Humbja perfekte e Ilir Metës

16 Qershor 2017, 17:23Politika TEMA

Nga Skënder Minxhozi

Zakonisht në publicistikë përdoret shpesh termi “furtuna perfekte”. Lidhet me ato raste kur situatat janë të tendosura dhe kur pas kthesës priten zhvillime të bujshme. Është e vështirë ta huazosh këtë shprehje kur vjen fjala për fushatën apatike e deri diku qesharake të 25 qershorit ku mbizotërojnë batutat, mungesa e programeve dhe përballjet direkte.

Veçse një variante të togfjalëshit të mësipërm mund ta përdorim pa frikë, kur vjen fjala për të gjetur një cilësor të përshtatshëm për pozitën në të cilën ndodhet në këto zgjedhje LSI, kryetari dhe sidomos ish-kryetari i saj. Ja përse!

Nëse ka një sektor të tensionuar dhe agresiv të fushatës, ky është ai që mbulohet nga e kuqja e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Pa pulsin dhe polemikën që po i jep zgjedhjeve kjo parti, me siguri që do të asistonim në fushatën më të çngjyrosur e të mërzitshme shqiptare të të gjitha kohërave.

Tashmë aleatët e përjetshëm strategjikë janë për njëri-tjetrin “organizatë kriminale” ose “shushunja që duhen shtypur me votë”. Ky evolucion për së mbrapthi i dyshes Rama-Meta në harkun e më pak se një muaji, më saktë që nga 17 maji 2017, i ka shtyrë në harresë edhe takimet ciklike që kryenin dikur mes tyre, edhe rrahjet e shpatullave në publik, edhe darkën e famshme të Pazarit të Ri me gati-marrëveshjen që pasoi, edhe ftesat e kreut të PS për të rinovuar martesën katërvjeçare dhe gjithë pjesën tjetër të rrugëtimit që këto dy parti bënë në qeverisje gjatë katër viteve. Tani në mejdanin e fushatës ndodhen përballë jo më dy partnerë, por dy armiq. Dhe siç është e zakonit, kur flitet për luftën brenda llojit, përballja është e ashpër dhe akuzat fluturojnë pa doganë dhe pa kursim nga njëra anë në tjetrën. Sot për shembull mësojmë nga goja e përfaqësuesve të lartë të LSI se akuzat e dikurshme për depozitimin e mbetjeve në territorin e Shqipërisë nga ana e qeverisë Rama, janë të vërteta e jo thashetheme. Siç vetë LSI thoshte dikur me heshtjen e saj.

Duket paradoskale, por Ilir Meta e përgatiti me duart e tij këtë panoramë surreale që shohim sot. Ftoi me ngulmim opozitën në qeverinë Rama (jap katër ministrat e mi, madje edhe dorëheqjen nga President, nëse është nevoja), refuzoi me kokëfortësi ftesat e panumërta publike të Ramës për koalicion parazgjedhor, me kushtin që ai të bindte opozitën për të hyrë në zgjedhje, duke i krijuar asaj besimin tek procesi (qeveria e besimit), përsëriti deri në mërzi tezën se pa opozitën, votimet e 18 qershorit ishin të pavlefshme, i dha të drejtë më shumë se një herë kërkesave që Basha përsëriste çdo ditë nga Çadra dhe nuk merakosej fare kur e etiketonin rëndom si garantin kryesor të Çadrës.

Gërmoi pra me duart e veta një gropë të madhe dhe të thellë, të cilën as nuhatja e jashtëzakonshme dhe as përvoja e gjatë politike 26 vjeçare, nuk e ndihmuan që ta shihte, megjithëse e kishte shumë pranë. Vetëm pak metra larg zyrës së tij, disa dhoma më tutje, aty ku Rama dhe Basha u mbyllën për katër orë rresht në 17 maj, duke përgatitur kurthin më të madh politik që është stisur ndonjëherë ndaj kreut të Kuvendit, njëherësh president i zgjedhur i vendit.

Ilir Meta kishte parashikuar gjithçka në lojën politike shqiptare të 13 vjetëve të fundit, qëkurse hodhi në tregun politik siglën e re të LSI në vitin e largët 2004. “Falli” i tij se kjo forcë politike do bënte barometrin në politikën shqiptare, kishte qenë ndër parashikimet më të gjetura të historisë pluraliste të Shqipërisë dhe vargu i gjatë “viktimave”, i cili filloi me Nanon, vazhdoi me Ramën dhe vijoi me Berishën në 2013, është prova materiale sesa përcaktuese ka qenë kjo parti politike në dekadën e fundit politike të Shqipërisë.

Vetëm një element nuk përfshihej në asnjë nga kombinacionet hipotetike të kryetarit të LSI: që LSI të mos ishte fare pjesë e ndonjë vendimmarrjeje e kompromisi politik. Me fjalë të tjera, që LSI të mos ishte faktor relevant në tryezën e ndarjes së pushtetit. Qëkurse LSI hyri në parlamentin e vitit 2005 me pesë mandate, ajo nuk ka qenë kurrë më parë kaq pranë daljes nga sfera e influencës dhe pushtetit, sa në këtë pragzgjedhjesh. E ndjen këtë edhe Ilir Meta, i cili ka ashpërsuar në kulm gjuhën, e ndjejnë edhe palët në bazë, teksa kanë nisur përleshjet fizike, siç ndodhi në Fier. Problemi i LSI këtë radhë është se ndodhet jo më vetëm përballë Ramës, si më 2009, kur kishte nën mëngë “kartën Berisha”, por edhe përballë opozitës së djathtë, e cila sot drejtohet vetëm pjesërisht nga ish-kryeministri. Ose thënë ndryshe, “politikani më korrekt i 26 viteve të fundit”, siç e përcakton pa mëdyshje sot çifti Meta ish-kreun e PD Sali Berisha.

Kësaj situate tejet delikate, i shtohet edhe dobësia e opozitës, me futjen e saj të vonuar dhe të sforcuar në fushatë, çka ia bën më të lehtë Ramës kapjen e shumicës në parlament. Në këtë mënyrë, Ilir Meta sot e sheh veten të tërhequr me dhunë në një fushatë ku i takon të bëjë rolin e një tifozi fanatik të “Tironës”, duke shpërfillur pozicionin e presidentit të zgjedhur. Pa harruar faktin që tashmë ndodhet jashtë listës së kandidatëve për deputet, në rast se për ndonjë tekë hyjnore të fatit ai do ta shihte veten edhe jashtë Pallatit Presidencial në 24 korrik, ndërkohë që partinë e ka lënë në dorën e një pasardhësi të cilin edhe portieri tek dera e selisë, e sheh me të njëjtin sy, që demokratët shihnin Lulzim Bashën ditën kur mori zyrën e Sali Berishës. Meta po hyn në një fushatë të habitshme, në kushte që as i kishte imagjinuar vetëm një muaj më parë. Në kushtet e një politikani që duhet të ndjekë një tren në ikje. Të njëjtin tren ku historikisht ulej në rreshtin e parë të vagonit të parë.

Ky artikull është shkruar për gazetën “Albanian Free Press”

http://afp.al/news/2017/06/humbja-perfekte-e-ilir-metes-nga-skender-minxhozi-30229/index.html

32 komente në “Humbja perfekte e Ilir Metës”

  1. perkthyesi says:

    Ky ishte fundi i palavdishem i partise jargavece te LSI! Pritej te ndodhte me kohe, por, sic thone, me mire vone se kurre! Tashme, ardhjen e LSI ne pushtet, e shoh nje mision shume te larget!

    1. Skypion says:

      Eshte e vertete qe Ilir Meta e ka humbur totalisht qetesine.Por,vetem kaq.
      Kam shpjeguar me pare,se pse Lulzim Basha sulmon LSI-ne.
      Shkurt: se LSI-ja i ka hyre pabesisht ne territor PD-se.
      Kam shpjeguar,edhe pse nuk e ka sulmuar me pare,por tani.
      Shkurt: se tani,ne rrethanen e re te krijuar nga Marreveshja me kundershtarin e drejtperdrejte politike,Basha ka mundesin t’i kerkoje Metes te dale nga territori demokrat,qe ky i fundit ia ka uzurpuar pabesisht gjate ketyre kater viteve bashkeqeverisje me Ramen.
      Prandaj,eshte e kote perpjekja hileqare e nje pjese analistesh,kur e marrin si te mireqene nje bashkerendim sulmesh Basha-Rama ndaj Metes.
      Basha godet,sepse,tani mund te godase.Dhe,c’eshte me kryesorja,eshte ne te drejten e tij.Kerkon gjene e tij.Gjene qe ia kane grabitur.Kaq.
      Krejt ndryshe qendron puna me Ramen.
      Rama kerkon ta eleminoje politikisht Ilir Meten.
      Rama kerkon ta eleminoje politikisht LSI-ne.
      Ky eshte qellimi i Rames.
      Pra,nese Basha kerkon nga Meta vetem gjene e grabitur – Rama,ne te kundert,kerkon eleminimin total te Metes dhe partise se tij.Dallimi,pra,eshte shume i madh.
      Fakti se po e bejne te dy ne te njejten kohe,ka te beje me rrethanen e krijuar nga Marreveshja politike mes dy kundershtareve politike.Dhe,jo me ndonje konspiracion.Megjithate,koha do ta tregoje.Shume shpejt madje.
      Ndersa Basha,ne nje menyre a tjeter,do ta marre gjene e grabitur nga Meta,Rama nuk do te mundet kurre ta eleminoje Meten.
      Meta eshte mallkimi i Rames.
      LSI-ja eshte mallkimi i PS-se.
      Keshtu ka qene,keshtu do te jete.
      PS-ja dhe LSI-ja Jane si ata motrat siameze.Nese njera vdes,shpejt do vdesi dhe tjetra.
      Ose do te jetojne te dyja,si nje mallkim per njera tjetren,derisa vete koha t’i tejkaloje.

      1. Lumjani says:

        Eej, Ku rron ky budalli Skypioni? Me duket se e mban Sala mbyllur ne kolibe dheve leshon nje here ne dy jave per te shkuar ne banjë. Dhe atje, ne WC, ulur mbi të, dhe me brekët ne fund të kembeve, Skypioni nxjerr jashteqitje nga tere vrimat e trupit, Disa I shkruan edhe telefon qe e mban fshehurazi nga Saliu.
        Ta dije Sala çfare budalliqesh shkruan ky, ja merr telefonin.

  2. vjola says:

    Ate qe ka mbjelle ate do te korre bashk me Salyshet .

  3. Tea says:

    Minxhozi ke bere nje analize perfekte. Por dua te shtoj se, me mitingun e dates 15 e vulosi humbjen fare. I shperfytyruar totalisht, thua se e ndjente humbjen. Madje i uli shume pike vehtes dhe partise. Ku shkoi qetesia dhe dashuria.

  4. fshatari pafshat says:

    … nje tren ne ikje, per ku? Per ne … , i ulur ne rreshtin e pare te vagonit te pare – perkrah Sali Berishes.

  5. Dyrrahu says:

    Ilir Meta e pati mesuar veten te gjindet gjithmone aty ku ndahet pushteti, te shantazhoje, te kercenoje, te demoloje Parlamentin, te tregoje fuqine fizike, te nxjerr bllokun dhe te kercenoje cdo paraqitje te tjereve, e cila ia zbeh fuqine e tij!
    Tani kur i hasi sharra ne gozhde mori rolin e vagabondit, e harroi postin e presidentit, i harroi te gjitha privilegjet qe i gezonte nga njera dhe tjetra pale!
    Ilir Meta eshte figura me e urryer shqiptare sepse per interesat e tija personale, klanore harron se cili ishte dhe cili eshte. Thjeshte, ky njeri ka pesuar metamorfoze fizike, psiqike dhe njerezore. Ky njeri duhet te zhbehet nga te qenurit lider. Pafytyresia e tij nuk ngopet me postin e presidentit, por nxjerr gurmazin aq trishtues sikur te ishte gadi per te pjellur.

    1. spartaku says:

      Dyrrah! Bravo! Komente brilant.

    2. korcari says:

      Bravo dyrrahu,por duhet te shtoj edhe dicka!Populli shqiptar s’duhet ti jape kurre voten nje partie qe u ngrit edhe vazhdon te funksionoje si shpk,sepse do ishte fundi i tij.

  6. kombi says:

    SHAHUN E LUAJTI ME MIRE RAMA ,ME NJE SHAH MAT SPETAKOLARE . E MERITONTE PLOTESISHT ,DREDHARAKU META .

  7. enter"" says:

    Poshte funderrina Meta, poshte funderrina LSI

  8. Asus says:

    Ashtu eshte. Ilir Meta u be politikan si ata tregtaret qe blinin rroba ne Greqi dhe vinin e I shisnin ne tregun tone te uritur. Partia e tij u konceptua dhe funksionoi si nje biznes bandasj ku hajdutet iu versulen shtetit, te cilet gjysmen e gjese se vjedhur e mbanin per vete e gjysmen ia conin kryetarit te bandes dhe te shoqes. Sa me shume vidhnin aq me shume zgjerohej banda dhe sa me shume zgjerohej banda aq me shume vidhej shteti, e kjo behej aq hapur sa vet kryehajduti nisi te dilte e te kerkonte haracin me qitap ne dore, si ne rastin e Dritan Priftit. Por koha ecte dhe ai nuk po kuptonte se shoqeria e vecanrisht brezi qe po rritej nuk mund ta ndertonte jeten duke vjedhur, si hajdut. Ne skene dolen aktor te ri politike qe ben moto ndryshimin, Jo vjedhjen. Rrjedhimisht, politika dhe partia e Metes po dalin jashte mode dhe se shpejti ai do te jete nje spektator ne shkallet e arenes se re politike te ndertuar nga Edi Rama.

  9. spartaku says:

    Te lumt zoti Minxhozi ! Nje analize e persosur.Ka mundesi,qe me gjithato levizje hileqare dhe dredharajke qe ka bere Ilir Meta,pas zgjedhjeve ai nuk do jete as deputet,pa le pastaj president jo e jo.Koka ja ben,koka le t’ja vuaj.Na u be Meta njeri qe bente sikur do t’u kallte friken Ps-te dhe pd-ke.Po nuk qeshe une nukan jete dy partite e medha.I hipi kalit nga e prapta.I doli mendja mbi floke.E mbivleresoi vehten shume.Tani le te shkoi ne ate te Monikes.

  10. Besoj says:

    Gjithmone i fshehur dhe tinzar ne pushtet dhe sidomos ne reformen ne drejtesi qe u mundua me kelyshet e tij ta pengoje. Artikulli shume i mire.

  11. Alban Dega says:

    From: Alban Dega
    Date: June 12, 2017 at 5:35:41 EDT

    Fakte dhe mendime mengjezore

    KU HUMBI QETESIA DHE DASHURIA !?

    – Vate edhe fytyra… Po te pakten shpetoni trurin… mendjen
    – Zot ruajna mendet e krese !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Po behen qesharake…. Po behen edhe me mistrece se ata femijet e keqinj qe sapo zihen me shoqi- shoqin nuk lene gje pa thene e sajuar kunder njeri- tjetrit.
    Ia prune ne maje te hundes Edi Rames !
    E vune midis murit dhe shpates !
    Ju shpifen si arrogant kur te tjeret e kercenonin me guerilje e Motolotove ala Chegevara, me pjekje ne hell e hedhje ne Lane !
    Ata nuk ishin arrogantet as ultimatumdhenesit. Ata ishin “paqesore” 24 karat terroriste!
    Sapo zbatoi ultimatumim me qetesi e dashuri iu versulen duke e vendosur midis shpatave te tyre dhe murit te Cadres se Berishes!
    Shkurt: hyp se te vrava.. zbrit se te preva !
    Bakllavane per vete !
    Krundet Edi Rames !
    Sukseset LSI-se !
    Deshtimet PS-se !
    Derisa i erdhi fundi qetesise dhe dashurise !
    Le te flasin faktet e gjalla :
    LSI ka drejtuar politikisht Ministrine e Bujqesise per vite te tera. Ishte qeveria e bujqesise…
    Krejt fajin per deshtimet ia hedhin qeverise se Edi Rames… Kam pase respekt qe ne rini per ministrin Panariti deri kur lexova alarmin per rrezikimin e djegjes se miliona eurove grante e investime te BE-se per bujqesine shqiptare.
    Fshikullimi me fakte konkrete i Erion Braces per kusarine bujqesore me tronditi jo vetem mua besoj !
    Kane pasur Ministrin e Drejtesise po per vite… Per ministrin e pare Nacon kisha degjuar histori korrupsioni e zhvatjeje nga vete goja e viktimave te tij pasi u be edhe para se te behej kryeprokuror i Durresit .
    E pasoi Ylli Manjani… Me shume analist kritik e pergjues verimash celesi hotelesh bashke me Eskobarin Balili po i LSI-se se sa minister i Drejtesise. Votues i devotshem e cbllokues i cdo vendimi per emerime e gradime ala Gjin Gjon Plepave te rinj nga Keshilli i Larte e Drejtesise dhe Bujar Nishanit ndersa degdiste nga Konispoli ne Vermosh magjistrate me rezultate te shkelqyera e te pakorruptuar!
    Shume me poshte se Komitetet Ekzekutive te ish- diktatures qe i fshikulloi ne menyren me idote te mundshme !
    Paten qeverisjen e postave me mbi 2 500 veta, domethene vota, sic i kane pare e sic shohin…. Fajin prape e ka Rama !
    Kishin qeverisjen e e burgjeve, me mijera vota ! Ua vodhen edhe ushqimin! Mire ua bene se te gjithe votonin per Berishen dhe LSI-ne !
    Paten … 35 per qind te pushtetit dhe rubinetat e parase me Berishen me vetem rreth 6 per qind te votave nga 2009 e deri ne 2013.
    U rriten ne mbi 10 per qind te votave dhe moren mbi 40 per qind te pushtetit dhe pushtetit me qeverisjes ku kishte me shume para e me shume vota.
    Tani , meritat per cdo arritje te qeverise reformatore Rama- Meta i mbajne per vete!
    Te gjitha fajet e mekatet per cdo mosarritje i paska PS-ja e Rama !
    Po si paskan pranuar te bashkeqeverisin me nje te droguar more qelibare e Flori Meta !?
    Po si paskan votuar per nje te droguar kryetari i Kuvendit e deputetet e tij qe nuk po lene gje pa thene e rrufe pa leshuar kunder Rames !?
    Deri edhe Ebola e quajti Edi Ramen bashke kryetari i koalicionit.
    Nese Rama eshte Ebola bashkekryetari i aleanes eshte kanceri i saj !
    Eshte I vetmi krye politikan shqiptar i kapur ne flagrance me ze e figure jo nga Edi Tama as nga Sali Berisha, jo nga Gramoz Ruci as Lulezim Basha, jo nga Saimir Tahiri as nga Spartak Ngjela…. por nga zevendesi i tij ne LSI dhe ne qeveri Dritan Prifti… ne nje afere 700 000 euroshe vetem me nje dore!
    E per cdo shoqeri e Shtetit korrupsioni nuk eshte Ebola… Eshte kanceri i tyre.
    Ndryshimi!? Ebola eshte e sherueshme. Kanceri eshte i kurueshem por jo i sherueshem.
    Cfare ndodhi tani qe u doli Rakia e Skraparit apo Hashashi Lazaratit!?
    Cfare i shtyu qe te vajtojne Daden e Leskajn pse u hoqen nga listat!?
    Rrahin gjoksin e mburren si Partia me rinore ( Bravo e madhe megjithe zemer ) e akuzojne kreyaleatin dhe kyrqeveritarin tuaj pse hoqi dy te moshuara nga listat e 25 qershorit !
    Bir Selman Nenes ke te qaje me pare !
    Vetes cupulina … Rames pleq qyqare !
    Mos valle nje deputet duhet tia kaloje edhe Enver hoxhes ne karriken e deputetit te perjetshem ?
    Apo shpif e trillo… perca e sundo !?
    Nderkohe 90 per qind e aferave korruptive qevritare te zbuluara e goditura ligjerisht gjate tete vjeteve te fundit kane per autore perfaqesues te te gjitha hallkave qeverisese dhe udheheqese te LSI-se
    Mire qe e humben dhe hodhen ne kosh plehrash kaq shpejt qetesine dhe dashuri e !
    Por , te ruajne te pakten fytyren!!! Jo vetem ate por edhe trurin e produktin e tij kryesor, mendjen !
    Mbaj mend qe i vogel se gjyshi dhe gjyshja sa shtriheshin per te fjetur i luteshin Zotit :
    – O Zot i madh ruajnaj mendet e krese !
    Nuk luteshin as per para dhe as per vota !
    Kjo eshte edhe lutja ime jo vetem njerezore por edhe me vellazerore edhe per vellezerit e motrat e LSI-se…
    Po te humbim pushtet e para… gjithcka ne jete pervec trurit eshte fatkeqesi… Por e kemi shansin dhe pervojen ti ribejme te gjitha nga e para perseri.
    Po te humbasim vetem trurin, mendjen atehere nuk na duhen as miliardat e Bill Gejtsit as pushteti i Donald Trampit !
    Atehere kemi shkuar per lesh ! Nuk jemi ne gjendje te shkruajme as dy fjale :
    Lajmerim Vdekjeje !
    Atehere kemi pesuar vdekjen me te keqe e me te llahtarshme: vdekjen per se gjalli !
    Kjo do te ishte tragjedi e lemeri njekohesisht !
    E mos harroni se te gjitha gjallesat e kesaj Bote nje dite do te vdesim..
    E kam provuar tri here vdekjen fizike! U riktheva mbrapa… Nuk ishte aq e keqe e as aq e frikshme !
    E ne kete mengjez me nje qiell Kristal e det blu perballe me Diellin ne krahun e zemres dhe Henen ne krahun e shpates i lutem Zotit:
    – O Zot, ruajna mendet e krese mua e cdo shqiptari, cdo njeriu kudo ne Bote, se pari te politikaneve !
    Amin !

    SHENIM : E ritheksoj se midis Ilir Metes dhe Edi Rames e kam pasur dhe vazhdoj ta kem me mik Ilir Meten, por
    E kam mik Ilir Meten, por kam edhe me mik te verteten !
    Kopjim i shprehjes filozofike mieravjecare greke:
    E kam mik Platonin por kam me mik te verteten !
    Vec ne shqip edhe rimon !
    Ah sa e pasur eshte kjo gjuha jone shqipe qe po e varferojme e sakatojme aq egersisht me paditurine tone monumentale…
    Cfare mekati !?

  12. mihali says:

    Ah lile,like! Po te kemi thene disa here o i zi.Merre me qetesi dhe dashuri.Po kaq i babezitur ke qene per te vjedhur o i zi?Po paske qene i papare.Po si nuk doli njeri xhanem te te dale ne mbrojtje? E shikon se cfare metamorfoze ke pesuar?Je bere me te vertetie njesh,sic thote madama jote dhe njeshat votojne njeshin,dmth ti do votosh veten tende,dmth Vasilin,se ti s’je me dhe deputet.Ah,like like,ku katandise.Ketej e tutje,merr mesues te te mesoje se si luhet shah,se sa per te vjedhur e per tregeti je vertet njesh,si tregetari i venedikut.Dhe ke mbledhur rreth vetes dhe plot te tjere per te formuar shoqaten tende te biznesit.Me qetesi e dashuri…

  13. Lennard says:

    Idea eshte se “Kush i ben Gropen Mikut bie Vete Brenda””.E stisi hapur mbrojtjen e Cadres dhe mbeshtetjen e Opozites Like Floriri ,po me ne Fund e Hangu Prasin ,Po klith me Deshperim se po i afrohet Vetingu dhe do te dale drejt per drejt para Daj Samit te jape Llogari per te gjithe pislleqet qe ka bere dhe natyrisht do te marri denimin e merituar ,bashke me Klanin e Tij te neveritshem.

  14. Revenge says:

    Meta mund te kete nuhatje por eshte provincial dhe teper negativ. Ne kete rasteve as pasuria e tij marramendese, as Moni katundi sure ne geisha me te kuqin e saj te ndezur dhe as eunuket militante hajdute, nuk e shpetojne dot. More fund o plehre.

  15. Lungara says:

    Komentet janë të gjithë të skëlqyer .
    Më pelqyen më shumë Tea dhe Dyrrahu !

  16. ari says:

    enveri bar ju dha 55 vite rama e meta lesh negjmije dhe ju ende kujtoni se beni pershesh me bar e lesh.

  17. Edheune says:

    Kush eshte LSI? Ja shikoni kush e mbron: Artur Zhei, ai Shkullaku, Ylli Rakipi, F Balliu, A Hoxha(presidenti) dhe gjithe raca e tyre. Kaq mjafton.
    Vetem nga ky fakt mendoj se Ilirit i ka ik truri, ne te kundert nuk do pranonte avkatine e Tur Zheit qe nga menyra se si mundohet ta mbroje po verteton se LSI eshte ose ka qene thjesht nje ndermarje fitimprurese per liderin dhe avokatet e tij te tipit Zhei.

  18. Ilir says:

    Levizja politike, aleanca e propoganduar Rama-Basha e ka nxjerre gallof Like Floririn me te tijte, i ka gjetur te papregatitur. Ndaj reagimi i tyre eshte sikur e nje personi te pakontrolluar. Po bien shume, sidomos premtimi per punesim te Te rrinjve, pasi nuk ka me shans qe LSI te jete pjese e pushtetit : Dy te medhenjte Rama e Basha kane vendosur, kete prag zgjedhjesh, ta lene ne opozite Liken dhe LSI-ne e tij, dhe duke qene ne opozite nuk ka me asnje mundesi punesimi per te “rrinjte” e LRI-se se Like Floririt.
    Por mbi te gjitha, Edi Rama nuk ka per te shkuar tek Likja sic bente keto 4 vjetet e pushtetit te perbashket, megjithese Likja do te jete ne nje post me te larte, President i Republikes. Eshte fakt qe Likja nuk i shkoi asnjehere te vetme tek zyra e Edi Rames-Kryeminister, ndaj edhe Edi Rama u hakmor kaq eger me kete mendjemadh te Cepanit. Ndaj ky i fundit ulurin sikur nje egersire e plagosur dhe e pashprese. Por me e keqja eshte se Ai e shikon qe shumices se qytetareve nuk ua ndjen per gjendjen e mjere ku eshte kandisur, dhe ky fakt e ben te heq masken e aktorit, qe ka mbajtur me sforco ky person, teper i neveritur si perfaqsues i nje turme sic eshte perpjekur te jete, megjithe abuzimet e dukeshme ne aktivitetin e tij politik dhe pushtetar.

  19. lri says:

    Ky ushtar i sulos dhe saliut,duhet ta kishte bere kete llogari,para se tja benit te tjeret,se tani sic duket eshte vone dhe llogarine ja kane bere ata qe dine ti bejne me mire,fundi te ndafte me hajer ka thene gjergj mullaga

  20. Syti KORITA says:

    L S I -Lidhja e Skraparllinjve te Inatosur !!!

  21. Ujku says:

    O ilir more ilir haje prasin me te mir
    Se po ta dhane me force o i shkret
    Do ti dhembi edhe monikes vete
    Ndaj te them mos u shtrengo
    Si tritani ne ate kohe
    Eshte e keqja sa te hy me qetesi e dashuri
    Se dhe vapa ben te veten
    Dhe koha tregon te verteten
    Lamtumire like floriri
    Ta thote populli nga gjiri….

  22. Theo says:

    Ky eshte fundi i republikes se vjeter, i pari qe do te arrestohet nga Vettingu eshte ai dmth Meta dhe dyti djali i Saliut dhe me kaq mbyllet republika e vjeter dhe fillon nje epoke e re per Shqiperine.

  23. xhulio says:

    Bukur.Qente po zihen.Kerkojne llokma.S kane te ngopur.E cvaten zonjen e rende.Pika qe s u bie.Shpresojme te hane koken me njeri tjetrin, se gjuetari mungon.Do te mungoje gjate.

  24. taraboshi says:

    Me gjithe respektin qe kam per ju ne vecanti si analist ne jemi mesuar me nje lum akuzash k/akuza sherje me liber shpie k/sherje etj.etj etj. le ta shijojne shqiptaret pak me te qete kete fushat .Dy fjale per Ilir Meten , ku eshte njeriu i qete i pajtimeve faktori i stabiliteteve njeru i qetesise dhe i dashurise qe u paraqiste ? Ja pra ky eshte njeri i intrigave hileqar i etur vetem per pushtet qe me shume i ka prish pune Edit se ka ecur me ate qe po nuk beri ca du une i prishi qeverine se me pabesi te tilla eshte mesuar Like floriri

  25. LORA says:

    Evolucioni per se prapthi I dyshes Rama-Meta ,qe nga 17 maji I sivjetem,,,,,,eshte nje evolucion mbrothesie per shqiptaret dhe Shqiperine,,,,,Minxhozo.

  26. Bomba says:

    PS dhe LSI jane nje Mallkim I Kombit shqiptar,jane sperma Dushan Mugoshes dhe e Miladin Popovicit ,Sperme Mutznte Sllave dhe shum e pasherueshme.Mjer shqiperine se cfar e ka gjetur qysh prej1944 e deri me sot.

  27. gjirokastra po pret fituesin says:

    qesh mire kush qesh i fundit,dhe ilir meta do te qeshe me te gjithe forcen e shpirtit,se si do tja beje,ai e di,por ne fund ai do te jete i fituari i tere kesaj lufte politike,ketu do jemi dhe do te shohim….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje