Kryeministri Edi Rama ka replikuar me disa qytetarë në rrjetin social Facebook, ku ndan opinionin e tij për një sërë çështjesh të aktualitetit.
Në një prej komenteve, Rama sqaron edhe njëherë thirrjen e tij ndaj policisë të cilën e konsideron si të keqkuptuar me dashje nga aktorë të ndryshëm të politikës.
Shefi i qeverisë i kujton qytetarit kohën kur vriteshin protestues dhe nuk kërkohej ndjesë por jepeshin shpërblime.