Legalizimet në Vlorë, Gjiknuri: Zgjidhje problemit në zonën e ish-Pyjores

17 Qershor 2017, 14:45Politika TEMA

Problemi i legalizimit në zonën e ish-pyjores në Vlorë do të marrë fund pas ngërçeve të krijuara prej vitesh.

Në takimin, ku u prezantua kandidatja Vilma Bello, ministri i energjitikës e njëkohësisht drejtuesi politik i qarkut të Vlorës, Damian Gjiknuri tha se premtimet e marra përsipër do të realizohen.

“Jemi një ekip që gjërat që i marrim përsipër do ti çojmë përpara. U vura në dijeni për një problem të madh që ishte i trashëguar edhe për lagjen tuaj, ku së bashku me Vilmën dhe Dritanin duke bërë edhe trysninë e nevojshme politike. Bëhet fjalë për çështjen e legalizimit që ka qenë e bllokuar për shkak të vendimarrjeve poltike në Këshillin Bashkiak. Ai u process është nisur dhe do të përfundojë. Rrini të qetë për këtë,” u shpreh Gjiknuri.

Kandidatja Bello shprehu bindjen në suksesin elektoral të 25 Qershorit dhe ftoi banorët të zgjedhin numrin 2.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje