FOTOT/ Balina Bodinaku rrëfehet për marrëdhënien me Andi Bushatin

24 Qershor 2017, 09:20Lifestyle TEMA
FOTOT/ Balina Bodinaku rrëfehet për marrëdhënien me Andi

Balina Bodinaku ka dhënë një intervistë për revistën “Bordo.al”.

Mes të tjerave, prezantuesja e njohur ka rrëfyer edhe marrëdhënien me partnerin e saj, gazetarin Andi Bushati.

Prej vitesh po jetoni një histori  dashurie me analistin e njohur Andi Bushati. Andin e njohim si një analist apo opinionist në tema poltike, por si është ai si partner?

Kam frikë se do jem e padrejtë t’u vë fjalë mendimeve në këtë rast. Por fare shkurt mund të them se Andi im është i kujdesshëm, është i pranishëm, është me mua në çdo gjë që bëj, e në çdo rast kur kam nevojë për dikë. I jam pafund mirënjohëse Zotit, universit, apo çfarëdo lloj force, apo rrethane që e solli në jetën time. Thënë kjo, ai do tallet me mua e do më ngacmojë  një vit rresht,  pasi të lexojë këto që po them për të. Dhe përveç kësaj, duke qenë ai vetë shumë diskret, e i rezervuar për jetën e tij, unë bëj mirë ta mbyll me kaq (Qesh)

Si e komenton partneri  Balinën si moderatore? Konsultoheni bashkë? 

 Mund të them se është shumë mbështetës.

Sipas Balinës çfarë e bën një marrëdhënie të funksionojë? 

 Kimia, koordinimi, interesat e përbashkët, besimi në të njëjtat parime. Po këto janë fjalë shumë të përgjithshme. Në të vërtetë, mendoj se një formulë nuk ka dhe sugjerimet në këtë pikë janë të pavlera. Çdo çift duhet ta gjejë vetë atë që funksionon për të. E nëse nuk e gjen… atëherë nuk funksionon.

Lini një Përgjigje