Pamjet e tmerrshme tregojnë momentin kur krokodili kafshon në kokë stërvitësin e kafshëve.
Burri po jepte një shfaqe për publikun duke futur kokën e tij në gojën e krokodilit dhe më pas ky i fundit nuk ka hezitur për ta kafshuar atë.
Në video do të shikoni se si zvarraniku pasi e kafshon burrin e përplas disa herë në tokë atë.
Fatmirësisht, burri u lirua nga goja e krokodilit dhe nuk pati dëmtime të rënda.
Ngjarja ka ndodhur në një kopësht zoologjik në Tajlandë.
https://www.youtube.com/watch?v=501YkfOo-Tc