Këto ditë të fundit të përmbylljes së fushatës elektorale nxorën në pah disa aspekte që nuk ishin të panjohura, por që liderë të caktuar politikë u munduan gjatë të kamufloheshin për të mos e nxjerrë atë lloj karakteri që i karakterizon. I tillë është qëndrimi që po mban Presidenti i ardhshëm Ilir Meta, sjelljet politike të të cilit, nëpërmjet deklaratave politike që po bën në çdo miting, janë tmerrësisht larg të qenit në funksion të detyrës së lartë që i është besuar. E sheh këto ditë tamam në natyrën e vet, por që për disa po u duket çudi kjo lloj retorike e tij. Në fakt, personalisht i përkas asaj rryme që nuk e mbështes asnjë lloj marrëveshje me atë lloj opozite, liderët e të cilës i janë shmangur drejtësisë me procedurë. Por, nëse kishte të vetmen gjë pozitive marrëveshja Rama – Basha, ishte dhe mbetet fakti që arriti t’i çjerrë maskën Ilir Metës. Ishte vërtetë acaruese ajo shtirje e stërgjatë që bënte Meta për t’u dukur si faktor stabiliteti. Mjaftoi që atij iu prekën paksa interesat dhe doli në identitetin e vetë që aq shumë u mundua ta zbukuronte.
Sot Ilir Meta deklaron se nuk do dekretojë qeveri të dalë nga vota të dhunuara (dhe me të drejtë në këtë pikë), por përpara kësaj duhet të bëjë një prapa kthehu në atë investim për jetë a vdekje që bëri gjatë zgjedhjeve vendore të vitit 2015 në bashkinë e Vorës. Aty u investua e gjithë makineria shtetërore e LSI-së me Ilir Metën në krye për të marrë një bashki, madhësia e të cilës përshkohet për vetë 5 minuta me makinë në gjithë gjatësinë e saj. Aq të tendosur e bëri LSI-ja situatën aty sa që rasti “Vora” ishte nga më kryesorët në raportin e OSBE-ODHIR-it si rast problematik që zhbëri shumë arritje të tjera të atij procesi zgjedhor. Gjithashtu, Ilir Meta dhe gjithë jesmenët e tij, po na bëjnë moral për nëpunësit që i përkasin LSI-së, por që deri dje ishin të verbër kur nuk shihnin me kthjelltësi se si veprohej pikërisht aty në administratë prej titullarëve që i përkisnin LSI-së. Depersonalizimi i njeriut kish arritur kulmin kur punonjësit nuk i kërkohej vetëm vota e tij, por maskarallëku kish arritur në ato përmasa sa që e detyronin të ngratin punonjës të gjente ku të mundej edhe 40 vota të tjera, përndryshe humbte vendin e punës. Ah medet i ziu punonjës e kapte një ankth i paparë për një çështje që nuk kish të bënte hiç me problemet e punës që kryente, por me direktivat e presion bërësve metistë që për pushtet nuk e çanin kokën se sa kokëçarje i sillnin atij punonjësit të shkretë.
Ilir Meta ka kohë që e ka shpallur aleancën e tij me Sali Berishën. E ka bërë këtë qysh në krye të herës me miklimet që i bënte në Kuvend duke e konsideruar si pikën e tij të dobët. Ishte kjo merakosje e tij që e bëri çorap Kuvendin e Shqipërisë gjatë gjithë drejtimit të Ilir Metës, ku asnjë seancë nuk filloi e mbaroi me diskutime për rendin e ditës, por niste e bitiste me çmenduritë e Berishës, duke e fokusuar punën e legjislativit në drejtime të tjera, larg interesave të qytetarëve. Edhe këto ditë të fundit të fushatës, sërish ka plasur ajo dashuri e madhe Meta – Berisha ku pa frikë mund të thuash se ka gjetur tenxherja kapakun. Normal që Meta e ka si pikë mbështetje Berishën, qenien më të dëmshme që iu bë barrë këtij vendi për një çerek shekulli, si një mallkim që na shoqëron çdo njëqind vjeçar. Meta e gjen njeri me karakter Berishën, sepse ai është nga ata që zbret nga kali vetëm pasi i është vënë flaka gjithë Shqipërisë. Kjo është forca e karakterit të Berishës që e adhuron Meta, sepse është peng i një individi që e ka shpallur veten që është Arkiva. Po, po, ia besoj këtë gjë, sepse është në vijim të gjurmëve të etërve të tij që e kanë brumosur me idetë që kundërshtarët e brendshëm e të jashtëm i lufton më mirë kur i kë nën kontrollin e shantazheve të dosjeve komprometuese. Tipike metodat e ish Sigurimit të Shtetit të përshtatura në kohën e SHIK-ut të Gazidedes.
Sot Meta e akuzon Ramën për çështjen e kanabisit, por pse nuk bëzani asnjë çast kur lulëzonte Lazarati për të cilin Berisha e deklaroi publikisht në media se ishte urdhri i tij politik që ai fshat të mos goditej? Po kur qeveria Rama mori pushtetin më 15 shtator 2013, u harrua që u përball atë fundviti si dhe vitin në vijim me tonelata kanabis që u mbollën e u korrën gjatë fushatës zgjedhore ku policia e Berishës e lejoi më ndërgjegje të plotë atë akt kriminal?
Ilir Meta e akuzon Ramën se kërkon pushtet të pakufi kur dihet fare mirë që po të ishte kështu Edi Rama nuk rriskonte të hynte i vetëm në zgjedhje, por së pari linte PD-në në çadër dhe merrte shumicë kushtetuese ose, flirtonte sërish me LSI-në dhe e kishte të sigurt pa u lodhur fare mandatin e ri si kryeministër. Fakti që nuk bëri as njërën e as tjetrën, tregon se Rama nuk ka qëllim në vetvete pushtetin, por ai kërkon doemos të qeverisë i vetëm për të zbatuar program, jo të parcelojë shtetin ku askush s’e ka mendjen tek programi, por tek ndarja e posteve që u sjell të mira materiale veç kryetarëve. LSI-ja, duke e ditur se nuk del dot forcë e parë siç reklamon pareshtur, ka si qëllim në vetvete që të marrë aq mandate sa të detyrojë o PS, o PD, të lidhin aleancë me atë. Në këtë rol ajo është tepër komode, sepse çdo dështim i adresohet partisë së madhe, ndërkohë që LSI vijon e pa shqetësuar të mendojë se si të shtojë radhët pa mbajtur asnjë kosto. Çuditërisht as nën qeverisjen “Berisha”, e as atë “Rama”, LSI nuk ka lënë gjurmë mbresëlënëse aty ku ka drejtuar. Kjo ka ardhur për shkak se ata e kanë fjetur mendjen me idenë: nuk na bëni dot gjë sepse o ju rrëzojmë qeverinë, o nuk jua votojmë reformat. Çështja e të qenit King Maker ose bërës i qeverisë, është jetike për Ilir Metën, sepse është e vetmja mënyrë që ai mund të mbijetojë përmes shantazhit për të rrëzuar qeverinë. E tentoi disa herë ta bënte këtë me qeverinë “Rama”, por u tërhoq në çastet e fundit kur e pa që Edi Rama i bënte 71 mandate. Kështu që mos na hiqet sot sikur ka qenë gjithmonë luajal, sepse në momente të caktuara, kur ka menduar se Rama ishte i dobët, ka tentuar gjithmonë të sabotojë, po fatmirësisht pa sukses.
Por përveç Ilir Metës, Edi Rama ka përballë edhe tradhtarin e kombit, Lulzim Bashën. Ajo firmë që hodhi me Bakojanin do t’i mbetet përjetë si vulë me damkë në ndërgjegjen e tij të shumë njollosur. Lulzim Basha ka shtypur një broshurë ku pretendon se ka hedhur themelet e Republikës së Re. Ai në fakt nuk është program politik e aq më pak ekonomik. Ai që Basha e quan program nuk ka lidhje fare me realitetin shqiptar, bile përbën rrezik afatgjatë për financat shqiptare nëse do mund të zbatohej ndonjëherë. E keni vënë re që pothuajse të gjitha forcat kryesore politike i ka kapur një populizëm i pashoq dhe kanë nisur të gjitha njëzëri të bëjnë premtime për ulje drastike taksash e rritje të madhe shpenzimesh? Asnjëra nuk i ka të kalkuluara se sa të ardhura do të mbledhë, duke iu referuar edhe historikut tonë 25 vjeçar në këtë fushë, po sekush më shumë kanë një garë për të deklaruar mundësisht taksa zero. E vetmja që është realiste në këtë drejtim është Partia Socialiste, e cila nuk ka lëshuar pe në këtë drejtim. Ajo është e ndërgjegjshme se nuk mund të futet në aventura të cilat do pas sillnin kosto për ekonominë shqiptare për vitet në vazhdim, prandaj ka treguar racionalitet në këtë çështje. Pse, e kishte problem Rama të premtonte pensione 300 euroshe, e paga minimale 500 euroshe, nëse do e kishte qëllim në vetvete marrjen e pushtetit me çdo kusht? Edhe Basha që premton pensione 25 mijë lekëshe, thotë se do i bëjë ato pas 4 viteve, domethënë 3 muaj para zgjedhjeve, që t’ua ngecë qeverive që do vijnë më pas. Lulzim Basha premton se do anulojë çdo konçesion të dhënë në fushën e shëndetësisë, pa u menduar gjatë se çfarë fiton e çfarë humbet. Ja, ai angazhohet publikisht që ta heqë hemodializën kudo ku ajo po ofrohet nëpër Shqipëri, dhe ta rikthejë sërish në Tiranë, jo më me 80 euro sa është tani, por me 90 euro sa ishte dikur nën qeverisjen Berisha. Ai do heqë edhe sterilizimin modern dhe do kthehet sërish në kohën kur sterilizimi ishte i pasigurt. Natyrisht, do heqë dorë edhe nga instrumentet e reja kirurgjikalë për ta kthyer sërish kohën prapa në instrumentet e monizmit. Padyshim, nuk do mbetej mbrapa në këtë drejtim edhe anulimi i Check Up-it, sepse shëndeti i publikut nuk ka më rëndësi për Bashën. Me këto lekë që do t’ia heqë shëndetësisë, ai premton se do ushqejë fëmijët me vakte falas si dhe do shtojë edukatorët të kujdesen për fëmijët deri në orën 16:00. Do ia besoja këtë vëmendje ndaj vogëlushëve nëse do kish treguar vullnet kur ishte kryetar Bashkie që të rikonstruktonte çerdhet, kopshtet dhe shkollat e tyre. I la aq në gjendje të mjeruar, saqë prindërit i çonin tek privati për shkak të kushteve skandaloze që ofronte Basha. Po mirë, a do ndjente ndopak përgjegjësi Basha për prindin e atij fëmijës që po i ofron ushqim, që nga heqja e Check Up-it i hiqet e drejta e një diagnostikimi dhe zbulimi në kohë i ndonjë sëmundje që mund t’i marrë jetën?!
Ta lëmë këtë mendim të keq e të bëjmë një pyetje tjetër. Po ofrimi i ushqimit a nuk do bëhej me tender? Tenderi do ishte për secilën shkollë veç e veç, apo do fitohej për të gjitha shkollat që ka një bashki nga një subjekt i vetëm? A nuk është kjo e njëjta gjë me konçesionet që anatemon Basha? Apo Basha ka ndërmend të ndërtojë në çdo shkollë kuzhinë me staf të paguar nga shteti ku do gatuajnë njësoj siç gatuhet në kopshte? Por tek këto të fundit numri është më i përmbledhur dhe ushqimi përgatitet në bazë të pjesëmarrjes çdo mëngjes. A do mundej të përballohej çdo shkollë me minimumi 500 – 600 nxënës çdo ditë me ushqim? Ushqimi do shërbehej me pjata apo me vasketa? Do ndërtoheshin mensa të mëdha, apo do përdoreshin palestrat si vend ushqimi? Apo mos vallë vetë klasat? Po rrëmuja që krijohet kur ndahet ushqimi që nën shembullin e tortës së 100 vjetorit ne tregojmë se kemi shumë kulturë në këtë drejtim? Po rendin: kush mori e kush nuk mori ushqim, cili do e mbajë? Ushqimi do ndahet gjatë pushimit të madh që është 20 minuta, e pamjaftueshme kjo për të kryer procesin e ndarjes dhe ngrënies, apo pas mësimit, kur nxënësit e kanë mendjen të ikin në shtëpi se u është bërë koka daulle nga orët e mësimit, kërkesa e llogarisë prej mësuesve, zënkat mes vedi, dëshira për të luajtur me shokët e lagjes, e shumë faktorë të tjerë? Kuptohet që Lulzim Basha nuk i ka menduar këto detaje, ashtu siç nuk mendoi kur premtoi ndërtimin e tramit për linjën Kinostudio – Kombinat dhe pastaj u justifikua se kosto e ndërtimin dhe shfrytëzimit ishte e paleverdishme.
Lulzim Basha anatemon modernizimin e godinave të shërbimit dhe i duket luks i tepruar kushtet komode që ofrohen në to. Ja p.sh., atij i duket investim luksi qendrat e shërbimit ADISA, ku çdokush që shkon aty ndjehet i respektuar. I tillë ndjehet jo vetëm populli që merr shërbimin, por edhe vetë punonjësit, sepse puna në ambient plot hijeshi dhe estetikë është vërtetuar se është motivues në punë. Provoni të punoni në një ambient me mure të rëna, plot lagështirë, me ndriçim të dobët, më tavolina, dollapë, e karrige të kalbura, mbyllur pas hekurave, se si do të ndiheni? Një ambient i tillë edhe vetë nëpunësin e kthen në arrogant, sepse i zhbën komplet dëshirën për t’i shërbyer me kulturë popullit. E pra, për Bashën këto lloj ambientesh janë të denja për të cilat nuk duhet shpenzuar asnjë lek, pasi me këto kursime mbyllim ndonjë vrimë nga lëmosha e ndihmës ekonomike, për të cilën vetë aplikanti do i duhej të paraqitej në atë lloj qelbësirhane.
Lulzim Basha na premtoi edhe një sihariq tjetër që mezi e kemi pritur. Do na risjellë sërish gjahtarët italianë për të na shfarosur gjithë kafshët dhe shpendët që mezi u shumuan këto 4 vjet nga moratoriumi i gjuetisë. Basha e justifikoi këtë me aspektin turistik, paçka se nuk e di që në Shqipëri po vijnë plot turistë jo për të vrarë, pro për të parë pelikanin kaçurrel e shumë specie të tjera që shtohen dita ditës. Aq kupton e aq bën, duke besuar se votat e gjahtarëve vendës do i mjaftojë për të ardhur në pushtet.
Shumë xhevahire të tilla po premton çdo ditë Lulzim Basha e më shumë të tilla do dëgjojmë sa më shumë afrohet 25 qershori. Po ramë në grackën e sharlatanëve të tillë që pa ju dridhur qerpiku gënjejnë me premtime boshe e të parealizueshme, thjesht i kemi bërë dëm vetës duke shtyrë edhe më tej vitet e tranzicionit. Prandaj përballja e Ramën me dyshen Meta – Basha, sot merr më shumë kuptim, sepse tregon më qartë se kurrë vijën ndarëse midis atyre që luftojnë me mullinjtë e erës, dhe atij që ka synim ta çojë vendin në dyert e Bashkimit Evropian. Thjesht, ndani fjalët nga veprat dhe zgjedhjen e keni shumë të lehtë ta bëni.
Ajo qe te habit eshte shqetesimi I pashembullt I PD-LSI per deklaraten e Rames, se policet, pas orarit te punes, si cdo qytetar kane te drejte te marrin pjese ne fushate. Ata jane te depolitizuar vetem brenda orarit zyrtar dhe kur jane te veshur me uniforme. Me uniforme edhe jashte orarit zyrtar eshte rreptesisht e ndaluar. Po per Presidentin e zgjedhur te vendit, perse nuk shqetesohet LSI dhe PD qe hapur dhe ne menyre brutale mer pjese ne fushate, kur me kushtetute atij I ndalohet? Ministri I Brendeshem “teknik”, kercenon policet me burg deri ne 5 vjet dhe as qe shqetesohet se kercenimet e tij behen te pavlera kur ne fushate del vete Presidenti I zgjedhur. I merr te keqen Nishanit Meta, se ai qendron sic I ka hije presidentit dhe nuk eshte bere pjese ne fushate. Te pakten formalisht…..
Faleminderit për shkrimin. Është plotësisht real, Metës ju corr maska kur rama dhe Basha bënë marrëveshjen. S’ka ndryshuar kurrë, është i njëjti bashkë me Monikën, sabotues në qeverinë e Nanos, përfitues nga qeverisja e PD-së dhe e PS duke shantazhuar, fjalori që kanë përdorur e përdorin të dy nxjerr në pah sa të pamoralshëm janë. Sa për dashurinë ndaj Berishës, ishte Meta si kryetar kuvëndi që sabotoi miratimin e ligjeve seancë për seancë. Maska Ra.
I nderuari Altin je një gazetari I shkelqyer,të lumte dora dhe mëndja.
Peco! ke te drejte,ashtu eshte.Sipas llogjikes se ketyre palacove,policet nuk duhet as te votojne,se jane police?Ata jane te depolitizuar,por ne shtepine e tyre dhe ne ambientet ku banojne e jetojne nuk do u marrin leje leshelinjve apo ministrave teknike=superpolitike te lul hollandezit.Sa per Metaj Likefloririn shohim se perfundimisht e hodhi poshte masken qe e ka shitur kaqkohe si kapelen e nastradinit.Ky nastradini shqiptar qe ka mbijetuar duke bere kompromise here majtas e here djathtas eshte kontigjent i ARKIVES berisha-ndaj dhe i shpetoi gjykimit per videon e fameshme qe kemi pare e degjuar me 7oo mije euro bulbuar.Ndaj ai nuk ka bythe dhe eshte i detyruar te degjoje dhe te kordinoje per cdo gje( dhe per te bere shurren) me qoftelargun e ketij vendi,i cili nuk i zbret kalit,sic thoshte i madh Namik Hoti,vec me e vra.Por meqenese jemi ne kohe te demokracise,nuk e vret shteti dhe do e kemi rrodhe,si muti pas kepuces edhe disa vjet te tjera.Nuk bindet shqiptar me mendje ne koke per te kunderten,sikur ne tavan te hidhet e te bjere poshte i degjeneruari.Te shpresojme gjithashtu qe ne keto zgjedhje populli i tiranes ta qeroje emrin e Sali Serb kriminelit nga listat e deputeteve dhe te degjoje Erjon Veliajn e te votoje per kandidatet e PS-se.Zoti Ketro ka bere ne kete rast,si dhe here te tjera nje radiografi te shkelqyer te like floririt.Bravo dhe suksese.
O Altin po mos u shqetso mo burr se sa te mbarojn zgjedhjet do I shofsh Te gjith bashk du ke mbyllur hallkat e zinxhirit krijuar gjate ketyre 25 viteve Keta e thone hapur dhe vet nuk ndahem nga doktori- tashi do me per belulin.
Zoti Altin Ketro! Te jemi mirenjohes per kete shkrim brilant.I ke the te gjithe te vertetat,dhe nuk ke len me per te komentuar nga neve.Eshte nje shkrim ku i ben thirrje kujtdo qe te mbledhin mendjen,dhe kur te shkoi para kutise se votimit,te mendohet mire qe vota te shkoi atij qe e vlen.KY SHKRIM ESHTE MIRE TE LEXOHET NGA TE GJITHE NJERZIT,SEPSE PERMBAJTJA E TIJ ESHTE E MADHE.T’A LEXOJNE QE TE MOS GABOJNE DHE TE MOS GENJEHEN.Por populli shkret nuk ka kohe dhe nuk e mendon se ne gazeten Tema eshte botuar nje shkrim per te miren e tij.Propaganda e felliqur e Bashes dhe e Metes,eshte per te keqen e vendit.Edi Rama eshte nje udheheqes qe perfaqeson shtresat e gjera e te varfera te shqiperise,dhe duhet mbeshtetur me çdo kusht,per te miren e popullit.Prandaj une si qytetar i thejeshte,i bej thirrje njerzeve normal dhe progresist,t’a kuptojn mire situaten,te mos bjen pre e propagandes djallezore te Bashes dhe Metes,e t’i japin voten ps-te,Edi Ramrs.Edi Rama nuk ka bere krime.Ato i ka bere Saliu,Basha dhe Meta.
Like floriri…..Like dredharaku….Like i pa besi …..Like hileqari……….Like hajduti….Like interesaxhiu ……Like spiuni…….Like matrapazi……..Like tradhetari…..
Zoti Katro, urime per shkrimin. Me keqeardhje konstatojme se LSI me meten ne krye esht kethyer ne nje ciban kanceroz per SHqiperin dhe shqiptaret. Fakti qe ky kameleon, nderon njgjyren dhe flamurin sa her shikon qe mos i preken interesat personale dhe familjare, nderon flamuret dhe shkon nga shikon interesa.
Edhe pse ka tet vjet ne qeverit Berisha dhe Rama, ka krkuar vetem perfitime dhe si bashkeqeverises, jo vetem qe ka njollosur qeverissjen me nenpunes te kooruptuar, kudo ku kan LSI, ne qender dhe ne rrethe, por me e keqja esht se vetem akuzon dhe smban asnje pergjegjesi, per mosralizimet apo vjedhjet qe kan ber nenpunesit e LSI, kesaj force kanceroze., ne administraten shteterore.
Meta, gjat kater vjeteve, e lejoi Berishen ta kethej parlamentin ne vend komedish e teatrosh qe smerej me rendine dites , por me shpifjet, akuzat, mashtrimet, sharjet e fyerjet qe bente berisha cdo te enjte. Tani si Iliri dhe e shoqja qe kan mar pushtet, kerkojn akoma me shum, dikur i shtromnin dreka dhe darka, ne shpin e yre, tan i thurin hymne saliut, me te vetmin qellim qe, te vazhdoi bashkepunimin ne te ardhmen me Saliun dhe PD.
Ky koler me sjelljen arogante dhe mafjoze duhej te mos emerohej president, nga PS dhe Edi Rama shikoni cfar presjonesh ben. kerkon , jo vetem te mar mundesisht te gjitha pushtetet, vec presidences do edhe kryeministrin, rezik edhe qjyqesorin. SHikoni cfar presjone antiligjore po ben, pa mar detyren, bile dote ngritka poullin, kunder policis, etj. Mjer ai qe i beson keti kameleoni, qe flet per popullin dhe ne emer te tij. Tani, si Meta dhe ministrat e tij bejn vetem kritika, sikur skan qen ne bashkeqeverisje, por ne opozit. I vetmi shpetim nga keta mafjoze esht ndeshkimi me vote me 25 Qershor. Mbeshtetni PS dhe kryeministrin Rama si e vlerespojn dhe e mbeshtesin gjith kancelarit perendimore, ne menyr qe rreformat e medha qe ka ka ndermar kjo qeveri, kane filluar te japin rezultaetet te cohen perpara ne interes te shtetit ligjor, demokracis dh ritjes te ekonomis per gjith qytetaret ne te rdhemen e afert.
Z.Altin i keni rene Pikes.Ilir Meta e Corri masken .Doli si eshte Realisht.I Pabese,Hajdut,Intrigant ,Antipopullor,Kriminel i lidhur me kriminelet si Sali Gerdeci. Ky i fundit e ka akuzuar se ka vjedhur Thesarin.Per mendimin tim qe te dy duhen rrasur brenda .Njeri qe ka kryer Aktin dhe Tjetri qe nuk e ka denoncuar ne Institucionet Perkatese.(Ne kete rast quhet Bashkepuntor).Une per Vete gjate 27 vjeteve nuk kam votuar asnjehere per PS.Po deshiroj qe te behet SHTET dhe qe te behet SHTET kam besim tek Z.Rama.
Shkrim per tu lexuar.
Une besoj te logjika e njerezve …dhe njerezit duhet ti japin 65% PS….sepse mes njerezve ka edhe njerez me bisht (35%)