Topalli shpërthen në Kuvend: Emrat e vetingut, miq të ngushtë të Ramës e Bashës. Rama: Krenar që mbështetëm Ina Ramën, ty të vijë turp

17 Qershor 2017, 15:58Politika TEMA

Ditën e sotme është mbledhur seanca e jashtëzakonshme e kuvendit për vetingun dhe miratimin e listave të gjyqtarëve që do të marrin pjesë në Komisionet e Vetingut.

Deputetja e PD-së, Jozefina Topalli ka marrë fjalën dhe ka sulmuar Ramën dhe Bashën se listat e vetingut janë emra të paktit Basha-Rama.

E vërteta është se aq sa ka pasur dhe ka pritshmëri të lartë, aq është edhe rreziku i dështimit të saj të turpshëm.

Po filloj me listat që keni përpara meqë nuk guxoni të flisni.

Në këtë listë ka miq të ngushtë të kryeministrit, kamikazë politikë të kryeministrit, pushtues tokash.

Kanë dhënë para për të mbyllur procese gjyqësore.

Këta do bëjnë vetingun.

Ata që s’janë të Ramës, janë të Bashës”, tha Topalli.

“Këta 27 emra, ato që s’janë tuajit, janë të paktit tënd me z.Basha.

Nëse kjo është produkti i parë i marrëveshjes tuaj, është një kambanë alarmi.

Unë kam këtë kurajë ra them për një arsye të thjeshtë.

Janë shumë pak kur në 2007 filluan një mocion mosbesimi ndaj meje, sepse nuk pranova që të votohej një gjykatëse që kishte një dosje të rëndë të saj dhe familjes, për korrupsion dhe trafik droge.

Ishte shumë vite më parë kur të gjithë heshtnin.

Sot ju po bën fortifikimin e korrupsionit në drejtësi.

S’më shkon mendja të votoj në bllok njerëz të cilët kanë mbyllur proceset duke paguar para”,  u shpreh Topalli.

Asaj i është përgjigjur Edi Rama.

Ai tha se akuzat e Topallit janë qesharake, pasi ai nuk njeh asnjë personalisht.

Rama tha se në fakt, është krenar që PS ka mbështetur emrin e Ina Ramës, megjithëse nuk ka miqësi personale për të.

Kryeministri u shpreh se njihte si emër dhe Albana Shtyllën, dhe edhe për të ishte krenar që PS e mbështeti.

“Unë i hodha një sy listës që me thënë të drejtën, as e kam parë ndonjëherë.

Nuk e di ku mi gjetë këta miq Jozefina dhe kaq shokë.

Ta them sinqerisht që do më mungosh shumë në sesionin e ardhshëm parlamentar.

 Ti dallohesh si kundërshtare e ashpër qeverisë. Kjo është fatura që duhet të paguani juve.

Ça t’ju bëj unë që juve u futët në çadër ku disa ishin në çadër, disa thoshin që jemi jashtë dhe disa bërtisnin që jemi deri sa të dilnin listat për deputetë.

Unë nuk e njoh këtë listë.

Unë jam krenar që ne kemi mbështetur Ina Ramën dhe jam i keqardhur që t’i përmend Ina Ramën, e cila është shembulli më i pastër se si e keni përndjekur politikisht.

Nuk e kam mikeshë. Njoh Albana Shtyllën, as ajo nuk është mikesha ime, por jam krenar.

Më vjen keq që e mbylle me një nivel kaq të ulët karrierën tënde parlamentare.

Mund ta kishe gjetur mënyrën më të denjë për të ikur prej këtu.

Megjithë se unë jam i bindur që ti do kthehesh bashkë me Astritin një ditë këtu”, tha Rama.

Me tej kryeministri tha se ai nuk ka gisht ne moskandidimin e saj.

“Mos te te rreje mendja se une dhe Luli flasim per ty”, tha ai.

10 komente në “Topalli shpërthen në Kuvend: Emrat e vetingut, miq të ngushtë të Ramës e Bashës. Rama: Krenar që mbështetëm Ina Ramën, ty të vijë turp”

  1. optimizem per vendin says:

    Po pse kur eshte bere deputetja e Ps-se Jozefina Topalli qe shkruan gazeta me larte?!

  2. Paqesori says:

    Kjo akoma tund bythet dhe fletet qe mban ne dore gjithe arrogance se ka qejf me hutu , hutat e Shkodres..
    Mbylle mi halen se na hoqe trurin me britmat tuja…Hej Zot , shyqyr qe u gjend Basha qe i erdhi hakut kesaj baxhelle !
    Ke merak se do te rinovosh fotot neper shretetira dhe maja malesh ti Jozi ?

  3. king says:

    E ka shkruar Gazekari I gazetes qe mbeshtet Ramen ,kaq kan nivel keto te paguar nga vet kryeministri qe ta mbeshtesi

  4. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Mbase kete vajze,do ta bej Basha “Kryeministre” te Republikes se re !

  5. Fieri says:

    Po,po po! I ka verbuar figura e paster e nje nene ,e nje gruaje e cila quhet Ina Rama. I ka verbuar kultura dhe edukate e nje vajze dale nga nje familje me kulture e jo nga nje familje shpellaresh ,te cilet pane libra artistike vetem kur erdhen ne Tirane . Jozefine ! Te verbone fytyra engjellore e Ina Rames,fytyre qe tregon shpirtin e kulturen e saj ,edukaten e saj. Ti,moj Jozefine,kur te beri pyetjen gazetarja se a ishe dakort me mendimin e nje shpellari me emrin Sali; se a ishe dakort me fjalen Lavire qe cilesoi shpellari ,ju u pergjigjet :”Po e bulevrdit eshte” Pra edhe ti ishe dakort qe Kryeprokurorja ishte Lavire edhe pse Ju kete Lavire e quajtet Silvja Konti…… Apo nuk eshte keshu ? E ajo do pastroje drejtesine nga Ju grabitesit e ketij populli. Populli e degjoi ate fjale ,por nuk e permendi per Ina ramen,por e permendi per JU si te tille , Ndaj <Jozefine te djeg menderja . Edhe njerezit e partise tende ta vune drune . Si thote i madhi e i paharrueshmi ,Pandi Raidhi te "Kervati i perandorit " : " Ta vune drune larmadhni ,ta vune " Edhe juve ua vuri drune populli me 2013 ,por nuk zute mend,ndaj do hani drune me te madhe me 25 qershor. JU dhe ajo partia me emrin LSI e cila e meriton emrin "Lavire" pasi bredh sa te nje burre te tjetri…. Po tani me sa shohim e kane divorcuar te dy burrat. Ule koken Josefine ,bashke me Saline ,ule….. emos u dukni me ne popull…

  6. Edheune says:

    Po mire moj zonje qe asnjehere nuk tregove se je e tlle, ti ke qene kreu i parlamentit dhe i PD pse s’je mare asnjehere me drejtesine, ose je mare me te por per ta shkateruar per ta cuar ne kete gjendje qe eshte sot. Bashke me Ilirin si shume ini tronditur keto kohet e fundt. Sa shume u mduat per ta shkrojtur emrin ne listen njerezve qe i kane bere keq keti kombi.

  7. Tung says:

    Do Zoti e nuk ka te drejte xhozi…por kujtoj se ishte e vetmja kunder Llalles.kishte thene se eshte “Matuf”.

  8. spartaku says:

    E kapi Basha prej zhelesh Jozefinen dhe e flaku jashte nga parlamenti.Mire ja beri,se na u be kjo sikur kishte zene qiellin me dore.

  9. paskal says:

    bravo po asht Dasht ma par ti flisshe kto fjal pakez me vones edhe pse von sasht kurr

  10. Deni says:

    Kete radhe jam me Topallin,ka plotesisht te drejte. Me emrat qe dolen dje reforma ne drejtesi eshte e deshtuar dhe do jete thjesht nje fasade per te mbuluar pazarin Rama-Basha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje