Para disa ditësh, Gramoz Ruçi tha nga Fieri se, në asnjë rrethanë, Partia Socialiste nuk do të bëjë aleancë me Lëvizjen Socialiste për Integrim pas 25 qershorit. Lidhur me deklaratën e Metës se nuk do ta dekretojë kryeministrin, nëse ka parregullsi në zgjedhje, Ruçi tha që, në rast se Ilir Meta shkel Kushtetutën, do të jetë Presidenti i parë që do të shkarkohet.
Të marra së bashku, këto deklarata të Ruçit, nënkuptojnë se do të ketë një koalicion të madh PS-PD pas zgjedhjeve, sepse Presidenti i Republikës së Shqipërisë mund të shkarkohet nga Kuvendi vetëm me mbi 93 vota të deputetëve.
Por, a do të kemi një koalicion të madh, në qoftë se PS-ja siguron e vetme 71 mandate në 25 qershor? Dhe më tej, sa janë gjasat që PS-ja të marrë 71 mandate në 25 qershor?.
Nga një sondazh elektronik që zhvillova gjatë fundjavës, më rezultonte që, nëse zgjedhjet do të ishin zhvilluar dje, PS-ja do të merrte, në rang vendi, 46% +/-2% të votave, duke qenë kështu në intervalin e 70 +/-2 mandateve. Siç e ilustron kurba e funksionit të densitetit të probabilitetit në figurën shoqëruese, probabiliteti më i madh ishte që numri i mandateve të PS-së (në qoftë se zgjedhjet do të ishin zhvilluar dje), të rezultonte 69, 70 ose 71. Ndërsa probabiliteti që numri i mandateve të ishte 68 ose 72 ishte shumë më i vogël.
Deri në 25 qershor mbetet të zhvillohet edhe një javë fushatë intensive (më intensivja ndoshta), dhe gjërat mund të ndryshojnë (mos të harrojmë se, sipas sondazhit të sipërcituar, 10% e zgjedhësve me banim në Shqipëri, janë ende të pavendosur nëse/për kë do të votojnë). Sidoqoftë, duket se gjasat që PS-ja të marrë 71 mandate e sipër, janë të barabarta me gjasat për 70 mandate e poshtë.
Mbetet të shihet nëse PS-ja do të bëjë një koalicion të madh me PD-në, në kushtet kur i siguron vetë të paktën 71 mandate. Por pavarësisht rezultatit, vetëm në skenarin e një koalicioni të madh, do të kishte kuptim kërcënimi i Ruçit për shkarkimin e Metës nga posti i Presidentit të Republikës. Në rast të kundërt, lloj-lloj skenarësh mund të shfaqen…
Në qoftë se PS-ja nuk i merr dot 71 mandatet dhe Meta deklaron se nuk do t’i njohë zgjedhjet (duke pretenduar për parregullsi në to), në skenë mund të rishfaqet Berisha – si një nëndetëse që del mbi ujë. I lavdëruar publikisht, pothuaj, përditë nga Meta dhe njerëzit rreth tij (qysh prej marrëveshjes Rama-Basha), Berisha nuk ka spikatur shumë në këtë fushatë. Sidoqoftë, në daljet e tij të rralla në publik, i ka fokusuar shigjetat ndaj Ramës, duke theksuar se një koalicion i madh qeverisës PS-PD është i pamundur.
Pavarësisht se Basha është kryetari zyrtar i PD-së, Berisha mund të bëjë thirrje për moskrijimin e një koalicioni të madh qeverisës, i cili do të kishte Ramën kryeministër dhe Bashën zëvendëskryeministër. Ai mund të bëhet partizan i një koalicioni të vogël, me Bashën kryeministër dhe Petrit Vasilin, Shpëtim Idrizin zëvendëskryeministra. Në kushte të tilla, deputetët e përzgjedhur prej Bashës, do ta kishin të vështirë kundërshtimin e idesë së patriarkut të PD-së, për krijimin e një koalicioni PD-LSI-PDIU, me kryeministër pikërisht Bashën.
Por, në një situatë të tillë, Rama nuk do të rrinte duarkryq. Në qoftë se atij i duhen vetëm një ose dy vota për të krijuar qeverinë dhe PD-ja (nënkupto Berishën), nuk e pranon koalicionin e madh, Rama mund t’i propozojë Shpëtim Idrizit të bëhet zv/kryeministër, në një qeveri të votuar nga PS-ja dhe PDIU-ja.
Sidoqoftë, ky skenar rezervë i Ramës, do të haste përsëri në rezistencën e Metës. Dhe Rama mund ta tejkalojë atë rezistencë vetëm në qoftë se OSBE/ODHIR i certifikon zgjedhjet si të rregullta, ndërkohë që kancelaritë e fuqishme perëndimore, ushtrojnë trysni të fortë ndaj Metës, për ta dekretuar qeverinë…
Ky artikull është shkruar posaçërisht për gazetën “Albanian Free Press”
http://afp.al/news/2017/06/71-shi-dhe-berisha-nga-eduard-zaloshnja-30895/index.html
META DUHET TE SHKARKOHET SI PRESIDENT I ZGJEDHUR .
Do mut ti buzeshtremte megjithe keto skenaret e tu imagjinare se asgje nuk do ndodhi,Ps merr 74 deputete dhe e krijon qeverin e vetme.
Miku im Eduard tënuroj shëndet. Të kam porositurcedhebherë tjeterbthjesht vetm si mok që osvtë japësh.mendime koalivionesh që të. Plotësosh dëshirat ecç askujt sepse këtë radhë çdo koalicion që hamendësohet, është jashtë ecurive të zhvillimeve politike shqiptare. Konkretisht
shqiptarët, ashtu si unë dhe ti, duan të heqim qafesh tranzicionin sjellvuajtjesh të PD, të ish PS-së dhe të lojtarit të tretë pa shtyllë kurrizore. Dhe ky koalicion tranzicioni- herë njëri dhe herë tjetri do të. marrin fund më 25.6.17. Prandaj mos u tërhiq, jepe sontazhin pavdyshim në favor të rilindjes me mbi 72 deputetë.Lëri.metet. vasilerit. kryemëdhenjtë dhe shpëtimërit të hanë një copë bukë. Jo, jo në qeveri, por në “tepsine” e opozitës të kryetarit opozitar p.vasili me.n/ kryetar krye madhin. Të.përshëndws dhevtënuroj gjithë të.mirat. miku yt. Ekonobujku
Rama gaboj qe e dekretoi ..!
Z. Zaloshnja, vecc ketij opsioni jane dhe dy te tjere qe i ka Kushtetuta dhe i pari eshte shume i thjeshte: Ne mbledhjen e pare ku duhet te behet betimi, deputetet e PS bllokojne punimet me mospjesemarrje dhe automatikisht presidenti bie! Apo jo? Pastaj duhet te behen sipas radhes raundet per presidentin e ri!
Kam nje sugjerim qe komentuesit te mos e banalizojne me fjalor bajat ose moderatori duhet te stopoje gjera te uleta.
Rama e dekretoi president kete plehre ,kete emorroid ,kete tinzar dhe maskara ,me qellimin qe ta hiqte nga skena politike .Por si gjithmone akordet me kete palo burre te pa bese nuk kane vlere .Intriga ,maskaralleku ,shantazhi jane pjese e karakterit te tij .Luli eshte gati jashte nga skena politike ,mungonte vetem ky majmun ne terheqje qe te shporrej dhe mbas 4 viteve aleance nuk mund ti thuash zhduku ,por nje nxjerrje e tij me lezet nga skena politike ishte me e pershtashme .Vetem qe meta se mban llafin
Kur nuk te dalin parashikimet perse merresh me sondazhe qe skane asnje vlere. Kjo tregon qe sondazhet e tua ose jane bere jo profesionalisht ose jane te paguara. Mezi po pres zgjedhjet keshtuqe do te dalin kllufje te tera parashikimet e tua dhe ti mos merr me pjese ne komente se nuk je realist.
undefined
undefined