Deputeti i PS kundër Panaritit e Metës: Subvesion zero, ku shkuan 48 milionë euro?! Dhe të lutem...thuaju Gimave ç’ështe Ebola

16 Qershor 2017, 19:17Politika TEMA

Nga Erjon Braçe

Minister, mirdita!!

Mesova se, me ne fund, u zgjuat edhe ju;

Reaguat!

Ne fakt,

une prisja nje pergjigje per pyetjen e thjeshte te disa diteve me pare, gjithnje lidhur me bujqesine, asfare me ju:

Cili eshte nje bujk i vetem ne Divjake e Lushnje qe ka perfituar qofte edhe nje lek te vetem subvencion te drejtperdrejte per punen me token?

Duhet nje pergjigje!

Jane 47-48 milion euro, ku kane shkuar?

Si thua? Duhet nje pergjigje.

Nuk kalohet nga ketu sic ju dhe kali lumin!

Dhe jo vetem per kete;

Edhe per pyetjen tjeter:

Ku kane shkuar 26 mije meter katrore toke bujqesore e kategorise se pare?; kujt i jane dheme?; sa nga kjo siperfaqe eshte kultivuar?; sa njerez jane punesuar?

E ben dot?

Nje pergjigje e thjeshte duhet, duke nisur nga Libofsha, nga ai “bujku” prej Bangladeshi.

Nuk po te akuzoj,

thjesht po te kerkoj nje pergjigje te thjeshte, gjithnje e lidhur me punen tuaj, efektin e kesaj pune tek bujqit, puna e tyre me token.

Ne ane tjeter,

nuk habitem hic nga statusi juaj per “pervetesimin e kanaleve”!

Patjeter ti, ju, partia juaj, vec kaq mund te beni.

Ju personalisht,

as qe mund ta dini ku kam qene une, ku jam;

Ka nje arsye te thjeshte:

JU NUK KENI QENE KURRE ATJE KU KAM QENE UNE, KANAL ME KANAL, VADITES E KULLUES, I PARE, I DYTE APO I TRETE.

Ju nuk vini dot aty;

Ndaj mua me njohin te gjithe, me kane pare edhe bujqit, edhe punetoret, edhe manovratoret, sic i njoh dhe une!

Di emrin e ndonjerit prej tyre minister?

E kupton qe arkiva e facebook, instagram eshte nje prove, per mua e per ty, por arkiva njerezore e prezences, kontakteve, punes se perbashket,

eshte nje prove e pacenueshme.

Une kam qene, ti, ju, partia juaj JO! Zero!

Pyetje e thjeshte eshte minister, perseri;

Kur ke qene per here te fundit ne inspektimin e nje kanali, kullues e vadites per here te fundit?

Mos u mundo kot me pergjigjen;

Kryeministri yt ka qene shtate here, ti asnjehere. Zero!

Une, sic e sheh skam cte te pervetesoj nga ju!

E kupton, projekti i fundit, eshte vonuar nje jete, nga dhjetori i 2012 ne janar 2017!!!!

Cfare kohe e cmuar eshte humbur?!

Ju jeni pergjegjesit!!

Dhe ti e di fort mire cfare ministrie mal kam levizur une, Vali, Oljani e kryeministri per te vene ne levizje projektin!!

Ndaj merre pas cfare ke shkruar!

Edhe per nje arsye tjeter;

Une kam punen, madje edhe punen pertej mundesive, ju llafet me se shumti, madje pertej cdo caku.

E di ceshte nje pune e tille;

Te pastrosh katerfishin e kanaleve me te njejtat leke.

Po ta bej me te thjeshte;

Me nje lek, ju benit 1 kilometer, ne me bashkite e reja, bejme 4 te tilla.

Ndaj bashkia e Lushnjes ka pastruar 240 km ne pak me shume se nje vit, 120 km bashkia e Divjakes; 450 km do arrijne kete vit, dy turne pune.

Profesor, ju respektoj pa mase,

gjithcka them ska lidhje me ju, por me drejtuesin real te asaj ministrie.

Une i ndaj,

ju e keni pranuar kete derexhe drejtimi.

Ndaj nuk keni pune!

Ky eshte problemi!

Prej jush po vuajne bujqit.

Perpara tyre nuk ve kerkend nga ju!

Dite te mire!

vo: te lutem thuaju Gimave ceshte ebola, mbeten qofterive duke kerkuar ta blejne me leke.

8 komente në “Deputeti i PS kundër Panaritit e Metës: Subvesion zero, ku shkuan 48 milionë euro?! Dhe të lutem…thuaju Gimave ç’ështe Ebola”

  1. ATDHEU says:

    Bravo Erjon…
    Pergjigja me e mire per te gjitha ata vjen me 25 qershor.

    1. Savon says:

      Nuk pergjigjet dot ky hajdut,jo,se keshtu e ka mesuar partia e tij,qe tenton ta privatizoje te gjithe Shqiperine!
      Ky minister e ka vendin ne burg e jo si deputet!
      Ai e beri te gjithe popullin kanceroz me buken qe prodhohet me miellin kanceroz serb!
      As ketij artikulli te para 4 vjeteve nuk i eshte pergjigjur ky bandit:

      Vazhdon krimi. Fabrikat prodhojnë miell me drithëra serbe e ruse që duhen groposur ose përdorur si tagji për kafshët

      Saktësisht 1 vit më parë, pas ndalimit prej qeverisë Kosovare të kalimit tranzit të miellit e grurit serb që destinohej për fabrikat e bukës e të blojes në Shqipëri, menjëherë u dha alarmi dhe u përhap paniku i bukës“kancerogjene”, që prodhohej me miell të skaduar, me miell me stampa false që nuk i
      dihej vendi i origjinës, me miell që prodhohej nga grurë e misër importi i nxjerr jashtë
      përdorimit në vendet e origjinës, me miell tagji kafshësh që importohej nga Serbia
      nëpërmjet Kosovës, Malit të Zi e Maqedonisë. Madje disa herë edhe me anije tregtare
      italiane, të pajtuara nga tregtarët serbë, duke kaluar ngarkesat, tranzit nga Italia. Edhe
      pse autoritet zyrtare të Kosovës, kishin deklaruar me prova laboratorike, se drithërat
      dhe mielli serb që futej në Kosovë e Shqipëri, ishte për groposje ose i përdorshëm
      vetëm për tagji kafshësh e ushqim shpendësh, Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit që
      atëherë drejtohej nga Genc Ruli, dha garanci publike, se gruri dhe mielli serb ishin
      shumë të sigurt për konsum njerëzor. Kjo deklaratë e asaj kohe rezultoi false, mbasi analizat ishin nga pala kosovare në “Laboratorin suprem të ushqimit të BE” në Romë dhe gruri e mielli që vinte nga Serbia, rezultonte jo vetëm jashtë standardit bio-ushqimor për njeriun, por edhe i infektuar nga viruse të rrezikshëm intoksikues e vdekjeprurës për njeriun, si dhe me përbërës elementesh kancerogjenë.

      Fakt/ 1 vit pas alarmit, vazhdon avazi i miellrave e drithërave kancergjenë

      Sot 1 vit pas atij alarmi të drejtë, të mohuar e fshehur me deklarata e copa letrash analizash false nga autoritet zyrtare ushqimore shqiptare të asaj kohe, në Shqipëri vazhdon krimi ushqimor me bukën dhe prodhimet e brumit. Vazhdon të importet miell i infektuar me elementë “vrasës” për shëndetin e njeriut nga Serbia, Maqedonia, Rusia, Greqia, Italia e deri nga Moldavia dhe Bullgaria e Rumania. Në doganat shqiptare në veri e në lindje, vazhdojnë të futen lirshëm, natyrisht me “letra analizash e sigurie” false, drithëra serbe të prodhuar 50-60-70 vite më parë, të “dozuar” me infeksione, përbërje dhe rrezatime kancerogjene, si dhe drithëra që duhen groposur si të rrezikshme edhe për mjedisin, ose që duhen përdorur vetëm si tagji për kafshët. Këto, pas një krimi të organizuar ushqimor në të gjithë linjën zyrtare të kontrollit e ligj-zbatimit, futen në Shqipëri, bluhen në fabrikat shqiptare dhe përdoren për bukë e prodhime brumi për konsum masiv njerëzor. Specialistë e ushqimit në fabrika mielli, në furra buke, në institucionet e kontrollit, deklarojnë të frikësuar “nën zë” (u ikën puna pse jo edhe koka) se gjithçka në lidhje me sigurinë e drithërave dhe miellit, kalon heshturazi, me firma e vula kontrollesh fizike e analizash laboratorike, që “vërtetojnë siguri e rregullsi” të lëndës së parë. Unë edhe publikisht e kërkoj kontrollin e specializuar e të saktë mbi miellrat dhe ‘dozat” e dyshimta me të cilët përgatitet buka “e sigurt”, siç thonë institucionet e kontrollit shtetëror. Dhe në këtë kontekst është momenti të shtrojmë disa për “linjën” e përgatitjes së bukës që konsumojmë, që siguria e pranimit dhe përdorjes së lëndës së parë: drithërave!

      Një “bos” fabrike mielli në Tiranë, la 7 orë pas porte një inspektor të AKU

      Dy ditë më parë, gjatë një bisede me specialistë të kontrollit të AKU (Autoriteti Kombëtar i Ushqimit), më treguan se një inspektor kontrolli i AKU (me origjinë nga Tepelena), kishte shkurre për një kontroll në një nga fabrikat “VIP” të prodhimit të miellit në Tiranë. Do të verifikonte në terren njoftimin se në këtë fabrikë prodhohej miell me drithëra që duhen groposur ose që duhen përdorur si tagji për kafshët. Gjithashtu, dot verifikonte dhe një tregues informaliteti në lidhje me faktin që ai shërbente pa licencë edhe si fabrikë prodhimi buke e prodhimesh brumi, por edhe për faktin që ai importonte edhe miell me rrezatim nga Serbia, Maqedonia, Kosova e Italia dhe hidhte në treg si miell të markës së vet. Pasi ishte paraqitur zyrtarisht tek roja i portës, inspektori i AKU kishte pritur të hynte në fabrikë për kontroll. Por roja i bëri me dije se, “bosi” nuk pranonte që ai të bënte kontroll! Edhe pas refuzimit, inspektori në këmbëngulje për të kryer detyrën, kishte qëndruar 7 orë prapa derës së fabrikës së miellit, mbasi “bosi” i saj kishte urdhëruar të mos lejohej të futej për kontroll zyrtar në fabrikë, për shkak se në atë moment, brenda fabrikës po shkarkoheshin “me aksion” në mënyrë ilegale 4 maune me targa serbe, të futura natën në fabrikë, të mbushura me drithëra prodhim serb, të ndaluara për t’u përdorur për miell konsumi për bukë e prodhime të tjera brumi për popullatën në Serbi, në rajon e në vendet e BE-së. Edhe në Shqipëri, me vendim qeverie, fabrikave të miellit u ndalohet u ndalohet kategorikisht të furnizohen me këto drithëra kryesisht grurë e misër që janë tagji kafshësh, të importuara kryesisht nga Serbia dhe Rusia, mbasi për nga siguria ushqimore janë drithëra të rrezikshëm për jetën e njeriut dhe janë të skeduar, të përdoren vetëm për tagji për kafshët. Nuk e dimë, nëse pas 7 orësh inspektori i AKU u lejua të futej në fabrikën e miellit që nuk i hapte portën, por dimë faktin që përditë në atë fabrikë dhe në gjithë fabrikat që janë ngritur në Shqipëri, vazhdojnë “gjëmojnë” sillosët e blojes, të cilët bluajnë afro 2000 tonë drithëra të infektuar me “doza” kancoregjene që duhen groposur, ose që duhen përdorur vetëm tagji kafshësh dhe nxjerrin miell për bukë për njerëzit.

      Qeveria jep “siguri”, fabrikat prodhojnë miell me drithëra kafshësh e kancerogjenë

      Ne u interesuam për importet e miellit e grurit në AKU (Autoriteti Kombëtar i Ushqimit), në Ministrinë e Bujqësisë e të Ushqimit dhe në doganën e Tiranës. Kudo refuzuan të japin shpjegime. E vetmja gjë që dëgjohet është propaganda zyrtare mediatike, se gjoja në Shqipëri ka siguri të plotë për produktet ushqimore të konsumit masiv të popullatës që vijnë nga importi, sidomos të miellit e bukës masive. Ky është mashtrim publik. Kur flitet për miellin, nënkuptojmë së pari bukën masive që konsumojmë dhe prodhimet e brumit për konsum familjar, prodhime ëmbëltoresh, “Fast food”, mensa konviktesh, mensa azilesh pleqsh, jetimoresh, çerdhesh e kopshtesh fëmijësh, mensa spitalesh, restorante konsumatorë të tjerë, që punojnë me produkte e gatime mielli. Po nga vjen mielli? Afro 80% e sasisë që shet tregu dhe që përdor konsumatori vendas, prodhohet nga fabrikat e shqiptare. Po me çfarë mielli prodhojnë ato? Shqiptarët hanë bukë dhe produkte brumi të gatuara me miell që “del” prej siloseve që bluajnë drithëra të “infektuar” me “doza” kancerogjene që duhen gropozuar dhe të destinuar për përdorim si tagji kafshësh, të cilat në 90% të sasisë futen ilegalisht, ose me “letra të rregullta doganore e analizash laboratorike sigurie”. Këto futen përgjithësisht nga Serbia e Rusia, vende ku këto drithëra nuk lejohen për t’u përdorur, mbasi për nga standardi i cilësisë, “moshës” së prodhimit, kalorive dhe sigurisë janë skeduar si të papërdorshëm për konsum njerëzor. Sa për kujtesë, lidhur me importet, po citojmë të plotë këtë vendim të Ministrisë së Bujqësisë e Ushqimit: “Ndalohet importi i produkteve të cilat janë te pashoqëruara me certifikata veterinare, fitosanitare si dhe fletë analize për aflatoksinat si dhe të lejohen për konsum vetëm pasi të pajisen me fletë analize nga ISUV me përqindje aflatoksinë në zbatim të udhëzimit nr. 13 datë 29.09.2010 “Mbi vendosjen e niveleve maksimale për disa kontaminues në produkte ushqimore si dhe Urdhrit të Ministrit nr.192 datë 06.06.2011 ‘Mbi Substancat e padëshiruara ne ushqimin për kafshë”.

      15 pyetje për ata që kanë detyrë të kontrollojnë

      1. Me çfarë mielli, përgatitet buka dhe produktet e përditshme që konsumojmë?
      2. Me çfarë gruri, misri, thekre e elbi prodhohet mielli që përdoret për bukë e produkte ushqimi?

      3. Në Shqipëri prodhohen drithëra buke sa për të ushqyer 100 pula në vit, ndërsa fabrikat prodhojnë deri 100 ton miell në ditë, nga importohet kjo sasi?

      4. Çfarë cilësia kanë këto drithëra importi?
      5. Përse drithërat e bukës, që hyjnë e përdoren në fabrikat në Shqipëri, në vendet e origjinës quhen “skarcitete”? 6. Përse lejohen të importohen përbërës kimik që nxitin tregues artificial në prodhimin e miellit e bukës?
      7. A lavazhohen teknologjikisht drithërat bukës, përpara se të përfundojnë në mullinjtë e blojes?

      8. A kontrollohen realisht drithërat e importit nga inspektoratet dhe laboratorët përkatës si gjendje fizike e analiza konkrete dhe të sakta, për sigurinë dhe cilësinë në pikat hyrëse doganore shqiptare?

      9. Po analiza e sigurisë dhe standardeve të drithërave, a kontrollohet direkt në fabrikë, përpara se ai të futet në prodhim mielli?

      10. Po analiza e sigurisë dhe standardeve të tjera të prodhimit, a bëhet kur mielli del nga prodhimi e nga fabrika dhe niset drejt tregut?

      11. Si shpjegohet që nga kontrollet e AKU dhe pikat e kontrollit ushqimor doganor, prej 1 viti pas alarmit të dhënë, janë bërë 2785 kontrolle në dogana, në tregje, në furra e fabrika buke dhe fabrika e mielli e “nuk është zbuluar” asnjë rast “shkelje” në standardet e drithërave të bukës e të miellit të importuar e të prodhuar?

      12. Si është e mundur, që në 1 vit “nuk është zbuluar”, nuk është ndaluar, nuk është kthyer mbrapa ose nuk është sekuestruar asnjë maune me drithëra të skaduar e tagji kafshësh?

      13 Nga dhe si hyjnë në Shqipëri, maunet me grurë importi, kur në pikat doganore të Malit të Zi e Kosovës, kontrollohet realisht?

      14. A ka Shqipëria laboratorë të specializuar në dogana e në qendrat laboratorike, për të bërë analizat e drithërave të bukës e të miellit të importuar, nëse jo, mbi ç’bazë të dhënash i plotëson certifikatat e cilësisë e të sigurisë, kur çdo ditë e natë ka importe, prodhim vendas mielli e buke?

      15. Kur do të kontrollohen realisht drithërat, mielli dhe përbërësit që importohen për të fshehur falsitetin e cilësisë dhe standardet e tyre të munguara? Gazeta Expres,6 gusht 2014.

  2. Arjan says:

    Gjeji Erjon ku kane shkuar 48 million euro e keni edhe gurin edhe arren e keni voten e popullit , sic gjetet edhe 7 milion leke nga banka e Shqiperise.Tregoje veten o shtet i dhjere.

  3. Kasemi says:

    Erion. Mire i thua ato. Por te gjitha konstatime. Nuk i dini ju ku kane vajt ato para. Profesori qe i thu ti eshte mjeshter i ketyne punve qe mban dhe mjeshtra te tjere pas vetes. Ju jini partia ne pushtet dhe nuk dini ku jane strehu keto para? Turp Erion. Ejani ne vete. Te paaftet dhe hajdutet si ky minister po ua hane koken. Ne djall vafshi te gjithe sera juaj.

  4. Bogonica says:

    Ne fakt,48 miljon euro per Bujqsine jane pak,por edhe aq sa jane, ato duhet te dihen ku kane shkuar.Erioni ka te drejte se si deputet ne opozite me pare, ashtu dhe ne qeveri,eshte afer halleve te njerezve.Kam pas besim tek Panariti,si njohes i mire i bujqsis, me pervoje dhe nga sistemi i shkuar,mirpo rezultatet ne bujqesi jane mjaft te dobeta.Une nuk e kam pare apo degjuar qe ministri Panarit te shprehet dhe te tregoje ngercet ne sektorin e tij.Ai me qarte u shpreh si minister i jashtem dikur,se sa per bujqsine, qe eshte e lidhur shume afer me profesionin te tij.

  5. Mentari says:

    ILir Meta eshte pa asnje diskutim Mafioz.Po ti o Brace(PS) ku ishe ti kur Meta e Panariti vodhen 48 Milione Euro? Apo sot qe Mafiozi Meta po ju kritikon juve ju vjen “keq” per parate e popullit.Ku jeni qe te gjith Maioze Jeni Hajdute e bashkepunetor ne vjedhje dhe nuk keni turp qe deri dje Heshtnit kur Ilir Mafiozi Meta I vjidhte shqiperise 48 Miion Euro.Po PS e juaj ope Rilindja e degjeneruar ,Mafioze e Hajdute e kriminele i kane vjedhur shqiperise? Cfar deputeti je ti qe fshesh vjedhjet e parave te popullit shqiptar? dhe nuk ka asnje argument qe edhe ti nuk I ke mbushur duart me Thesarin e shtetit. JU duheni future ne burg dhe vetem kjo deshmija jusj ju fut n burg ju dhe te gjith qelbesirat e Rilindjes qe kane bere kerdine ne keto 4 vjetet e pushtetit te tyre.

    1. Savon says:

      Po ti o ment-CAR edhe tani qe e more vesh se hajdutet e LSI-se paskan bere kerdine me parate e shtetit,PSE NUK I SULESH HAJDUTIT,por denoncuesit?
      Ti kete nuk e ben se Meta eshte pjese e bandes kriminalke te Berishes per shkaterrimin e Shqiperise dhe mjerimin e popullit shqiptar!

  6. Bogonica says:

    Nje miku im med tregoi nje ndodhi,nje fermer shqiptar me 1977-en,prodhoi miser direkt nga fusha,beri analizat e kostos dhe i delte qe ta shiste ate me 25 leke te reja kg (me nje fitim minimalal),ne fakt nuk e shiti dot, sepse ne treg shitej miser me shumice i ardhur nga Serbija me 15 leke/kg.Kur fermeri shqipar i hyri analizes se kostos te misrit ne vendin e origjines-Serbi(prodhuesi ishte specialict bujqesie dhe i ra lapsit),llogariti shpenzimet e prodhimt,perpunimit, transportin,tatimet,taksat e brendeshme,magazinimin,taksen doganore,fitimin ne vendin e origjines etj,i rezultoi qe misri ne Serbi te ishte prodhuar me kosto zero.Pas kesaj analize ai vete,por edhe mjaft fermere te tjere te atij rrethi hoqen dore nga kultivimi i misrit.!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje