Del sondazhi për Korçën: Ja sa deputetë merr PS, PD dhe LSI

19 Qershor 2017, 22:10Politika TEMA

Partia Socialiste thellon rezultatin në qarkun e Korçës krahasuar me zgjedhjet e mbajtuara 4 vite më parë.

Në sondazhin e publikuar nga Ora News dhe IPR Marketing 47% e votuesve i kanë dhënë besimin PS, duke rrëmbyer 6 mandate deputetësh.

Edhe Partia Demokratike ka rritje në këtë qark, me 33% të votave nga 32% në 2013.

PD merr 4 mandate deputetësh.

Në vitin 2013 fitoi 5 mandate në Korçë, por 4 vjet më parë në këtë qark ndaheshin 12 mandate dhe jo 11 që janë aktualisht.

Rritje të ndjeshme ka shënuar edhe LSI, duke marrë 15% të votave nga 9.9% në 2013 duke marrë vetëm 1 mandat deputeti.

LIBRA ka marrë 2.9% të votave, por vështirë se do të merrte një deputet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje