Petrit Vasili: LSI ka një plan, të tjerët kanë timonin, tepsinë dhe republika të reja

15 Qershor 2017, 20:05Politika TEMA

Në mitingun e paralajmëruar të LSI-së në sheshin “Nënë Tereza”, kryetari i kësaj force politike, Petrit Vasili kërkoi votën për të dëbuar, siç tha ai, “planin e timonit dhe tepsisë”.

“Sot është dita që t’i japim përgjigje për tepsinë dhe të panginjurve. Qindra të rinj presin me padurim 25 qershorin për të çliruar energjinë e asaj force që e çon përpara këtë vend. Është koha që me planin tonë të shporrim planin e tepsisë dhe timonit”, tha Vasili.

Kryetari i LSI-së tha se janë katër shtyllat e LSI-së.

“Taksa të ulta! Të rinjtë të parët! Një bujqësi dhe një turizëm! Të tjerët kanë drogë, gjoba, plehra dhe koncesione vrastare. Vendi ka nevojë për autostrada zhvillimi dhe vetëm LSI, vetëm nr.1 është plani ynë! Është LSI!”, shtoi ai.

“LSI ka një plan, të tjerët kanë tepsinë. LSI ka një plan, të tjerë kanë republika të reja. Të ndahemi njëherë e përgjithmonë nga çmenduria”, vijoi ai.

1 komente në “Petrit Vasili: LSI ka një plan, të tjerët kanë timonin, tepsinë dhe republika të reja”

  1. dhe si tingellon plani i ri i lsi-se?
    1- THESARIN NR-3
    2- PROSTITUCION ME TE MITURAT
    3- KAMIKACE ISLAMIKE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje