Bledi Shkëmbi firmos me Ilirinë e Prizrenit: Jam gati të drejtoj

17 Qershor 2017, 20:02Sport TEMA

Pas një karriere të gjatë si futbollist në disa skuadra të futbollit shqiptarë, por në vitet e fundit si kapiten i Skëndërbeut të suksesshëm, Bledi Shkëmbi ka filluar zyrtarisht aventurën si trajner.

Ai ka firmosur zyrtarisht me skuadrën e Ilirisë së Prizrenit një kontratë 1-vjeçare, duke hequr dorë si zëvendës trajnerë i kombëtare U-17.

“Ndihem shumë i emocionuar pasi pak kohë pasi lashë futbollin tani e gjej veten në pankinë. Ndihem gati për këtë aventurë të re dhe shpresoj që të bëj po aq mirë sa bëra kur isha futbollist”, thotë Shkëmbi per tch.

Kjo skuadër është pak e njohur edhe nga vetë Shkëmbi, megjithatë në vitet e fundit ka luftuar për mbijetesën, ndërkohë që tashmë do të ketë një objektiv të ri.

“Në vitet e fundit ka luftuar për mbijetës, ndërkohë që objektivi i radhës do të jetë një nga 4 vendet e para”, shton ish-futbollisti.

Bledi Shkëmbi është duke shfrytëzuar njohjet e tij në futbollin tonë për të parë për përforcimet e mundshme. I pari përforcim është pjesë e stafit, Iris Selimi, përgatitësi atletik i Skëndërbeut, por edhe i Kombëtares Shpresa U-21.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje