume mend, mjafton te dish tenderat qe te ka dhene Rama dhe eshte e mjaftueshme! Bunkart p.sh, etj…

  10. Martin says:

    Italian, dhe sidomos nje nga ata qe kane ardhur per biznes ne Shqiperi?! Me vjen keq qe e them por ku ka Italiane (kudo ne bote) ka korrupsion, vetem per moral nuk behet fjale. Shikoni ku ka perfunduar Italia…turp.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje