Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka votuar pranë njësisë 8 në kryeqytet ku hapi edhe njëherë fushatën pavarsisht heshtjes zgjedhore.
Basha ka dërguar mesazh elektoral duke ftuar votuesit që të ndryshojnë Shqipërinë përmes votës.
“Dua ta nis me një urim për të gjithë shqiptarët për festën e Bajramit.
Sot është një ditë e rëndësishme për Shqipërinë ku merret vendimi për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Vetëm përmes votës dhe votimit mund të ndryshohet Shqipëria.
Kjo është mundësia për të bërë diçka për të ndryshuar.
Dita është e nxehtë por ejani në votime,” tha Basha.
E ku e theu heshtjen? A e kuptoni kodin ju gazetare?