Ilir Meta në "Fiks Fare": Pas 25 qershorit, Vasili kryeministër, ndërsa unë dorëhiqem si president. Rama është bërë si Jovan Bregu, ndërsa Basha si Sandër Mafishja

16 Qershor 2017, 20:35Politika TEMA
Ilir Meta në "Fiks Fare": Pas 25 qershorit, Vasili

 

 

 

I pranishëm në takimin e kësaj të premteje në emisionin “Fiks Fare” ka qenë presidenti i zgjedhur, Ilir Meta, i cili në bashkëbisedimin me moderatorët e emisionit ka bërë disa deklarata të forta.

Ishim në siklet si të prezantonim. Se je edhe bashkëkryetar i koalicionit, je edhe kryetar i Parlamentit, njëkohësisht edhe president i zgjedhur…

Meta- Mbi të gjitha jam edhe miku u Filipit.

-Si po ju duket vetja mes nesh?

Meta- Jam fiks fare!

Na fal që nuk të pritëm me raki Skrapari , por ngaqë thua lart e poshtë që do marrësh timonin nuk i jepet shoferit për të pirë.

Meta- Unë nuk kam folur për timon, as për tepsi. Unë kam folur për përgjegjshmëri, megjithatë unë edhe rakinë e mbaj nuk ka problem.

 -Keni ndryshuar këto kohët e fundit, nga slogani “me qetësi e dashuri”, keni kaluar për sherr e shamatë.Mirë qetësia të ka humbur, por edhe dashuria?!  Ke pasur ndonjëherë dashuri për Ramën?

 Meta – Tani ju duhet ta kuptoni që dashuria është diçka e brendshme, nuk është diçka … nuk është si mall. Ka patur simpati .

Nuk konkluduat në dashuri se nuk donte Rama apo ju?

Meta- Nuk të lë Monika për atë punë.

-Ke thënë Tomi e Jerry.Ne e sqaro kush është Tomi e kush është Jerry?

Meta- E para Tomi dhe Jery nuk ka të bëj fare me Devin dhe Dorin. Së dyti, tani nuk ka rëndësi kush është njëri e kush është tjetri, të dy janë e njëjta gjë.

 -Emrat nuk do na i thuash kush është njëri e kush është tjetri? 

 Meta- Ta zgjidhin vetë më mirë me konsensus

-Me Bashën nuk i ke mirë punët.Mos je prishur gjë edhe me Fariun, atë mblesin?

 Meta- Absolutisht , pastaj Fariun e njoh shumë përpara Lulit , madje e njoh edhe pak përpara Doktorit, plus që jemi dhe pak të afërt se i kemi gratë dibrane dhe kanë të bëjnë me njëra-tjetrën. Kështu që nuk ndodh të prishem me Fariun.

-Po me Bashën?

 Meta- Me Lulin ? Patjetër që marrëdhënia ime me Lulin është një marrëdhënie tepër interesante, pasi… e keni parasysh një fëmije nuk duhet asnjëherë t’ia marrësh për keq edhe kur bën një gabim.

-Si forcë e parë, me kë do beni koalicion me Bashën , me Idrizin apo me Blushin?

Meta- Kjo është një pyetje për Petrit Vasilin

-Me çfarë funksioni del në fushatë, se në çdo vend të kemi parë që flet i fundit?

Meta- Si anëtari më i thjeshtë i LSI-së. Në fund se anëtarit të thjeshtë atëhere i bie të flasë, i pari flet kryetari pastaj…

-Po duke folur si i fundit merr gjithe vëmendjen

 Meta- Jo, vëmendja  është e të gjithëve, sepse LSI është një shans për të gjithë . Kryetar është Petrit Vasili, ai është në listën e votimit dhe ju e dini që jo rastësisht LSI doli e para edhe në listën  e partive.

 -Nëse duhet marr një vendim, psh dhe Petriti thotë do merret ky vendim, nënkryetarja nuk pranon. Ti ça do bësh?

 Meta- Unë jam gjithmonë me LRI-në.

-Trendy i momentit është bërë Shekspiri. Rama pas marrëveshjes në orët e natës doli e tha unë jam Roneo kështu që Zhuylieta i mbeti Lulit. Tani Rama nuk duket shumë si Romeo, po dhe Luli nuk i ngjan shumë Zhulietës. Që të pijë Luli helmin për dashurinë?

 Meta-Nuk duket aq i sakrificave. Unë mendoj që mos të shkojmë kaq larg deri tek Shekspiri. Ajo që mbaj mend unë nga thëniet e tij gjeniale, kur kam parasysh egoizmin e disa politikanëve këtu në vendin tonë, është një thënie shumë interesante  “ nuk është i lig se ka një shkak,  por është i lig se është i lig”. Se ndonjëherë njeriu bëhet i lig se ka një shkak, është pa bukë dhe del edhe bën një veprim të padrejtë, por është i lig se është i lig. Kështu që mos të shkojmë larg se ne kemi personazhet tona këtu, ne kemi Jovan Bregun.

-Kush është Jovan Bregu këtu?

 Meta-Ai që vdiste për një cikë magazinë

-Kush? Rama?

 Meta- Tani magazinën për vete, të gjithë magazinën për vete.

-Po Luli kush është?

Meta- Po Sandër Mafishja  (qesh)

-Dje bëtë një super miting , por u tha dhe një super batutë. Petrit Vasili ka thenë mbreme se kjo është një qeveri e çmendur. Ju kur e kuptuar që Rama ishte i çmendur se ju keni qenë dhe afër, madje më afër se Vasili?

Meta-Thirreni dhe një herë Petritin, se Petriti është edhe mjek edhe ndoshta mund të japi një përcaktim edhe më të qartë, por ajo që unë mbaj mend është nga Dritëro Agolli në ’94 kur Doktori , pika ime e dobët dhe fortë, lajthiti pak, se e kishte edhe për herë të parë në pushtet dhe i donte të gjitha pushtetet për vete dhe Dritero Agolli shkruajti disa vargje në Kuvend. Unë rrija me Dritëroin gjithmonë pranë tij dhe thoshte : “Në vendin tim  e në vendin tënd/një kokë e çmendur, të gjithë i çmend.

Po ti ç’doje në çmendinë  katër vjet  o Ilir, se hallin tënd kam?

Meta- Tanii…

 – Ç’doje ti more Ilir?

Meta-   Unë vaksinën e bëra dhe nuk u çmenda, tani është koha një shans për të gjithë. Do i shpëtojmë të gjithë.

Shumë e drejtë. Tani në skenën politike shqiptare ka dy çifte që shkëlqejnë, Basha-Rama dhe Meta -Berisha. Cili nga këta do divorcohet më shpejt? Cili?

 Meta- Së pari njëherë, mos prisni që unë të divorcohem nga Doktori edhe nëse ai divorcohet nga unë, kjo e para.

Është e sigurt kjo?

Meta- Po, po,po . E dyta hahah.  E dyta, pastaj unë nuk mund të flas që çifti jonë është më i mirë se çifti tjetër, apo meqë ju i keni çiftuar në këtë

 -Jo nuk i kemi çiftuar ne, u çiftuat me njëri-tjetrin ju

Meta- Le ta shprehin qytetarët me votë, po unë nuk është se jam çiftuar , por pikë të dobët e kam, këtë ja kam thënë Ramës që në fillim, ja kam thënë të gjithëve, ja kam thënë dhe Lulit, biles Lulit ja kam thënë “Kujdes mos u ndaj nga Doktori, se Doktori është shpirti i demokratëve”.

i  ishte kjo dashuria për Doktorin mo burrë i dheut? Me mbles ishte dhe kjo? Apo ishte një lloj dashurie me shikim të parë? Si e pate këtë dashuri?

 Meta-  Nuk ishte dashuri në errësirë të jeni të sigurt.

 Je akoma në bashkëqeverisjen më të keqe, më të ndyrë, sipas jush, më të poshtrit, siç thatë dhe dje  me ebola është. A nuk ke frikë se infektohesh mo vëlla?

E kam bërë vaksinën që në ’91-shin, në fillim të ’91-shit kur hyra në selinë e Partisë Socialiste.

Këta nuk kanë bërë vaksinë fare këta?

 Meta- Jo, jo, jo

E ke vënë re që Basha dhe Rama në sulmet ndaj jush janë  në sinkron me njëri tjetrin? Janë perfekt, shushunja njëri, shushunja tjetri.

 Meta- Të paparë

Tepsi njëri,  tepsi tjetri. Ja ,ja ,ja do ja nxjerrë dhe tepsinë, ke pas pjesën tënde tek kjo tepsia. Më fal, apo mos dole rru e qeth nga kjo tepsia? Se vetëm ti dole kështu…

 Meta- Tani këtë çojeni tek magazina, tek Jovan Bregu, se Jovani vdes për një çikë magazinë dhe një çikë tepsi. Për sa i takon sinkronizimit të tyre unë mendoj që është normal dhe po ta kesh mendjen për të thithur gjithë ditën, kuptohet shushunja ke në mendje.

 – Më fal, më fal çfarë thithin? Cfarë thithin? Në të gjitha kuptimet është kuptim i keq.

Meta- Atë që thithin shushunjat .

Se kemi të bëjmë me dy meshkuj.  Cfarë thithin? Obobo Like çfarë na bëre. Like ja tepsia, sa pjesë kishe këtu more aman? Se iku mbaroji kjo ska më gjë, iku.

 Meta- Një gjë, nëse ka qënë tepsi kjo qeverisje, pjesa e LSI-së ka qenë e papërfillshme kështu që tepsinë e ka patur dhe do ta ketë gjithmonë me vete , por drejtimi i Shqipërisë është përgjegjësi nuk është tepsi për këtë jam i sigurt për këtë dhe është një shanc për të gjithë dhe jo një tepsi për një njeri.

-E akuzon Ramën që i ka marrë të gjitha pushtetet, që i ka pasur edhe më përpara i kërkon edhe tani. Ju e morët Presidencën.

 Meta- Na e dha nuk e kërkuam, na e dha

 -Tani do dilni edhe forcë e parë, a nuk po bini në kontraditë me vetveten?

 Meta-Tani më e rëndësishmja është që Shqipëria të ketë një drejtim të ri dhe Petrit Vasili të jetë kryeministër, pastaj ky shqetësimi se mos i merr një parti të gjitha pushtetet , jam gati të kontribuoj që të gjejmë një zgjidhje. Unë jap edhe dorëheqjen nga President, boll që LSI –ja të jetë forcë e parë dhe të ketë edhe kryeministrin.

 -Po fitoi Rama ngele pa punë, si do ia bësh pastaj?

 Meta- E para njëhërë kjo gjë nuk ndodh, nëse Petrit Vasili bëhët kryeministër ju e dini që atyre u ka dalë nami që të gjejnë punë, kështu që do më gjejnë punë edhe mua.

-Po edhe Ruçi ka folur pak ashpër

Meta- Po e dëgjova e dëgjova dhe kjo mund të ndodhi po më vjen keq që miku im Ruçi nuk do ketë kënaqësinë të votojë kundër shkarkimit tim se nuk e kam vënë unë të nëntin në listë në Fier

 -Ku është më i mirë Rama se Berisha si diktator, apo si patner?

 Meta-Së pari po flasim për Berishën e dytë .

-Zgjidh e merr vetë zoti Meta

 Meta-Jo, jo, i dyti është tjetër gjë, pastaj si patner është shumë i qëndrueshëm Doktori. Kështu që nuk diskutohet

-Ke qënë shtangist. E ke ngritur edhe PS-në edhe PD-në. Kush ishte më e rëndë?

 Meta-Problemi është se këta të dy që morën dhe PS-në dhe PD-në i rrëzuan dhe unë ngrita nga fillimi një gjë të re, që ata nuk duan ta pranojnë. Prandaj ta marrin me qetësi dhe pa xhelozi këtë punë.

Luli ka bërë foto me Trumpin, është foto e freskët, historike, shkoi deri në Amerikë.

Meta- Edhe unë u gëzova shumë.

– Rama ka bërë me Obamën e kemi parë të gjthë, ndërsa ti ke foto me Klintonin e famshëm.

 Meta- Po.

Cili nga këta presidentë amerikanë fiton në Shqipëri?

 Meta- Do të fitojë ai që pati suksesin më të madh me postimin në rrjetet sociale, me Bes Kallakun dhe Ard Daullxhiun. E përshëndes Ardin dhe i them se do ta zgjidhim atë çështjen që e ka me aq merak.

– Martesën?

 Meta- Cështjen që ka aq merak, po.

 Ramës i bëmë një pyetje, po ta bëjmë edhe ty, në fakt Rama tha unë po e shpëtoj Ilirin po e marr me vete dhe parashutën ja dha Lulit. Një parashutë e ke mbrapa dhe ke edhe një në dorë, ke Lulin dhe Ramën, avioni po bie, kujt do ja japësh parashutën? Ti shpëton për vete.

Meta- Unë do t’i marr të dy në prehër pasi kam frikë se ata nga tensioni nuk do hapin dot parashutën.

Nuk shpëton dot pa Ilirin.  Faleminderit shumë që ishe sot! Kënaqësi shumë e madhe.

Meta- Kënaqësia ime.

12 komente në “Ilir Meta në “Fiks Fare”: Pas 25 qershorit, Vasili kryeministër, ndërsa unë dorëhiqem si president. Rama është bërë si Jovan Bregu, ndërsa Basha si Sandër Mafishja”

  1. Liri says:

    Po. S’late gje pa vjedhur o like floriri.

    1. Shkodra Loce says:

      Ilir Muta president. Rrofte Skrapari.
      Megjithese, çfare faji ka Skrapari? Ilir Muta dhe Mona Kokëmadhi Jane pa fe dhe atdhe.

  2. bb says:

    Qe te flase kaq pa pike turpi ky zoteria , sigurisht qe enderron nje pakt te zi me Berishen (duke eleminuar Bashen tashme te perdorur) , por vota popullore kesaj radhe sado djallezore te jene manovrat e tij do ta thote sic duhet fjalen e vet,

  3. boom says:

    Ti palle je bere si Teto Rita.

  4. shvejku says:

    E dime qe Berisha te shpetoi nga burgu,o Ilir Meta,prandaj nuk ndahesh dot nga ai kriminel se edhe vete si ai je!
    Mjere Shqiperia me ty,shushunje kanceroze!

  5. j says:

    Gazetare leshi.
    Pse nuk i treguat regjistrimin ku merrte paret e vjedhjes ???
    Apo i prishnit humorin presidentin hajdut.
    Te kishte turp ky nuk duhet te dilte me ne pazar.

  6. Don says:

    Komentuesi bb ka bere arsyetim te drejte. Meta shpreson tek nje koalicion Berisha Meta dhe Lulin e djegin si nje pedrdorimsh. Vetem vota e popullit do jua shembi doren e krimit dhe hajnise ketyre fytyrave te degjeneruara te politikes.

  7. Miu i arave says:

    Si të prishesh me Fahriun,… të dy jeni mut-krodhe, por në të njëjtën hale…., monstër hajdut, malok që ke gjetë shqiptarët dhe bën akoma “politikë”…!!! Por “vaji” i kandilit tënd o lugat, po mbaron… N.q.se edhe kësaj rradhe, “e hedh kumin”, mjerrë ky popull që s’ka për t’u bërë kurrë… Për një gjë “të heq kapelen”, që me zgjuarësi Makiaveli, për “suksesin” tënd, bazohesh tek injoranca dhe niveli i ulët (dhe karakteristikat që rrjedhin prej kësaj) i një pjese të madhe të shqiptarëve…që për një pesëmijshe, “shesin dhe mamanë”…!!!

  8. leone says:

    Shume e ke ngritur steken Ali Baba,kujdes se mos i kalon nga poshte,qe eshte e sigurt qe do i kalosh nga poshte,por mos te te thyhet qafa o i varfer.Me aq sa ke vjedhur ti nuk kercen dot perpjete,vetem nga poshte shtanges do mbetesh,por do marresh me vete dhe lesheline.

  9. mihali says:

    Doni me per Belulin?Po te doni ja ku e keni Like Metaj-n e floririt,perfaqesuesin e partise Lesheli.Kudo ku drejtojne dishepujt e leshelise gjithe fisin e tyre dhe miqte e shoket kane emeruar pa asnje kriter aftesie e merite.Meritokracia eshte sa per reklamer dhe televizion.Rregullorja e brendeshme e likes ka te tjera kritere.Shikoni ne Librazhd,Delvine,Bewrat e kudo ku keta te palyret kane hedhur grepat..Like,si ke lene gje mangut Belulit,por me te gjitha sa thua,ne te tjereve na jep mesazhin e te kundertes.Psh kur thua se je i paster ne marrim mesazhin se je zhul i zi,kur thua se leshelija jote eshte parti e paster,ne e kuptojme se eshte me e ndyre dhe se Pd-ja e plakut Mere.Kot e ke,te ka ardhur koha te japesh llogari.Like,vure dhe gimcen ne ndonje vend(po qe te merret vesh publikisht se ndryshe s’ka vlere),se hovardar i madh eshte treguar me ty,mos e caj fare se c’thone te tjeret.

  10. Tema says:

    Ilir Meta kerkon ta beje politiken e vendit si ne France., ndaj dhe provokon.S’ngopet me mandate politike.

  11. Gent says:

    Ilir Meta, te paska infektuar Monika me kurverim. Monika dihej qe kurveronte me politikane te tjere, qe sigurisht edhe ti je ne dijeni, por dhe ti qenke bere me lavire se Monika.
    O qelbesire, po si pret vota nga populli kur ti del haptazi qe paske pike te dobet Berishen, kur ti e di mire qe per popullin Berisha eshte si malarja.
    Ta dije populli, qe ti jo se e ke pike te dobet Berishen si njeri apo si politikan, por ti e ke pike te dobet sepse e ke frike, sepse ke ndare floririn qe vodhe, dhe ai eshte i vetmi person qe di cdo gje per ty, vjedhjet e tua, edhe se ku e ke fshehur floririn.
    Ilir, tik, tak, tik, tak po te afrohet dita e Drejtesise.
    Ilir Meta, je shume kurve, je nje gjarper.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje