VIDEO/ Gafa e kandidatit demokrat në Shkodër, që është edhe pedagog: Ngatërron hartimin e Qemal Stafës me Migjenin…

22 Qershor 2017, 09:59Politika TEMA

Romeo Gurakuqi, drejtuesi i listës së Qarkut të Shkodrës për PD-në, ka bërë një gafë ditën e djeshme, në mitungun përmbyllës së kësaj partie.

Në fund të fjalimit të tij, ai i është atribuar një “shkodrani” të madh si Migjeni, por në fakt ka cituar një thënie të komunistit Qemal Stafa.

Është më e vërtetë se kurrë profecia e një shkodrani të madh, e një poeti të madh, Millosh Gjergj Nikolla.

E vjetra shembet, kohët po ndryshojnë, një jetë e re po lulëzon mbi gërmadhat e republikës së informalizuar” tha Gurakuqi.

Këto fjalë në fakt i takojnë një hartimi të Qemal Stafës kur ishte i ri.

Harimi u shkrua në vitin 1935, kur Qemal stafa ishte gjimnazist dhe i referohej ne kete fjali Vilhelm Tel te SHilerit..

Dhe të mendosh që Gurakuqi është pedagog.


kandidati ne shkoder by revistaime

6 komente në “VIDEO/ Gafa e kandidatit demokrat në Shkodër, që është edhe pedagog: Ngatërron hartimin e Qemal Stafës me Migjenin…”

  1. Shkodrani says:

    Gjithsesi edhe Milloshi ideologjikisht ishte i majte, po shume i majte: urrente kleriket, denonte skamjen a priori (dmth pavaresisht deshires per pune te skamnorit!). Po keshtu edhe Qemal Stafa… lapsusi nuk eshte i madh. Problemi qendron diku tjeter: C’pune kane citimet politike migjeniane apo stafiane ne nje miting te nje partie te djathte…! Po me uren c’paten gjanem?

  2. sadiu says:

    Nuk eshte pedagog, eshte
    HISTORIAN????????

  3. Sofi says:

    Keto fjale i takojne Shilerit, per saktesi. Jane marre nga drama “Vilhem Tel”.

  4. Shiler says:

    Keto nuk jane as te Migjenit e as te Qemalit, por jane dy vargje të dramës “Vilhelm Teli” të Frederik Shiler, qe i perdori Qemal Stafa ne nje nga hartimet e shkruar në vitin 1935, kur ishte nxënës i klasës së pestë në gjimnazin shtetërorë të Shkodrës.

  5. Maluku says:

    Qemali ka city Migjenin: Fjalë të arta fjalë plot kuptim, tash sa vjet dolën rrjedhshëm prej penës së një njeriu të madh Migjenit. Kandidati ka citu origjinalin dhe jo Qemalin.

  6. Arben says:

    Fjalet e cituara jane nga Wihelm Teli i Shilerit, dhe kane qene tema e nje eseje qe i madhi Skender Luarasi, pedagog letersie, ju shperndau gjimnazisteve per koment. Qemal Stafa vetem ka shkruar ese mbi kete teme ashtu si plot nxenes te tjere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje