Partizani ka zhvilluar seancën e parë sot në Maqedoni ku është akomoduar për të vijuar përgatitjet në prag të ballafaqimeve në Europa League.
Në orën 9.30 grupi i lojtarëve në drejtimin e trainerit Starova dhe stafit teknik kanë kryer përgatitjet në fushën e stadiumit të Ohrit, në kushte mjaft të mira si pasojë edhe të temperaturave optimale.
Seanca e paradites ka rezultuar e karakterit fizik. P
Përgatitjet do të vijojnë pasdite me seancën e radhës në program në orën 17:00.