Astrit Patozi: Kjo legjenda e koalicionit PD-PS duhet fashitur, ndryshe pasojat do jenë fatale

17 Qershor 2017, 11:09Politika TEMA

Deputeti demokrat Astrit Patozi, ka folur për mediat pas seancës së jashtëzakonshme në Kuvend, ku u votua për zëvendësimin e Jorida Tabakut me Gerti Bogdanin, në Komisionin e Vetingut.

Patozi gjatë fjalës së tij, ka folur për zhvillimet e fundit dhe për aludimet e një koalicioni të mundshëm PD-PS, pas zgjedhjeve të 25 qershorit.

“Kush mendon se marrëdhënia ime me PD-në varet nga humori i Lulzim Bashës, nuk ka kuptuar asgjë nga kjo histori sepse Lulzim Basha më ka gjetur aty dhe do më lërë aty,” tha Patozi.

Në këtë fushatë jam në një rol më modest.

E shikoj me keqardhje se për herë të parë në historinë e PD, forca jonë politike nuk merret seriozisht nga kundërshtari, pra kundërshtari përçmon partinë tonë, që nga flamuri, simbolet, kryetari.

Problemi kryesor i PD është se qarkullon një legjendë, e cila nuk po fashitet, sipas të cilës do ketë një koalicion mes PD dhe PS.

Dua të them se nëse kjo javë e fundit nuk do e ndajë përfundimisht PD-në nga kjo legjendë, pasojat do jenë shumë të rënda dhe do jetë përgjegjësi e vetme e zotit Basha.

Nëse demokratët konstatojnë se ka një marrëveshje mes Bashës dhe Ramës, edhe demokratët në nivel lokal mund të bëjnë marrëveshje”, vijoi më tej ai.

1 komente në “Astrit Patozi: Kjo legjenda e koalicionit PD-PS duhet fashitur, ndryshe pasojat do jenë fatale”

  1. Veshi says:

    O astrit, po ç’vlere ke ti, e vodhe dhe e shkaterove pn e vlores, bashke me kollozin, sa duhen vite ta ngesh me si pd, e ç’te duan ty more dite zi, nga fshatrat e kavales qe vetem voten dende ke, te thuash per ndonje tjeter edhe! Po ti je turp more ditezi. Shko e i te vila ne jale (me miljonat qe vodhe me kollozin).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje