Alarmi: Shqipëria po plaket e po tkurret, lindjet po ulen

20 Qershor 2017, 14:40Ekonomia TEMA

Popullsia e Shqipërisë në 1 Janar 2017, rezultoi 2.88 milionë duke pësuar rritje për herë të parë që nga viti 2001. Krahasuar me një vit më parë, popullsia u rrit me 1 mijë banorë.

Sipas një analize të INSTAT, në 1 Janar 2017, popullsia banuese e Shqipërisë përllogaritet 2.876.591 banorë, krahasuar me 2.875.592 që ishte në 1 Janar 2016.

Gjatë vitit 2016, kanë lindur rreth 32 mijë foshnje, ndërsa kanë vdekur rreth 21 mijë persona.

Numri i indjeve vazhdon të tejkalojnë numrin e vdekjeve, pavarësisht se diferenca midis tyre po ngushtohet me kalimin e viteve. Kjo diferencë në vitin 2016 është rreth 11 mijë.

Nga ana tjetër, migracioni neto edhe pse vazhdon të mbetet negativ (diferenca midis imigrantëve dhe emigrantëve), pësoi një tkurrje me rreth 54,0 % krahasuar me vitin e kaluar.

Si pasojë e uljes së numrit të emigrantëve nga rreth 41 mijë në rreth 33 mijë dhe rritjes së numrit të imigrantëve nga rreth 21 mijë në rreth 23 mijë gjatë 2015-2016.

Të moshuarit në Shqipëri paraqesin nga viti në vit një tendencë në rritje. Grupmosha 60-79 vjeç në 1 Janar të 2001 përbënte rreth 10,0 % të popullsisë gjithsej, ndërsa në 1 Janar të 2017 kjo grupmoshë zë rreth 17,0 %. E njëjta dukuri vërehet për grupmoshën 80 vjeç e lartë, e cila zinte vetëm 1,3 % të popullsisë gjithsej në 2001 ndërsa në 2017 zë 2,4 %.

Grupmosha 0-14 vjeç paraqet tendencë në rënie, duke zënë vetëm 18,0 % në 1 Janar të vitit 2017, krahasuar me rreth 30,0 % që zinte në 1 Janar të vitit 2001.

Ulja e numrit të të rinjve dhe rritja e numrit të moshuarve, pra plakja e popullsisë, vjen si pasojë e uljes së lindshmërisë dhe rritjes së jetëgjatësisë.

Në 1 Janar 2017, Tirana zë rreth 30,0 % të popullsisë gjithsej, duke vazhduar të jetë një nga qarqet më të populluara të vendit, e ndjekur nga Fieri (11,0 %), Durrësi (10,0 %) dhe Elbasani (10,0 %).

Vetëm 3 qarqe pësuan rritje të popullsisë gjatë viteve 2001-2017, përkatësisht Tirana, Durrësi dhe Vlora. Të gjitha qarqet e tjera pësuan një tkurrje të numrit të popullsisë gjatë 2001-2017 dhe kjo vjen kryesisht si pasojë e lëvizjeve të brendshme, drejtuar në qendrat urbane, kryesisht në Tiranë, Durrës dhe Vlorë.

Qarku i Gjirokastrës paraqet numrin më të ulët të popullsisë dhe zë vetëm 2,3 % të popullsisë gjithsej në 1 Janar të 2017, i ndjekur nga qarku i Kukësit i cili zë 2,8 %.

Divorcet në rritje drastike

Koeficienti bruto i martesave ka patur luhatje përgjatë viteve 2001-2016, nga një vlerë minimale 6,9 në vlerë maksimale 9,0 martesa per 1.000 banorë. Në vitin 2016, krahasuar me vitin 2015, koeficenti bruto i martesave ka pësuar rënie, respektivisht me 7,8 nga 8,7 martesa për 1.000 banorë.

Divorcet kanë pësuar  rritje drastike nga viti 2001 në vitin 2016, përkatësisht nga 9,6 në 24,7 divorce për 100 martesa. Viti 2016 shënon vlerën më të lartë të divorceve ndër vite, përkatësisht 5.582 divorce.

Sot, mesatarisht, një burrë martohet në moshën 30.4 vjeç dhe një grua në moshën 25.1 vjeç. Mosha mesatare në martesë si për meshkujt dhe për femrat nuk ka ndryshuar shumë përgjatë viteve. Tre viteve të fundit vihet re një rritje e lehtë e moshës në martesë për të dyja gjinitë.

Shqiptarët sot jetojnë mesatarisht 1 vit më shumë krahasuar me vitin 2011. Në vitin 2016 jetëgjatësia për femrat është 80,1 vjet dhe 77 vjet për meshkujt.

Indeksi sintetik i fekonditetit vazhdon të jetë nën nivelin e zëvendësimit (2,1 fëmijë për grua). Në vitin 2016 numri mesatar i fëmijëve për grua është 1,5 duke shënuar rënie të lehtë krahasuar me vitin 2015, ku ky indeks ishte 1.67 fëmijë për grua.monitor.al

 

9 komente në “Alarmi: Shqipëria po plaket e po tkurret, lindjet po ulen”

  1. A është kjo vëllezër dhe motra, SHQIPËRIA QË DUAM ??? says:

    “Nuk ka problem fare”.
    Na jepni Timonin me 25 Qershor.
    TE NA RROJE RILINDJA ME SHOKUN E. NE KRYE !!!

    1. enter"" says:

      Ti meriton nje marsh ne prapanice…vetem keshtu te vine mend ne koke

  2. vezhguesi says:

    Kur 56% synon te ike jashte me rastin e pare kuptohet qe ato jane forca aktive e punes se sjane pensioniste por njerez te afte per pune. Cte besh qe qeverisja e keqe perze rinine e vet jashte dhe kjo eshte kuje. Eshte kuje dhe si duhen me kujt as timonet e Rames as tepsite e asgje tjeter. Te ne dhe oligarkia qe ka tere biznesin e madh eshte aq debile sa se kupton dot qe klientet ku bejne parate po ikin nje nga nje e kur ska popull aktiv as leke ska as shteti as biznesi.
    Shqiperia ndodhet ne ate pike ku si ne Ameriken e viteve 20 te shekullit te kaluar e lodhut nga levizjet punetore per jete me te mire e ne krize depresioni. Doli seantor Fordi dhe u kujtua avashni me kte fukarallek te vegjelise amerikane. Qe ta kemi per vehte asaj duhet ti ngreme nivelin e jeteses dhe garancite e papunesise. Dhe u bene mortgaget e buta per shtepi makine u rriten rrogat qe perballonin cdo nevoje te vegjelise dhe amerika u be vendi endrrave. Ameriken e kopjoi pas lufte dhe Europa kujtoni Piaggot italiane Fitatin popullor ne gjermani dolen makinat e popullit Wolkswagen etj etj dhe si ne ditet e sotme Europa eshte trendi yne qe se arrijme kurre. Njelloj si budallai qe rend te kape vijen e horizotit. Po kush nga keta leshkot e politikes tone ka kulturen e partiotizmin te behet Fordi shqiptar. Asnje per be ndaj o Shqiperia ime mbaj pensionistet me 2 lek e percilli ne varreze njeri pas tjetrit me 300 mije leke nje grope varri.

    1. enter"" says:

      Ti do shtetin rrumpalle te Sales.

      Shko ore hajvan, hipokrit. Qaheni ju. Shkoni jashte e pastaj I respektoni ligjet nje me nje.Kur jeni ne shqiperi ankoheni pse ka ligje.

      yyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyy njerez hajvane

  3. ''ai qe per 500vjt i sherbeu turkut dhe u hoq si turk,sot nuk mund te quhet shqiptar..............! says:

    SUNITAAAAAAA,shkuat per lesh…….gezuar ramazonin!
    kjo ,pasi sunitet filluan ti bien sumes,sport ki i nisur qysh ne kohen e Mohamedit…………

    1. tfgs1 analfabeti bithekir harixhi prej Anadolli says:

      Tfgs, 500 vjet turkogreket e sotem i kane sherbyer sullataneve. Tere bota e di se bythqimlleku eshte sport i vjeter grekoevgjit. Edhe ti si jevg qe je te pelqen ti biesh bythesh apo jo? Shkerdhate anadolli

  4. Don says:

    Po sigurisht, po te marresh miell nga Serbia qe mund te kete brenda dreqin dhe te birin do te ndodhin te tera semundjet si kanceret, meshkuj dhe femra qe nuk lindin, obeziteti, diabeti 1 dhe 2, femije te lindur me defekte gjenetike me sidromin daun apo femije autike. Me perpara ne shqiperi kishte dhe obeze por shume rralle degjoje fjalen diabet nder keta njerez. Konsumi i ushqimeve te modifikuara gjenetikisht thone studimet e perseritura here pas here shkaktojne semundjet e permendura me siper. Hormonet, pesticidet, herbicidet per te rritur prodhimet bujqesore kane bere qe 1 ne 3 veta te kene diabet dhe sterilitet qe nuk lind femije. Mba diete sa te duash po qe se je i ekspozuar me helmet punet i ke pisk me shendetin.
    Historikisht Serbet kane marre patenten e kriminelit ne opinionin nderkombetar, perse u dashka blere buka e gojes nga ata qe gjithe jeten jane munduar ta cfarosin popullin e vogel shqiptar. Nuk i kuptoj keta udheheqesit e sotem ne shqiperi qe i bejne temena serbise sikur te ishte Gjermania apo Amerika. Pse importohen prodhime me hormone nga Maqedonia kur kemi prodhimin shqiptar. Perse ne votojme njerez qe na duan te vdekur duke firmosur kontrata per fitimet e tyre?

    1. i papami says:

      plotesisht dakord me ty Don, madje duhet ti kerkojme me ngulm Rames te heqi miellin serb nga tavolinat tona

  5. Baliu says:

    Jo more qfar, vetem Gjermania po plaket, shqiptart jan te “paplakshem”!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje