Televizioni grek: Putin dërgon spiunin e KGB-së kundër Ramës

22 Qershor 2017, 19:36Rajoni TEMA

Një prej televizioneve më preztigjoze, CNN grek, ka botuar lajmin për emërimin e një ish-spiuni të KGB-së në Ballkan.

Bëhet fjalë për Nikolai Patrushev, një skifter i Kremlinit, agjent në karrierë dhe bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit rus,

Ai është i njohur për nacionalizëm të zjarrtë, një vizion konspirativ për botën dhe me një eksperiencë të gjerë në spiunazh.

Por sipas televizionit grek, presidenti rus, Vladimir Putin, e ka emëruar ish-vartësin e tij për t’u interesuar veçanërisht rreth ndalimit të marshimit të partisë së Edi Ramës në Shqipëri dhe situatës politike në Maqedoni.

Përfshirja e ish –spiunit tregon një linjë më të ashpër të Rusisë në rajon.

“Patrushev është një nga ata njerëz që mendon se Rusia është në një luftë ekzistenciale për mbijetesën e saj”, shprehet Mark Galeotti, një ekspert në çështjet e shërbimeve sekrete ruse dhe një kërkues në Institutin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Pragë.

Muajin e kaluar, Patrushev takoi ministrin e Brendshëm serb Nebojsha Stefanoviç gjatë vizitës së tij në Moskë për bisedime mbi çështjet nga krimi i organizuar tek krimet kibernetike.

“Gjatë vitit të kaluar, është bërë e qartë se Patrushevit i është dhënë Ballkani,” thotë Galeotti.

“Kjo tregon se sa i rëndësishëm është Ballkani apo sa e rëndësishëm do të bëhet.”

Patrushev nuk ka lidhje të njohura profesionale me Ballkanin, por ka emëruar Leonid Reshetnikov, një ekspert kontrovers i Ballkanit dhe një ish oficer i inteligjencës në Këshillin e Sigurimit.

Tetorin e kaluar, në prag të përpjekjes së grushtit të shtetit të Malit të Zi, Reshetnikov tha se ishte “koha që Rusia të kthehej në Ballkan”.

13 komente në “Televizioni grek: Putin dërgon spiunin e KGB-së kundër Ramës”

  1. nje ish myslyman,tani grek ne dite te hallit says:

    Edhe k/ministri grek Aleksis Tsipras dyshohet si spiun i kremlinit po a eshte e vertete kete nuk e di

  2. santiago says:

    sa me shume te ndikojne ruset ne Shqiperi ,aq me te sigurte e ka fitoren Rama

  3. rumpallhana e ripjelljes says:

    HAhahah mos kulmi i gallates. Kane filluar tu besojne dhe vete genjeshtrave keta te Zerit te Popullit te Mero Bazes qe Ramistani eshte lider global i nje rangu me Merkel, Makron Tramp dhe eshte ne qender te vemendjes se KGB dhe konspiracioni i meros qe eshte i nje rangu me Kac Myftarajn eshte se mbeshtesin Bashen ikni o kara-te -lindur.

  4. xxxx says:

    Ti rruajn pistoleten, Gjatoshi nuk e rruan kkkk per ma te bukrin e jo me per Petrushevat e Stepave te Uralit

  5. greece is shit says:

    t e q i f s h a r u s i n e !
    L o n g l i v e U S A!
    Te fala janulles……

  6. "greqia"eshte e = me ISIS keshtu eshte krijuar says:

    “greqia”eshte e = me ISIS keshtu eshte krijuar

  7. Shqiptari says:

    Takimet ne ambasaden ruse I ben lul basha.
    Ne amerike nje kishen greke me lobin Helen ( ruse ) I ben basha
    Ne ………… I Ben basha
    Detin e shet basha
    ………… I Ben basha
    A Doni me . Do te jete fatkeqesi e poshterim I te gjithe shqiptarve qe shtrembaluqi I call centre ne hollande te trashe surratin te bleje shtepi, pashaporte hollandeze ? E te shesi Shqiperine .

  8. Bomba says:

    Ku do te gjente me mire Putini se sa nje Ortodoks kryeminister te shqiperise? Peshqesh prej zotit.A ju kujtohet Fatos Nano ne Krete kur i tha Milloshevicit se Kosova eshte pune e mbrendshme e Serbise dhe jo e shqiperise? Milloshevici ne Kabinetin e tij deklaroj; Kryeministri Shqiptar eshte (Kali i Trojes) ne anen e tone;

  9. Moloso says:

    Propagandë ordinere e trafikanteve te droges te rregjimit te Edscobar Ramazanit!
    Rjeti pretigjoz CNN Greece, NUK ka dhene kete fake news!

  10. optimizem per vendin says:

    Dhe shqiptaret neser le te vendosin; duan prape me Kremlinin, apo duan me perendimin. Prandaj vota per ps dhe Edi Ramen ka vlere te jashtezakonshme per jeten dhe kombin.

  11. Liri says:

    Ta ndihmojme Ramen me 25 qershor . Eshte rasti I fundit per te bere Shqiperine. Ju lutem.

    1. furrnaku says:

      Kujt i han joli putinit por torollakun shqip edi rama ha ha ha propogante enveriste

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje