Në një artikull të botuar të premten nga gazeta gjermane “Tageszeitung”, vëmendja drejtohet tek zgjedhjet parlamentare që zhvillohen në Shqipëri të dielën.
Autori dyshon, nëse kësaj here do të kemi votim të lirë e të drejtë.
“Zgjedhjet e lira e të ndershme janë një temë e vazhdueshme në Shqipëri. Organizata për Siguri e Bashkëpunim në OSBE gjithmonë ka pasur kritika për votimet”, shkruan gazeta gjermane.
Gazeta gjermane vëren, se gjatë fushatës zgjedhore të dyja palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për korrupsion.
“Opozita akuzon qeverinë, se nuk ka bërë gjë kundër fenomenit të kanabisit në zonat e largëta malore, dhe se zyrtarë komunalë, policë apo gjykatës janë pjesë e sistemit që merr miliona euro.
Shqipëria u ngrit në prodhuesin më të madh të marijuanës nën qeverisjen Rama, sipas opozitës.
Por opozita harron, se pikërisht në këto zona rurale ajo ka shënuar suksese të mëdha në votime, dhe se po ashtu është e lidhur me shumë fije me mafian e ndërtimit.
Ndërsa Edi Rama dhe socialistët kundërpërgjigjen se demokratët nuk e duan reformën në drejtësi”, shkruan ajo.
Sipas gazetës gjermane, “TAZ”, plani i Edi Ramës është “shndërrimi radikal” i shtetit dhe shoqërisë.
“Diplomatët e huaj në Tiranë prandaj besojnë tek ai, se mund ta çojë përpara anëtaren e NATO-s.
Rama mund të fitojë në këto votime shumicën parlamentare”, shkruan “TAZ.”
E shikon luli,like floriri, se ku fle lepuri? Sikur Edi Rama te ishte i lidhur me drogen,pse nuk merr dot shumicen ne zonat e droges? Nuk me thoni,kush e bie faren,si e shperndan dhe sa eshte perfitimi juaj?Me thoshte nje miku im para disa ditesh:”nuke di ti se Ilir Metaj e drejton kartelin e droges ne shqiperi? Qenka prapa botes!” .Mbeta pa fjale se megjithese interesohem per fatin e vendit dhe ndjek zhvillimin e fushates,kete nuk e kisha menduar.Mua me kishin thene,qofsha gabim, se kjo pune eshte veper e lylit dhe e shqupit.Tani hajde e merre vesh,shume e ngaterruar eshte.Te shohim cdo nxjerre ndonje dite grepi i organeve hetimore,te presim.
FIKS!
Po pse genjeni? Nuk ka asnje artikull te tille ne Taz.de ihr Arschlöcher
https://www.taz.de/Archiv-Suche/!5420091&s=Albanien&SuchRahmen=Print/
Germo Tare, germo…
Ilir Meta ka tërësisht tokën ku mbillet kanabisi. Ministria e bujqësisë me ministër të Metës ka në dispozicion 700 mijë hektarë ku kultivohet hashashi. Ministria e pyjeve ka mbi një milion hektarë pyje e shkurre ku qetësisht kultivohet kanabisi. Dhe fajin e ka Rama…
Kjo eshte e vertete Tepelene ,Vlore Lumi Vlores Memaliaj Permet Erseke Fier Mallakaster etj , te gjitha bastjone te PDse jane dhe pritet te fitoje bindshem te djelen Partia Demokratike ne keto zona dhe sdo kete vend ku te futet Ruçi Termet Peçi e Sajmir Tahiri e Agron Llakaj qe jane Tepelenas .
Shume e vertete po kane ngararuar D me S.Media kazani kudo,e ka mire ai palloshi bejtexhi
Johanna , Shko ne Taz.de , shkruaj Albanien ne fushen e bardhe ne krye te gazetes ,artikulli i pare qe do te dali ne Taz. archiv eshte _ Korruptionsvorwurfe ohne ende. Neqoftese di Gjermanisht me shume se fjala Arschloch , lexoje artikullin me qetesi se mbase do ta kuptosh qe eshte fare i paanshem dhe mjaft objektiv.Neqoftese je megjithe mend kaq e informuar sa hiqesh ,atehere gjeje artikullin dhe kerko falje.
Po po, vetem Edvin Rama nuk eshte i lidhur me mafien e ndertimit.
Artikulli: TAZ, 23.06.2017 me titullin “Korruptionsvorwürfe ohne Ende”
Pershendetje
Ush ush he dreç