Gramoz Ruçi i përgjigjet sërish Ilir Metës: Sillu si president, ndryshe…

16 Qershor 2017, 21:30Politika TEMA

I ndodhur në një takim elektoral në Libofshë  të Fierit, Gramoz Ruçi ka përforcuar dhe një herë deklaratën e tij që Ilir Meta të respektojë Kushtetutën dhe të sillet si president i Shqipërisë, dhe jo si president i LSI-së.

Ruçi tha se nuk janë kompetencat e tij që të vendos për akreditimin e zgjedhjeve, por të KQZ-së.

“Përfaqësuesit e LSI mendojnë se e kemi zgjedhur president Ilir Metën për të përfaqësuar LSI.

Gabohen rëndë.

LSI dhe Ilir Meta ta marrin vesh se në Presidencë do të shkoj presidenti i Shqipërisë, jo presidenti i LSI.

Nuk është presidenti që përcakton rregullat.

Nuk është presidenti që përcakton nëse zgjedhjet janë të lira apo jo.

Te manipuluara apo jo nuk i takon atij.

Janë numëruesit, komisionarët, KQZ, ku LSI është pjesë etj, ata që vendosin, nuk vendos presidenti.

Presidenti ka vetëm një detyrë, të zbatojë kushtetutën.

Fituesi të administrojë fitoren, humbësi te dalë në opozitë”, tha Ruçi.

4 komente në “Gramoz Ruçi i përgjigjet sërish Ilir Metës: Sillu si president, ndryshe…”

  1. Kujtimi says:

    Shum mir Ruci po gabuat rende me zgjedhjen e
    LIKE FLORIRI si president
    JU e dini shum mir sa vojtet me Liken ne qeveri ay eshte I pafytyre I pabes

  2. ce guevara says:

    o Gramoz o legjende e PS do mbetesh i tille gjithmone se je i paperseritshem si deputet , je burre shteti trim dhe kurajoz. Nuk kam pare gjate 27 viteve demokraci deputet me trim se ju dhe burre me te mencur se ju . Do kisha deshire te ju shihja Kryeminister se ju keni hijen e Mehmet Shehut kryeministrit legjendar te Shqiperise.

    1. Grigor says:

      O Çe Guevara, or mik
      Te te them nje te vertete, por mos u ligeshto shumë. Nuk e di sa vjeç je, por do te te tregoj të vertetën:
      Babagjyshi i Krishtlindjeve …. nuk egziston.

      E thashe me ne fund. Qënke shumë naiv mor burre. Vertete qe Gramoz Ruçi qëndron më lart nga ai debili Edi Paloka, por politikanet ne thelb Jane njesoj not mik. Ndryshimi qendron ketu:
      – Hajdutet e PD-së janë rrugeçër, harbutër dhe vjedhin si kafshë
      – Hajdutet e PS-së Jane të sjellshëm, flasin bukur, dhe vjedhin me lezet.

      Edhe popullit I vjen mire kur e vjedhin me lezet. E ka thënë Pjeter Arbnori – Këta nuk janë socialista, por specialista.
      Jo se Pjetri ishte ndonje burre i mire, por kete e gjeti.
      Te fala Gramozit, se e paske shok me duket.

      Thuaj PS ka fat sepse Lul Basha eshte idiot, Ilir Meta eshte njeri i ndyre, Berisha eshte diskredituar komplet, ndersa socialistet kane mundur të paktën te ruajne fytyren. Nuk u ka plasur cipa akoma.
      Populli do votoje per ata qe kane nje fare cipe te pakten.
      Por ti mbaje mend. Babagjyshi i Krishtlindjeve nuk egziston.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje