Fotografia e kreut të opozitës, Lulzim Basha me Presidentin amerikan, Donald Trump ka nisur të përdoret gjerësisht në fushatën elektorale të demokratëve.
Sot ajo fotografi u përdor në pankartat e mbështetësve të PD-së në Berat, ku Basha zhvilloi një takim.
Jo vetëm kaq, por edhe vetë Basha e mbajti në dorë për disa çaste një pankartë të tillë, sipës së cilës është shkruar slogani i demokratëve “Ekonomi e fortë, e nesërme e sigurt”. Basha tha se Donald Trump është burim frymëzimi.
“Edhe ky burrë (tregon foton me Trump) e nisi rrugën e tij kundër establishmentit poltik. Trump është burim frymëzimi për ne. Takimi me Trump ishte një nder dhe privilegj. Rama refuzon debatin, pasi ndryshe nga unë që vij me një plan ekonomik me ekspertët më të mirë, ai nuk ka program. Rama premtoi 300 mijë vende pune, por i çoi refugjatë”– tha Basha.
Me kete foto te reklamuar na drejtohet: bageti hani bar…!!!
Lëri llafet Lul
Po shpejto
futju Punës
Sa pa t’hik ky far frymzimi
Që të erdhi …
Nga Trapi i Sumës!
???????
Ky [email protected]@a fryhet me topat e trumpit !!!!
po cte flase rama ekonomi ai eshte dru fare