Klubet shqiptare të vonuara për Europën

18 Qershor 2017, 16:40Sport TEMA

Kerkojne te luajme ne Europe, bejne  gjithcka per ta arritur ate gjate kampionatit por ne fund nuk arrijne dot qe te sillen vertet si klube europiane. Kur duhen edhe pak dite nga mbyllja e listave per turet e pare ate Europa League dhe Champions League, Kukesi, Skenderbeu, Partizani dhe Tirana  vazhdojne te jene kantiere te hapura per sa i perket merkatos pa ditur ende se cfare formacioni do te hedhin ne fushe.

Ne fakt kjo ndodh sepse rendom ne Shqiperi, fillon te mendohet per perforcimet ne kupat vetem pasi mbyllet sezoni. Perjashtim ben ndonje rast I rralle, kur ndonje skuader edhe gjate sezonit fillon te piketoje lojtare perpara kohe, gjeja me normale sic ndodh edhe ne klubet e tjera europiane.

Ne kete kritike mund te beje perjashtim vetem te Tirana e cila ishte e fundit qe e mesoi ne sezonin qe lam pas pjesemarrjen ne Europe, pas fitimit te kupes, ndersa 3 skuadrat e tjera, Kukesi, Partizani e Skenderbeu, pavaresisht se ishin thuajse te sigurta kane bere shume pak perpjekje per tu perforcuar ndjeshem ne merkato. Skuadra kampione e Kukesit eshte ende me syte nga qielli se cfare lojtraresh do ta perfaqesojne ne nje kompeticion madhor si champions league.

Dhe si te mos mjaftonte kjo krahasur edhe ne shume pengesa te tjera si largime te mundshme lojtaresh ky me I fundit eshte rasti i Albi Alles. Skenderbeu dhe Partizani kane provuar te perforcohen por gjithsesi me shume kane humbur disa elemente, qe ndoshta deri ne raundin e pare te europa league nuk  mund te zevendesohen denjesisht.

Si gjithmone drejtuesit e klubeve kujtohen vone, dhe ne pamundesi per te afruar lojtare cilesore, nxitojne te afrojne furishem edhe te huaj qe me pas kane rezultuar te jene edhe thjesht turist, pasi me shpejt kane ikur se kane ardhur. Perfaqesimet dinjitoze ne Europe rrisin koeficientet e klubeve shqiptare, te ardhurat e tyre por edhe imazhin e nje vendi si Shqiperia.

Per nje perfaqesim me te mire duhet menduar me shpejt, me strategji te miremenduara dhe lojtare te piketuar qe me pare qe mund te ofrojne cilesi dhe te jene te denje per kupat e europes. Vertet qe Kukesit te mrekullive ne drejtimin e Cungut I shkoi mire duke kaluar 4 ture apo edhe Partizanit te sezonit te kaluar qe pa shume perforcime ia doli te arketoje afersisht 1 milione euro…por keto rastesi nuk mund te jene pergjithmone…me nivelin sportiv te treguar ne sezonin e fundit ka ardhur koha qe edhe ne Europe te tregohemi kompakt dhe pse jo superiore…dhe qe kjo te ndodhe nuk duhet menduar vetem pasi vjen vershellima e fundit te sezonit…por sigurisht shume me pare…/SS/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje