Ish-presidenti Moisiu: Shkoni votoni, vetëm i zoti e nxjerr gomarin nga balta

21 Qershor 2017, 12:02Politika TEMA

Pak ditë para zgjedhjeve të 25 qershorit, ish-Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu i ka bërë një apel të gjithë shqiptarëve.

Gjatë tryezës së forumit civil për zgjedhësit shqiptarë, Moisiu tha se pjesëmarrja në votim është shumë e rëndësishme, duke u shprehur se “Gomarin nga balta e nxjerr vetëm i zoti”.

Shqiptare të dashur ju drejtohemi ju me ndjenjën për të bërë një Shqipëri të mirë, sa më të denjë për brezat, sa më të bukur dhe të dlirë.

Mos e bëni gabimin që të mos shkoni në votime. Kështu do ta përkeqësoni më shumë gjendjen. Kështu do t’i lëmë dorë të lirë më shumë atyre që kanë mundur për vete sesa për popullin.

Kështu do ta ngarkojmë veten me një barrë më të rëndë. Këtë Shqipëri do ta rregullojmë ne shqiptaret, miqtë do na ndihmojnë, por siç thotë edhe një shprehje “gomarin nga balta e nxjerr i zoti” dhe të zotit jeni ju vëllezër dhe motra”, tha ai.

2 komente në “Ish-presidenti Moisiu: Shkoni votoni, vetëm i zoti e nxjerr gomarin nga balta”

  1. Flamuri says:

    Ty do te kisha zgjedhur prapë per Kryetar
    Njeri i mençur e i urtë dhe njeherish Patriot
    Bravo z.Moisiu

  2. lani says:

    Bravo zoti Moisiu!Vetem i zoti e nxjerr gomarin nga balta.Te gjithe duhet te votojne ate qe ata mendojne se e ndihmon dhe con vendin perpara drejt Europes qe kemi kaq shume vite qe e enderrojme.Keto votime jane jo si te tjerat,jemi ne udhekryq per te ardhmen e ketij vendi e te ketij populli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje