“Fake News” i “Sputnik”, një provë më shumë për lidhjen e Bashës me lobin rus?

19 Qershor 2017, 17:47Blog TEMA

Nga Drini Kuqo

Ditën e sotme, filiali serb i agjensisë ruse të lajmeve, “Sputnik”, publikoi një artikull të ri me titullin “zgjedhjet në Shqipëri mund të përbëjnë një tërmet për stabilitetin në Ballkan”.

Ideja përshkruese e artikullit ishte se Rama, i cili duke cituar “Sputnik” “po del gjithmonë e më shumë në pah si lideri i natyrshëm i shqiptarëve të rajonit dhe një përkrahës i vendosur i integrimit europian, është duke u përballur me një betejë të fortë për mbijetesën politike në vendin e tij”.

Po sipas kësaj agjensie, zgjedhja e Ramës do të ishte një fitore për përkrahësit e axhendës irrendentiste shqiptare, diçka që vendos në rrezik paqen në rajon. E megjithatë, “Sputnik” ngushëllon lexuesit duke thënë se fitorja e Ramës do të jetë shumë e vështirë, pasi PD I ka të gjitha shanset që të formojë e vetme qeverinë.

Përtej mesazhit të këtij artikulli, të cilin mediat opozitare në Shqipëri e qarkulluan sot si një provë të mbështetjes ndërkombëtare që gëzon Basha, ajo që bie menjëherë në sy janë një seri gafash të tmerrshme, që tregojnë se gazetari nuk ka asnjë njohuri mbi aktualitetin e ngjarjeve në Shqipëri.

Që në fillim, “Sputnik” argumenton se nga këto zgjedhje do të përcaktohet se kush do të zgjidhet president i vendit, që sipas gazetës është edhe roli më i pushtetshëm në Shqipëri. Që në paragrafin e dytë, në fakt artikulli bie i gjithi poshtë pasi shkruhet:“Zgjedhjet e përgjithshme parlamentare do të mbahen në Shqipëri në datën 25 qershor dhe nga rezultati i tyre do të përcaktohet se kush do të jetë presidenti i ardhshëm i vendit pasi kreut aktual të shtetit, Bujar Nishanit, po i skandon mandati i tij 5-vjeçar”.

Kjo gafë, si dhe shumë të tjera tregojnë qartë se asnjë gazetar i mirëfilltë nuk ka ardhur në Shqipëri për të bërë një reportazh të mirëfilltë. Artikulli është qartazi porositur dhe është hartuar nga një pseudo-gazetar, përmes të dhënave të mbledhura kuturu në internet.

Kjo nuk është hera e parë që në “Sputnik”, publikohen artikuj që sulmojnë personalisht Ramën. “Rama kërkohet të bëhet kryeministër I Maqedonisë”, “Platforma e Ramës në Maqedoni po nxit luftë në Ballkan”, janë vetëm disa prej titujve bombastikë të vendosur nga ky portal gjatë muajve të fundit.

Ndonëse lidhja direkte midis kësaj agjensie dhe Bashës nuk është provuar asnjëherë me fakte, duket se ekziston qartazi një politikë e këtij portali dhe disa mediave të tjera ruse për të përkrahur opozitën në Shqipëri.

Ndërkohë, ajo që ama mund të provohet është një “flirt” I vazhdueshëm ndër vite i Bashës me sponsorët e influencës ruse në rajon. Si ministër I Jashtëm dhe si ministër I Brendshëm, Basha kultivoi një marrëdhënie të ngushtë miqësie me Gruevskin dhe lobin nacionalist maqedonas. Në të dy këto pozicione, Basha fermentoi një marrëdhënie të ngushtë personale, e cila u këmbye me një seri vizitash në Shkup.

Edhe më shqetësues është fakti se fushata e Bashës ka punësuar si manaxher të saj këshilltarin hebre Aron Shave, person që ka punuar ngushtësisht me opozitën e Mandiç në Malin e Zi dhe ka përkrahur fraksionin radikal që tentoi të vriste ish-kryeministrin, Milo Djukanoviç, pas zgjedhjeve të mbajtura disa muaj më parë.

Mediat perëndimore, të gjitha denoncuan njëzëri se atentati u organizua nga forca paramilitare të drejtuara nga Shërbimi Ushtarak Rus “GRU”, me qëllim shmangien “in extremis” të anëtarësimit të Malit të Zi në NATO.  (http://www.telegraph.co.uk/news/2017/02/26/montenegro-indict-russian-spy-behind-coup-plot/ )

Enigmatik mbetet edhe takimi midis Bashës dhe ambasadorit rus, Karpushin, në Tiranë në 14 mars, në kohën kur çadra kishte humbur të gjithë mbështetjen ndërkombëtare, me përjashtim, mesa duket të Kremlinit.

Në këto kushte, “fletë-rrufetë” e publikuara në “Sputnik” dhe në portale të tjera të ngjashme duken vetëm si maja e ajsbergut, e një influence që po shfaqet gjithmonë e me më shumë prepotencë në Shqipëri, si një alternativë e mundshme e rrugës së integrimit europian dhe euro-atlantik të vendit tonë. (Lexo më shumë: http://lexo.al/perplasja-nderkombetaret-po-luan-pd-ruleten-ruse/ )

5 komente në ““Fake News” i “Sputnik”, një provë më shumë për lidhjen e Bashës me lobin rus?”

  1. Land says:

    Pd hidhet ne preher Te atij qe paguar me shum

  2. Skypion says:

    Para ca ditesh,ketu ne Tema,u publikua shkrimi i nje shqiptaro-amerikani,ku denoncoheshin disa portale shqiptare qe ishin ne ndikimin rus.
    Ky shkrim,qe rezultoi i rreme,sepse e mohoi vete autori i supozuar,u publikua pikerisht ne portalet qe akuzoheshin ne shkrimin e rreme.
    Shume lexues u habiten,sesi ka mundesi qe portali yne i dashur Tema,si nje nga te akuzuarit bashke me gazeten Dita ,qe te gjithe e dine se eshte e djemve rrugecer te Arta Dades dhe e krimineleve te “Hakmarrjes per drejtesi”, ishin bash ato qe e publikun shkrimin,qe i akuzonte!
    Si ka mundesi – pyesnin shume lexues- qe bash ai qe akuzohet,publikon dhe perhap lajmin qe i akuzon?!
    Ne fakt ,e gjitha ishte nje loje tipike e sherbimeve te fshehta ruse.
    Ishte loja e njohur e banalizimit te faktit te vertete, e berjes se pabesueshme te tij, me ane te perhapjes ne nje menyre te rreme…!!!
    Ka muaj e muaj te tere,qe ne rrethet mediatike shqiptare,perflitet per disa portale dhe gazeta qe jane nen ndikimin rus,thene me shkoqur jane blere nga sherbimi i fshehte rus.
    Keto portale dhe gazeta ,kane dhene lajme pafund per ringritjen e superfuqise ruse,per forcen shkaterruese te ushtrise ruse,per peshen dhe rolin e saj te madh ne arenen nderkombetare etj etj, lajme te ngjashme glorifikuese per Rusine.
    Nje nder to,eshte edhe portali yne i dashur tema dhe gazeta Dita.
    Besoj se nuk mund ta mohoje kush, se ketu dhe ne nje portal tjeter, jane dhene me shume lajme glorifikuese per Rusine,se ne te gjitha portalet e tjera marre se bashku.
    Per ta banalizuar si fakt, u shpik historia e shkrimit te shqiptaro-amerikanit,me qellim,qe kur ky i fundit ta mohonte ate dhe bashke me te,ne menyre tinzare, te shpallej “fake news” edhe fakti i vertete!
    Kjo eshte taktike e njohur e sherbimeve te fshehta.Per ato ruse qe kane nje eksperience te madhe,kjo eshte nje loje kalamajsh.
    Shkurt e me pak fjale : berjen te pabesueshme te lajmit te vertete,nepermjet perhapjes se tij ne forme te rreme…!!!
    E njejta gje,eshte edhe me kete shkrimin e “Sputnik”.
    Nuk ka force politike me anti-ruse,se Partia Demokratike,ne Shqiperi – ky eshte nje fakt i pakundershtueshem.Pike.
    Nuk ka force politike me pro-ruse,se Partia Socialiste,ne Shqiperi – edhe ky eshte nje fakt i pamohueshem.Pike.
    Ne vend qe te bejne te tilla diversione bashke me sherbimet e inteligjences ruse qe i kane blere,keto portalet shqiptare,le te perpiqen t’i shpjegojen publikut shqiptar,se pse Sulltani i Turqise,Erdogan,nepermjet televizionit me te madh ne Shqiperi,TopChannel,i jep mbeshtetje publike Edi Rames…
    Sepse,te gjithe po thone: Rama,aq shume eshte deshperuar nga mbeshtetja qe Basha mori nga Presidenti i Shteteve te Bashkuara te Amerikes sa, i ka kerkuar ndihme Sulltanit turk,Erdoganit,qe t’i sherbeje si nje fare kunderpeshe,sado e paperfillshme,qesharake dhe turperuese te jete ajo,e qe ne fakt eshte.

  3. optimizem per vendin says:

    PO te kish drejtesi ne Shqiperi, Basha do ishte pas hekurave. S’ka nevoje per shkrime gazetash kur syte dhe veshet tani s’ka mundesi te na genjejne me ato qe kemi pare dhe degjuar.

  4. Baliu says:

    Ma mire direkt se indirekt permes Erdoganit.

  5. drejtesia says:

    te lexosh gjithe kete shkrim alla “fake news” nga Skypion nuk me duket aspak cudi . ka vite qe e lexoj kete gjuhe nga ky sufler i Berishes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje