Të gjithë politikanët bien dakort se oligarkët janë një e keqe për Shqipërinë, por askush nuk guxon të përmendë një emër. Të gjithë flasin sikur oligarkia të ishte një fenomen që ndodh diku në hemisferën tjetër, jo një sëmundje që ka kapur shtetin tonë dhe degradon çdo ditë jetën e individit.
Shansi për të folur iu dha sot Lulzim Bashës, kur një simpatizant i PD-së, njëkohësisht punonjës i ARMO-s e sfidoi të flasë për oligarkët.
Vetë simpatizanti, u prezantua me emër dhe mbiemër dhe foli hapur duke përmendur emrin e Edi Ramës dhe vëllait të tij.
Tha se kishte 20 muaj pa u paguar dhe kërkonte që edhe politikanët të flasin hapur.
Por Lulzim Basha nuk foli me emra në fjalimin e tij.
Maksimumi që arriti të artikulojë ishte se “ARMO dhe ALBPETROLI janë të qytetarëve. Do t’ia kthejmë qytetarëve dhe do t’ia heqim oligarkëve”.