Ilir Meta: Nuk po bëj shantazh me thirrjet se nuk do dekretoj qeverinë e ardhshme

17 Qershor 2017, 11:56Politika TEMA

Ilir Meta në daljen e tij para gazetarëve, ka komentuar edhe deklaratën e tij se nuk do të dekretojë qeverinë e ardhshme.

Ai tha se do ta bëjë këtë gjë, vetëm nëse zgjedhjet vidhen.

Sipas tij, vendimi për mos-dekretimin e qeverisë në këtë rast, nuk është shantazh, por një veprim kushtetues.

“S’kam thënë që s’do dekretojë asnje qeveri.

Se Shqipëria do ketë qeveri në çdo rast.

Kam thënë se s’do dekretoj nga votat e vjedhura.

Nuk është shantazh.

Por a është kushtetuese që të cënosh vjedhjet?

A është e drejtë që të bëjë kryeministri thirrje policisë që të heqësh dorë nga kapelja?

Është e njëjte si ajo e nënë Feridesë, e cila u burgos vetëm për të dhënë shembullin e kanabisit”, tha Meta.

2 komente në “Ilir Meta: Nuk po bëj shantazh me thirrjet se nuk do dekretoj qeverinë e ardhshme”

  1. WEB says:

    Fatkeqësisht ky tip po thotë të vërtetën ,nuk shtiret,nuk ka skrupuj kjo fytyre e qelbur kur bëhet fjalë për të dalë jashtë loje …Edin vetëm 71 e ca mandate e shpëtojnë,në rast se jo çdo çdo lloj kompromisi me LSI apo PD del i humbur .Hakmarrja e skraparlliut do jetë më pasojat per këtë vend ,ky është shansi i fundit për të nxjerre nga politika në të kundert ky vend mori fund

  2. Iliri says:

    Po kujt do i besh shantazh,popullit,nuk ke mundesi se populli i njeh shume mire politikanet shqiptare dhe nuk gabon kollaj dhe ndonje gabim qe mund te jete bere do ta rregulloje,po jo ne favorin tend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje